Jozefina Toρalli merr sërish në mbrojtje Βerishën: Asnjë provë, akuza faΙΙso e sυΙme brυtale, αrrestime, sekuestrime, në kohë rekord

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar sërish ditën e djeshme në lidhje me caktimin nga GJKKO të masave të sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli nënvizon se ndalimi i lëvizjes së Berishës dhunon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie,

pasi po bëhet pa asnjë provë e asnjë fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla. Sipas saj, po ndodh e paimagjinueshmja pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci. “Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla; në skadencë të afateve ligjore, në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,

në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari. Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: – sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.

Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit. E thënë ndryshe: – Duan të zëvendësojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve. Tamam si në 1945! Kjo nuk është çështje për Kryetarin Sali Berisha. Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve. Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë. Tamam si në ’45”, shkruan Jozefina Topalli. Kujtojmë se për herë të parë SPAK pas gjithë këtyre viteve ka çuar para drejtësisë familjen “Berisha”.