Të enjten, Alabama ekzekutoi vrasësin Kenneth Smith, duke e asfiksuar me gaz azot, përdorimi i parë i një metode të re të dënimit me vdekje që nga fillimi i injeksioneve vdekjeprurëse në SHBA katër dekada më parë.
Smith, i dënuar për një vrasje të vitit 1988, ishte një i burgosur i rrallë që i kishte mbijetuar tashmë një tentative ekzekutimi. Në nëntor 2022, zyrtarët e Alabamës e ndërprenë ekzekutimin e tij me injeksion vdekjeprurës pasi u përpoqën për orë të tëra për të futur një gjilpërë intravenoze në trupin e tij.
Shteti e ka quajtur protokollin e ri të vëzhguar nga afër “metodën më pa dhimbje dhe më humane të ekzekutimit të njohur nga njeriu”. Ata parashikuan se Smith do të humbiste vetëdijen në më pak se një minutë dhe do të vdiste shpejt pas kësaj, megjithëse dëshmitarët të enjten thanë se u deshën disa minuta më shumë.
Në dhomën e ekzekutimit, Smith u ul në një karrige dhe në fytyrë i lidhën një maskë respiratore industriale. Një kuti me azot të pastër ishte ngjitur në maskë, e cila, pasi nisi të pêrhapej, e privoi atë nga oksigjeni.
Ekzekutimi filloi në orën 19:53. dhe Smith u deklarua i vdekur në orën 20:25.
Smith dukej se mbeti i vetëdijshëm për disa minuta pasi azoti u aktivizua, sipas pesë gazetarëve që u lejuan të shikonin ekzekutimin përmes xhamit si dëshmitarë të mediave. Ai filloi të tundte kokën dhe të përpëlitej për rreth dy minuta, buzëqeshi, tundi kokën drejt familjes së tij dhe tha “Ju dua”.
Ai mori një frymë thellë për disa minuta përpara se frymëmarrja e tij të ngadalësohej dhe të ndalej fare. P
Smith u vizitua nga anëtarët e familjes së tij, dy miq, këshilltari i tij shpirtëror dhe avokati i tij.
Alabama e ka shpallur asfiksimin si një alternativë më të thjeshtë për sistemet e burgjeve që luftojnë për të gjetur ose venat ose ilaçet e nevojshme për injeksione vdekjeprurëse. Grupet e të drejtave të njeriut, ekspertët e torturës të Kombeve të Bashkuara dhe avokatët e Smithit kishin kërkuar ta parandalonin atë, duke thënë se metoda ishte e rrezikshme, eksperimentale dhe mund të çonte në një vdekje të dhimbshme ose lëndim jo-vdekjeprurëse.