I ra 50 mijë Ιekëshi duke bΙerë në dγqan, ρronari: zonja e ka këtu, të vijë ta marrë

Lajm i mirë! Një gjest me të vërtetë human ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan mishi në Tiranë. Një pensioniste e moshuar është paraqitur pranë tij për të blerë mish, por gjatë kohës që po nxirrte paratë për të bërë pagesën, një kartmonedhë prej 5 mijë lekësh të reja i ka rënë në tokë.

Këtë fakt e ka vënë re pronari i dyqanit duke e vërtetuar edhe nëpërmjet kamerave. Duke qenë se nuk e njihte zonjën, ai ka kontaktuar redaksinë e JOQ duke u përpjekur që të lajmërojë të moshuarën se 5 mijë lekëshi që i ka humbur gjendet në dyqanin e tij dhe shpreson që ajo të shkojë dhe ta marrë.

Është vërtetë një lajm i bukur se si sot ka ende njerëz zemërmirë të cilët mendojnë drejt dhe me zemër.

https://www.instagram.com/_u/joqnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a6a9ccbc-c51a-48ea-ad23-9fc38514c1ac&ig_mid=542357FB-5F10-4442-9815-A08C9975BA1C