Teksa disa javë na ndajnë nga festat e fundvitit, një vëmëndje e shtuar është ndaj çmimit të gjelit të detiti.
Mishi i tij është traditë në tryezat e shqiptarëve. Evidentohet se në krahasim me vitin e kaluar, çmimi i tyre për kg ka “fluturuar”.
Tregu i gjelave të detit në Peqin, i cili njihet për mbarështimin e tyre nuk i ka shpëtuar dot rritjes së çmimeve në mënyrë stratosferike. Bëhet e ditur se këtë vit në prag të festave, çmimi i tyre varion nga 1300 -1500 lekë të reja/kg.
Shkak sipas fermerëve dhe tregtarëve është rritja e çmimit të misrit, produkt ky me të cilin ushqejnë shpendët gjatë gjithë vitit. Rritjen e çmimit të gjelave të detit e konfirmon edhe drejtori i bujqësisë në bashkinë Peqin, Nazmi Xhyra.