Ndërron jetë 33-vjeçari shqiρtar pas 10 ditësh në sρital, u aksidentua pas rrëzimit të skeΙës në Gjermani

Ka ndërruar jetë edhe 33-vjeçari Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit të skelës në Gjermani, ku ishte duke punuar.

Lajmi u konfirmua nga xhaxhai i 33-vjeçarit.

Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e shembjes së skelës, humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.