“Mos u trembni nëse shihni ushtarë gjermanë”, thirrja e paz akontë e Donald Tusk për popullin polak

Një thirrje e pazakontë për popullin polak ka ardhur nga kryeministri i tyre Donald Tusk, i cili i kërkon që të mos frikësohen nëse shohin ushtarë gjermanë brenda territorit të tyre, pasi ata kanë ardhur për t’i ndihmuar në situatën e krijuar me përmbytjet.

Me sa duket 85 vjet të kaluara nga koha kur Gjermania naziste e Adolf Hitlerit pushtoi Poloninë në 1939, nuk janë mjaftueshëm për polakët dhe Tusk ka dashur të sqarojë si duhet qytetarët e tij.

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, ju lutemi mos u frikësoni. Ata janë këtu për të ndihmuar”, tha Tusk në Wroc?aw, një qytet në Poloninë perëndimore që po përballet me përmbytjet e frikshme, të cilat deri më tani kanë lënë të paktën 21 njerëz të vdekur.

“Kjo është ndihmë, që të mos ketë dyshime. Ata nuk kanë ndërmend të hedhin në erë asnjë argjinaturë”, shtoi Tusk duke dashur të shuajë të gjitha lajmet e rreme dhe teoritë konspirative që po përhapen më shpejt se përmbytjet në Poloni, por edhe Republikën Çeke.

Qeveria polake, së bashku me shërbimet shtetërore të sigurisë, po përpiqet të eliminojë sa më shpejt përhapjen e synuar të dezinformatave dhe të parandalojë përhapjen e panikut, i cili, sipas ekspertëve të sigurisë, mund të jetë pjesë e sulmeve hibride që po intensifikojnë luftën në Ukrainë.