Makinαt u përρΙαsën “kokë më kokë”!Vdesin 3 υshtarë në rrugë

Katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga përplasja kokë më kokë e dy makinave në aksin rrugor mes Basilios dhe Mottolas, në Itali.

3 nga viktimat ishin ushtarë që po udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara me dy kolegë të tjerë të cilët u plagosën dhe u dërguan në spitalin Santissima Annunziata në Taranto.

Viktima tjetër ishte drejtuesi i furgonit, një 68-vjeçar. Ekipet e shpëtimit u gjendën përballë një skene të tmerrshme kur mbërritën në vendngjarje.

Trupat e pajetë kishin dalë në asfalt, teksa të tjerë ishin bllokuar mes fletëve të metalit të makinave, gjë që kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe gjendja e tyre konsiderohet kritike, teksa po hetohet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.