Kjo është femra më e bukur në botë, sipas një studimi të fundit

Aktorja Anya Taylor-Joy ka fytyrën më të bukur në botë, të paktën sipas një studimi të fundit.

Tiparet e fytyrës së bukuroshes bjonde konsiderohen “praktikisht të përsosura në çdo mënyrë”. Sipas “raportit të artë të Phi” dhe një programi kompjuterik të ditëve moderne, tiparet e fytyrës dhe strukturës së kockave të yllit 28-vjeçar të The Queen’s Gambit shënojnë pothuajse 95%.

“Raporti i artë i Phi” është një fytyrë ose trup ku proporcionet e tipareve i afrohet numrit “të artë” Phi (1.618).

Kirurgu britanik Dr. Julian De Silva, kombinoi një program modern të hartës së fytyrës me formulën matematikore të lashtë për të përcaktuar rezultatet e Taylor-Joy, që rezultoi në një rezultat 94.46 për qind.

Rezultati total i aktores Taylor-Joy u arrit pasi çdo tipar i fytyrës së saj u zbërthye nga programi për një përqindje nga 100. Forma e përgjithshme e fytyrës së saj u konsiderua të ishte 94%, pozicioni i syve të saj 98,9%, gjerësia/gjatësia e hundës 93% , buzët 92%, mjekra 97%, balli 98%, vetullat 94% dhe gjerësia e bazës të hundës 95,8%.

Rezultati i përgjithshëm i Taylor-Joy e vendosi atë në krye të listës së “femrave me pamje perfekte”.

Në vendin e dytë ishte aktorja Zendaya, 27 vjeç, me një rezultat prej 94,37%, e ndjekur nga modelja Bella Hadid, 27, me një rezultat prej 94,35%. Aktorja Margot Robbie, 34, zuri vendin e 4-të me një rezultat prej 93.43%.