“Ma tregoi Fatos Nano në bυrg”, Idajet Beqiri plas ‘bόmbën’ për Ilir Metën

Teksa në Shqipëri diskutohet nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin “Shqip” rrëfeu bisedën që ka bërë me Fatos Nanon në burgun e Bënçës, ku ky i fundit i ka konfirmuar faktin se Ilir Metën në PS e ka sjellë Sali Berisha.

Idajet Beqiri shprehet se Fatos Nano i tha hollësisht se Meta ishte dora e Berishës në PS dhe se e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në Partinë Socialiste.

“Isha në burgun 313, m’u bë gjyqi dhe më çuan në burgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës.

Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha.

Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%.

Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”, u shpreh Idajet Beqiri.