MEHDI MALKAJ KRAH BERISHËS: DO DERDΗlM GJΑΚ PËR TË MBROJTUR LIRINË QË NA E KA VJEDΗUR RAMA

Thirrjes së Sali Berishës për të protestuar kundër qeverisë, i është bashkuar edhe aktori Mehdi Malkaj.

Gjatë një takimi që Berisha zhvilloi me aktivistët, Malkaj tha se protestat kundër qeverisë të bëhen si qëndresa për Teatrin Kombëtar.

Ai kujton kohën e shembjes së godinës së teatrit, për të cilën tha se policia shkoi dhe rrahu protestuesit.

“Unë personalisht do u këshilloja një gjë. Do të thosha se duhet të veprojmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Jemi në vitin e pestë të protestës. 

Në shi, në borë, në breshër na kanë ardhur na kanë rrahur dy herë. Na kanë rrahur me dashuri, për të mos gënjyer. I kapën në gjumë njerëzit. 

Nuk i nxorrën njerëzit, kot shpëtuam. Jemi në vitin e pestë të protestës. Çdo gjë për mua fillon tek liria dhe mbaron tek liria. 

Derdhet gjak pafund për të fituar lirinë, por duhet më shumë gjak për të mbrojtur lirinë” – tha Malkaj.