“Ishte zënë me bαshkëshortin”, flet shoqja e 55-νjeçares që u hodh nga fυrgoni

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme, 20 tetor, në aksin Elbasan-Peqin.

Merushi Gjuzi, 55 vjeç hapi derën e furgonit me të cilin po udhëtonte dhe u hodhe duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Papër.

55-vjeçarja po udhëtonte me shoqen e saj, kur në një moment ka hapur derën papritur dhe është hedhur.

Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike në mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.

Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes