Një ngjarje e çudtishme ka ndodhur në Asti, Itali pasi një grua u përplas me mjetin e saj me një furgon ku udhëtonin dy shqiptarë.
Aksidenti ndodhi pasi gruaja nuk i hapi rrugën furgonit dhe u fut në parakalim të gabuar.
Ajo pështyu dhe ofendoi me fraza raciste pasagjerët shqiptarë të mjetit tjetër, duke i lënë të kuptonin se kishte “shumë miq me uniformë”.
Ajo ofendoi edhe njërin prej karabinierëve të pranishëm duke i thënë se i dukej “më pak profesional” se kolegia e tij.
Gruaja u shoqërua më pas për të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme.
https://www.instagram.com/_u/laparteoscuradelrap/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0f2af4f8-250c-4304-9c6c-eb3561ab3fb3&ig_mid=8578D955-4EA5-4E61-8B3F-C87624215E0E