Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Bëhet e ditur së një i ri shqiptar ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Sipas medias greke “Protothema” ngjarja ndodhi rreth orës 18: 00 pasditen e së hënës.
Prindërit e vajzës të dëshpëruar iu afruan ekipit të DIAS-s në rrugë dhe i kërkuan që t’i gjejnë vajzën. Ajo rezultonte e zhdukur që nga dita e enjte e javës së kaluar, pa dhënë asnjë shenjë jete.
Ndërkohë që pasi nisën kërkimet, rreth orës 22:00 të së hënës, autoritetet greke e gjetën vajzën e mitur në zonën e Omonias.
Ajo ishte në gjendje të rëndë psikologjike e cila endej e vetme dhe dukej sikur kishte humbur.Nga ekzaminimet dhe dëshmitë që janë marrë rezulton që ajo është abuzuar seksualisht..