I riu ρret në fγtyrë bυrrin në trαfik, “shefi i Krimeνe e Ιiroi për 2500€”

EKSKLUZIVE/ Pak ditë më parë në zonën e Medresesë në kryeqytet ka ndodhur një konflikt banal i cili ka përfunduar në plagosjen e një shtetasi 69-vjeçar të quajtur Fatmir Shehi.

Ai ka marrë një plagë në pjesën e fytyrës, çarje me mjet të mprehtë me thellësi 2 cm dhe 6 qepje në Spitalin Ushtarak.

Autori e cili e dhunoi është 26-vjeçari Daniel Aleksandër Gjergji, i cili për motive të dobëta gjatë një momenti kur kishin ngecur në trafik me Shehin dhe ky i fundi i kërkoi të ecte pak prapa, ka dalë nga mjeti duke e dhunuar. Sipas denoncimit që 69-vjeçari ka bërë në polici, ky i fundit kishte shumë makina pas dhe i ka kërkuar 26-vjeçarit të ecë pak prapa. Kjo e ka irrituar aq shumë të riun sa e ka dhunuar Shehin dhe e ka çarë me mjet të mprehtë në pjesën e nofullës.

Viktima e dhunës ka denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.4 në Tiranë pranë oficerit të policisë Pajtim Canga. “Ky i fundit është kujdesur ta lirojë dhunuesin fill 2 orë pas kapjes së tij”,-denoncon e bija e të dhunuarit për JOQ.

Ajo shton se shefi i Krimeve e ka liruar Gjergjin dy orë pas arrestimit pasi ky i fundit i ka dhënë 2500€.

https://www.instagram.com/_u/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03e6c94e-c9e6-41ae-ba15-acf8a54c8a6f&ig_mid=8E4BA40D-35D9-46BB-8B72-466DEB3CA9A4