Ilir Meta inspekton bùrgun e Fierit dhe takon Salianjin: I dënuar politik nga narkoshteti

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka inspektuar sot burgun e Fierit, ku ka takuar ish-deputetin Ervin Salianji.

Sipas Metës, Salianji po vuan një dënim politik nga “narkoshteti.”

“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z. Ervin Salianji, i cili po vuan një burgim politik të ‘narkoshtetit’. Ky takim ishte një shprehje solidariteti kundër regjimit aktual dhe ‘narkodrejtësisë’.

Takimi më forcoi bindjen se burgimi politik vetëm sa shton frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në pushtet. Jam krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët, edhe në burg, nuk humbasin lirinë”, shkruan Meta në Facebook.