IKU NË LULE TË RINISË/ MESAZHI PREKËS I DARDËS NGA KORÇA: “JO ME TË ZEZA ,NARDI MOS HARRO KITARËN…

Darda Dhimo, 20-vjeçarja nga Korça, që pak muaj më parë kishte zbuluar se ishte me leucemi akute, ka ndërruar jetë sot .Ndersa nje reagim prekes vjen edhe nga Kisha Ungjillore Korçë:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Darda ndërroi jetë herët në mëngjes. Darda është me Zotin tani!” përcjell njoftimin e trishtë Kisha Ungjillore e Korçës. Nesër, datë 01.02.2024 në orën 11:00 në sallën e Kishës Ungjillore Korçë do të mbahet shërbesa e funeralit për Dardën. Dhe në 13:00 përcjellja e saj për në varreza.

Këto janë fjalët e fundit të Dardës:

Shkunde predikimin Loren me SHPRESË dhe DASHURINË e Perendisë!

Nardi mos harro kitarën! Grupi I adhurimit të lavdërojë Perëndinë si asnjëherë! JO ME TE ZEZA në veshje! Nga Kisha të dalë trupi!

19 – vjeçarja, studente e psikologjisë me një buzëqeshje dhe forcë të adhurueshme, tregoi sesi e zbuloi sëmundjen e leuçemisë. Ajo tha se gjithçka ndodhi fare rastësisht dhe se nuk pati asnjë shenjë të sëmundjes teksa një ditë shkoi të dhuronte gjak, të bënte një vepër humane, të ndihmonte bashkëmoshatarët e saj, por aty jeta e saj do të merrte kthesën. Analizat e menjëhershme treguan që jo vetëm s’mund te dhuronte gjak por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse

https://mobile.facebook.com/KishaUngjilloreKorce/posts/762686309228099?ref=embed_post&wtsid=rdr_0TQgtr71Ev7HQAr7u&_rdc=1&_rdr