Makina në Ιavazh nxorri zbuluar autorët e υrasjes në Fushë-Krujë, e çυαn për ta Ιarë pas atentatit

Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dy të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me hetuesit për vrasjen e Gentian Bejtjas të ndodhur pak ditë më parë në Fushë-Krujë.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale dhe as për porositësit.

Përfshirja e tyre në këtë atentat u zbulua falë mjetit tip “Golf”, që autorët përdorën për t’u larguar pasi dogjën mjetin tip “Land Rover Discover”, të përdorur në atentat “Golfi” me targë AB960GG, ishte në pronësi të Edison Haxhiut, por atë e përdorte edhe Ilir Beqaraj.

Por pas atentatit, Haxhiu, si pronari i makinës, e kishte çuar për ta larë në një lavazh në zonën e Lundrës. Këtu makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe policia ka ndërhyrë dhe ndaluar dhe shoqëruar Haxhiun.

Pas tij, policia ka arrestuar 41-vjeçarin Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, të cilit iu gjetën në shtëpi, dokumente të falsifikuara kosovare.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70.