TIRANË – Në një bisedë tronditëse gjeopolitike me Alfred Cakon, historiani dhe njohësi i Lindjes së Mesme, Olsi Jazexhi, ka Iëshuar paralajmërime të forta për një përshkallëzim total të luftës, ku Shqipëria rrezikon të bëhet shënjestër direkte e raketave iraniane. Sipas Jazexhiut, vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatullah Ali Khamenei, ka hapur “Kutinë e Pandorës” dhe ka nisur një reaksion zinxhir që nuk mund të ndalet më.
Vrasja e Khameneit dhe “Rituali i Purimit”
Jazexhi deklaroi se Mossad-i izraelit ka kryer një goditje të pabesë duke hedhur rreth 30 ton bomba mbi shtëpinë e udhëheqësit suprem në Teheran, duke vrarë Khamenein dhe pothuajse të gjithë zinxhirin komandues të Iranit. Ai e cilësoi këtë sulm si një “ritual të purimit”, duke iu referuar festës çifute të Purimit dhe historisë biblike të vrasjes së armiqve. Sipas tij, me vdekjen e Khameneit, ka rënë edhe urdhri fetar (fetvaja) që ndalonte prodhimin e armëve bërthamore, duke i hapur rrugë Iranit që të ndërtojë bombën atomike brenda pak javësh.
Lindja e Mesme në flakë: “Dubai po digjet”Ë
Situata aktualisht përshkruhet si apokaliptike. Jazexhi bëri me dije se Irani ka nisur sulme masive kundër bazave amerikane në Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt dhe Bahrein. “Dubai, Doha dhe Abu Dhabi janë në flakë”, tha ai, duke theksuar se po goditen hotele dhe qendra tregtare për të dëbuar perëndimorët. Gjithashtu, ai pohoi se Irani po përdor satelitët kinezë për të goditur me saktësi aeroplanmbajtëset amerikane në oqean.
Rreziku për Shqipërinë dhe Baza e Manzës
Pika më kritike për publikun shqiptar mbetet paralajmërimi për një sulm të mundshëm në territorin tonë. Jazexhi theksoi se ka një probabilitet shumë të lartë që Irani të godasë bazën e Muxhahedinëve (MEK) në Manëz të Durrësit. Sipas tij, iranianët i konsiderojnë muxhahedinët si spiunë të Mossad-it që ndihmuan në vrasjen e Khameneit. Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama për deklaratat pro-izraelite, duke i quajtur ato “kamikazllëk” që ekspozojnë Shqipërinë përpara raketave iraniane me rreze të gjatë, ndërkohë që vendi nuk ka asnjë sistem mbrojtës.
Teoria e “Kullave” në Tiranë dhe Plani i Albert Pike
Gjatë bisedës u hodhën dyshime edhe mbi ndërtimet e shumta në Tiranë. Jazexhi mbështeti idenë se kullat e zbrazëta në kryeqytet mund të jenë pjesë e një plani për të strehuar klasën e pasur izraelite në rast të shkatërrimit të Izraelit. Ai iu referua edhe “Planit të Albert Pike” për një luftë të tretë botërore midis Sionizmit dhe Islamit për të shkatërruar të dyja palët dhe për të vendosur një rend të ri botëror.
Radhën e ka Turqia
Sipas Jazexhiut, axhenda nuk ndalet me Iranin. Ai paralajmëroi se pas kësaj lufte, synimi i radhës është ballkanizimi dhe ndarja e Turqisë për të krijuar një Kurdistan të madh, duke e kthyer rajonin në një hartë krejtësisht të re gjeopolitike.
Ky lajm vjen si një thirrje për reflektim mbi pozicionimin e Shqipërisë në një konflikt global që po nxehet çdo minutë e më shumë