February 26, 2024
Lajme

Lajmi fundit: Kërcënohet Elvana Gjata

Nuk kanë fund telashet e këngëtarit të njohur nga Kosova, Shemi i grupit “Ilirët”. Pas përplasjes me sigurinë e festivalit “Sunny Hill”, dhe me Dukagjin Lipën, ai ka shënjestruar një tjetër këngëtare.

Në emisionin e televizionit “T7”, Shemi ka rrëfyer për incidentin.

Ai shkoi edhe më larg duke kërcënuar hapur këngëtaren Elvana Gjata, për shkak se ka kënduar një këngë patriotike të cilën ka pasur dëshirë ta kondonte vetë ai në këtë festival.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zo diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditë ngjarjen çfarë po ndodhë, këtë e ka bërë me qëllim.

E ka dit, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon me dal me bë hajgare me hero të kombit, se dinë as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata.

“Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë, se kam në reportuar. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *