Pasagjeri preu damarët, policia jep informacion për incidentin në linjën Lion-Stamboll që u ul në Rians: Ndodhet në gjendje kritike

Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me një incident të ndodhur në avionin që fluturonte nga aeroporti i Lionit drejt atij të Stambollit.

Avioni u detyrua të kryejë ulje emergjente në aeroportin e Rinasit, pasi një shtetas afgan i moshës 40-vjeçe preu damarët e dorës me një mjet rroje.

Policia e Tiranës thotë se shtetasi afgan është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me  brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën”, bën me dije policia e Tiranës.