Sekretar organizativ Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës, ka pretenduar për dhunë dhe terror nga policia dhe agjentët e BKH-së.
Ai tha se e uli shpejtësinë e makinës për shkak të trafikut te zona e kthesës së Kamzës, teksa persona “të maskuar dhe të armatosur” zbritën nga tre makina.
“Ne po vinim drejt Tiranës, dhe afër Casa Italias ula shpejtësinë për shkak të trafikut, dhe pash një makinë që na u afrua afër. Ishin tre makina nga të cilat dolën banditë me maska dhe armë. Na hapën dyert dhe na kërcënuan, hajdeni me ne.
Po kush jeni ju? Na tregoni një mandat? Hajdeni me ne thanë do shoqëroheni në komisariat. Në moment që hymë në ambientet e komisariatit, ata nuk bënin asnjë veprim, asnjë procesverbal se prisnin urdhrat nga lart. Nuk e dinin çfarë po bëhej, ishin injorantë, terror. Kjo polici kriminale e Altin Dumani dhe Edi Ramës”, u shpreh Peca.