Ja pse Sali Berisha dγshohet se e ka faΙsifikuar ditëlindjen, Artan Hoxha nxjerr dokumentet dhe zbardh bisedën sekrete në telefonin e tij që u bë rastësisht nga aparatura e ρërgjimit


Para dy ditësh, pra më 15 tetor, Sali Berisha festoi 79-vjetorin. Por ditëlindja e tij zyrtare, e regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, është 1 korrik 1944.

Kjo ditëlindje është mbartur në gjithë dokumentacionin zyrtar të tij dhe shpeshherë ka qenë problem dhe për të dhënat në shumë kancelari perëndimore.

Vetë Sali Berisha pretendon se e ka ditëlindjen më 15 tetor, por shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974, kur kishte forcuar lidhjet me diktaturën dhe ishte sekretar partie. Dëshira e tij që ditëlindja të ishte afër ditëlindjes së Enver Hoxhës mund të jetë një shkak.

Sidoqoftë regjistri i gjendjes civile të vitit 2008, (siç e shikoni tek fotot) e ka atë të regjistruar me ditëlindjen 1 korrik 1944. Faktet e këtij mashtrimi të Sali Berishës i ka nxjerrë dhe gazetari Artan Hoxha. Ai gjithashtu ironizon në rrjetet e tij sociale dhe zbardh një bisedë sipas tij, nga interceptimi i telefonatës që u be rastësisht nga aparatura e përgjimit ambiental me të cilën policia po përgjonte bisedat e grevisteve të urisë.

Gazetari Hoxha shprehet se Berishës i është thënë se mos harxho për ditëlindjen se dy metra ke për të marrë si gjithë të tjerat. Në këtë mesazh, Hoxha i zbulon dhe krimet Berishës, duke i përmendur Remzi Hoxhën, Gërdecin, 21 Janarin, thyerjen e varreve në Tropojë. “Nga interceptimi i telefonatës që u be rastësisht nga aparatura e përgjimit ambiental me te cilën policia po përgjonte bisedat e grevisteve te urisë, AI (zoti) “ne variantin tim Haxhi Bektashi” i tha sebebçiut qe pretendonte se sot ka ditëlindjen dhe kishte komunikuar me te nëpërmjet një vegimi se: “Mos harxho me shume se te shkon rende, 2 metra dhe ke për të marrë si gjithë të tjerët. Sa për qivurin nuk te garantoj dot, do te duhen shume roje për ta ruajtur,… siç ke thyer varre(Në Tropojë), varrin do ta thyejnë, siç ke zhdukur eshtra (Remzi Hoxha), eshtrat s’kanë për t’i lënë rehat, siç ke bërë me fëmijët e nipat e të tjerëve(1997-ta, Gërdeci, 21 janari, etj), ashtu do te gjesh me fëmijët e nipat e tu…me shume respekt Haxhi Bektash Veliu”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të gazetarit Artan Hoxha.

Çfarë po ndodh tani me Berishën?

Edhe pse tashmë 79 vjeç, Berisha ka pretenduar së fundmi se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë njësoj si skuadra e futbollit të Shqipërisë e cila po korr sukses pasi është me një këmbë drejt Europianit që do të mbahet në Berlin vitin tjetër në Korrik. I angazhuar çdo ditë në politikë me konferenca e takime, Berishën e shqetëson diçka tjetër. Ish-kryeministri po kalon periudhën e tij më të vështirë në politikë, shënjuar nga një sagë skandalesh nga më të rëndat, shtrirë në një hark kohor prej tre dekadash. Sot Berisha është pa parti, pa seli, pa vulë dhe pa sigël. Ishin amerikanët që shpëtuan partinë opozitare më të madhe në vend nga “kthetrat” e Berishës, i cili e shfrytëzonte PD për qëllimet e tij personale dhe jo në të mirë të demokratëve, apo qytetarëve.

Jo vetëm kaq, prej disa muajsh Berisha që vitin tjetër mbush plot 80 vjeç, është “salduar” në foltoren e selisë blu (SHQUP) të uzurpuar me dhunë, teksa çdo ditë bën avokatin e djalit dhe dhëndrit të tij. SPAK po “i qep” dosjet familjarëve të tij dhe këtë e konfirmoi pak kohë më parë dhe Altin Dumani. Bëhet fjalë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe tragjedia e “Gërdecit”.

Berisha kur është pyetur pak javë më parë nëse i druhet aksionit të SPAK, ndaj tij, por dhe fëmijëve të tij ka marr në mbrojtje Shkëlzenin dhe Argitën, duke deklaruar se mban ai përgjegjësi nëse kanë kryer shkelje kur ai ishte në pushtet.