Kozakυt i djegin sërish mαkinën: Po nuk e gjeti shteti, do e gjej vetë

Një automjet është djegur gjatë natës në Allias. Mësohet se makina se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tok”.

Ishte vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar pamjet teksa makina e tij digjet dhe ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.