Kryemadhi për 7 korrikun: LSI është e ftuar në protestë, kush ndihet i vjedhur nga “hajduti i gjatë” ka një arsye për të protestuar më 7 korrik

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, nga të cilët është pyetur edhe në lidhje me protestën e 7 korrikut.

Kryemadhi tha se LSI është ftuar në protestën e 7 korrikut, teksa tha se duhet të jetë prezentë të gjitha ata që mendojnë se Shqipëria po vidhet.

“Sigurisht LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. LSI ka marë pjesë në cdo protestë. Edhe kur kanë të shoqërive civile që kontrolloheshin nga Edi Rama, për të hequr vëmendjen nga një proces tjetër.

Është një protestë që kush beson që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë i, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik. Por edhe ata që janë të pakënaqur me klasën politike.

Ne mbyllëm sytë përballë instalimit të autokracisë së Ramës” tha Kryemadhi ndër të tjera.