Egli Pashollari që u vra sot me thikë në rrugën Kongresi i Lushnjes pranë një berberhaneje është person me precedent penal dhe i njohur për policinë.
Në vitin 2017 ai u ndalua nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja. Ai u ndalua në Rrugën e “Dibrës”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin Egli Pashollari, i’u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash kanabis sativa.
Gjithashtu Egli Pashollari, raportohet se ka qenë ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit. Blutë bëjnë me dije se autori i vrasjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Mësohet se viktima Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.