Italia po kërkon 452 mijë ρυnëtorë, këto janë ρrofesionet që kërkohen

Mbi 450 mijë shtetas që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian do të kenë të drejtë të punësohen në Itali deri në vitin 2025 në bazë të Dekretit të Flukseve.

Dekreti që është botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit italian më datë 3 Tetor 2023, parashikon që nga viti 2023-2025 të punësohen 452 mijë shtetas të huaj nga Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Korea. (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Japonia, Jordania, Guatemala, India, Kirgistani, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Peruja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudan, Tunizia dhe Ukraina, për arsye pune vartëse sezonale dhe josezonale dhe vetëpunësim.

Sektorët e prodhimit ku janë përqendruar kërkesat më të mëdha për hyrje në Itali nëpërmjet Dekretit të Fluksit janë: transporti rrugor i mallrave për të tretët, ndërtimtaria, turizmi-hoteleria, mekanika, telekomunikacioni, ushqimi, ndërtimi i anijeve, transporti i pasagjerëve me autobus, peshkimi, parukeritë, elektricistët dhe hidraulikët.

Kushdo që synon të punësojë një person jashtë BE-së me banim jashtë vendit duhet të kryejë dy hapa: të paraqesë një kërkesë personeli në qendrën kompetente të punësimit për të verifikuar disponueshmërinë e punëtorëve me karakteristikat e kërkuara dhe të kërkojë autorizim pune në One Stop Shop për emigracionin.