Ndërron jetë këngëtari i njohυr grek

Këngëtari i njohur grek, Haris Kostopoulos u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në orët e para të së shtunës, 20 janar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, këngëtari është shtruar për disa kohë në një klinikë private, teksa po bënte një betejë të vështirë me kancerin.

Me pikëllim të madh ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur Haris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit pas një beteje të gjatë me kancerin.

Se kur dhe ku do të bëhet varrimi do të informojmë së shpejti, në mënyrë që të gjithë t’i japim lamtumirën Hirës sonë. Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këtë kohë zie. Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për mjekët dhe stafin infermieror në ‘Metropolitan’ për përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Christos, Raphael, Vivi”, shkruhet në faqen zyrtare të këngëtarit.

Pak para se të vdiste, djali i tij, Kristo, ka bërë deklarata për gazetën On Time dhe ka thënë për gjendjen shëndetësore të të atit: “Ai po trajtohet në një spital privat. Ai është shtruar në spital për rreth një muaj e gjysmë dhe kjo është një kohë shumë e vështirë. E gjithë familja është pranë tij me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Nëna ime, Vivi, nuk është larguar kurrë nga ai. Situatat janë të vështira. E dua shumë, ai më mbështet shumë. Ne jemi të njëjtët personazhe. Babai im pati një problem me shëndetin e tij kur ishte 24 vjeç dhe ka një lidhje të veçantë me Shën Rafaelin, prandaj vëllai im, i cili është 26 vjeç, quhet Raphael” .