“Ish-drejtorit të kΙubit ‘Pαrtizani’ iu ρremtua një aρartament që të mos kundërshtonte priνatizimin”

Afera që çoi në arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi si dhe në caktimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, ka të bëjë me privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK për çështjen në fjalë. Në dëshminë e tij, Isa Tare ish- drejtori i Klubit Partizani rrëfen se i kanë ofruar një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin.

‘Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët.

Pjesë e klubit Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes.’- shkruhet në dosje.