Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për përdhunim të një të miture, vepra të turpshme me të mituren dhe pornografi nëpërmjet aplikacioneve onlinr.
Siç rezultoi nga hetimet, Kozma Dhimitër Papa me origjinë nga Saranda, të paktën gjatë 7 viteve të fundit, kryente akte seksuale ndaj të miturës, duke përfituar nga lidhja që kishte krijuar me nënën e saj. Ndërkohë në të njëjtën kohë, përmes aplikacioneve online, ai kishte siguruar nga viktima materiale fotografike me përmbajtje pornografike.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale si dhe një pistoletë.