Prej disa javësh, JOQ ALBANIA ka publikuar pamjet e një të burgosuri në burgun e Reçit i cili mban celular, armë të ftohta dhe lëndë narkotike në qeli dhe lëviz lirshëm në ambientet e burgut.
I burgosuri ka treguar se kokainën e shkëmben me të burgosurit e tjerë për sigurinë e tij, ashtu sikurse edhe armët e improvizuara.
Edhe pse JOQ ALBANIA vazhdon të publikojë këto pamje alarmante në një burg të tillë, as Ministria e Drejtësisë, as Drejtoria e Burgjeve dhe as vetë Drejtori i burgut të Reçit nuk ka reaguar.
Për këtë fundit, burimet thonë se ai po përpiqet ta manipulojë ngjarjen dhe pamjet si të vjetra. Sokol Lleshi i cili në korrik të vitit 2023 u emërua drejtor i burgut të Reçit i cilëson pamjet e publikuara në redaksinë tonë si të vjetra e para dy viteve.
Por qytetarët thonë se ai e bën këtë për të shpëtuar nga përgjegjësia pasi postin që mban e ka fituar pa të drejtë pasi është përjashtuar nga Policia e Shtetit.
Në burgun e Reçit janë të shumtë të burgosurit që mbajnë celular në qeli dhe ‘reklamojnë’ jetën në rrjetet sociale. JOQ ALBANIA ka siguruar fotot e disa të burgosurve që për festat e fundvitit kanë festuar me alkool në qeli dhe momentet e festës i kanë dokumentuar me foto/video në rrjetet sociale.
Denoncimi i qytetarit:
Per te sqaruar opinionin publik do ju nisim ca foto te reja ne burgun e Reçit.Drejtori aktual Sokol Lleshi ka zera qe shprehet qe vidjot e publikuara nga ju i perkasin nje periudhe kohore para 2 vitesh.Kte justifikim e nxjerr per te shpetuar nga pergjegjesia.Kete drejtor e njohin te gjithe strukturat e policise se shtetit pasi esht perjashtuar nga policia e shtetit ngaqe ka pas materiale per te.Dhe per ta respektuar e sollen ne burgje.Ne burgun e Reçit cdo dhome ka telefon celular.Me 2 janar te ktij viti jan hedhur ca foto nga te burgosurit dhe kane festuar duke pire pije alkolike dhe duke bere vidjo.


