Kur jemi të dashuruar, shpesh nuk vërejmë disa shenja që realisht janë shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e një çifti.
Shpesh mendojmë se po jetojmë një histori të mrekullueshme dashurie, por në realitet ne kemi një person që nuk na do dhe nuk dëshiron të jetë me ne, shkruan ShkodraNews. Ne shohim anët pozitive edhe kur në realitet ato janë vetëm negative.
Kur bëhet fjalë për dashuri, ne jemi shumë të mirë në kapjen e shenjave të diçkaje që nuk shkon tek çiftet e tjera. Kur është fjala për marrëdhëniet tona, nuk duam t’i shikojmë ato sinjale.
Ka disa qëndrime që mund të vërejmë tek partneri për të kuptuar nëse ai me të vërtetë na do e të tjera që tregojnë se ai nuk na do më, shkruan ShkodraNews. Ja cilat janë shenjat që tregojnë se partneri nuk na dashuron më:
Është i vrazhdë për ju: Nëse është me miqtë dhe me ju sillet ndryshe, deri në atë pikë sa nuk e njihni, nuk ju do më.
Gjithmonë ju fajëson: Kur përpiqeni t’ja bëni atë të qartë, ai zemërohet dhe përpiqet të ju fajësojë për çdo problem.
Biseda të padobishme: Jo interesante, banale, të kota. Dhe këto nuk flasin për të ardhmen. Të paktën, jo për të ardhmen tuaj së bashku.
Dashuria nuk është më e njëjtë si më parë: Natyrisht, e dimë se ndjenja zhvillohet, por rritet, bëhet diçka tjetër, nuk zhduket.
Ai është gjithmonë në botën e tij dhe ju nuk jeni pjesë e kësaj bote, ai kurrë nuk është i vëmendshëm ndaj jush dhe nevojave tuaja.
Ai kurrë nuk ju përfshin në planet e tij: Ai gjithmonë përdor fjalën unë dhe kurrë nuk thotë “Ne”. Ai nuk ka plane për ju së bashku.
Ai gjithmonë preferon të jetë diku tjetër: Ju jeni gjithmonë opsioni i tij i fundit, sepse ai preferon të jetë ..