Emisioni “Historia ime”, ditën e djeshme solli historinë e vështirë të një grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve Suzana Hoxha, 54-vjeçare.
Ajo tregoi se pas 13 vitesh emigracion në Greqi së bashku me ish-bashkëshortin
dhe fëmijët, u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të blejnë lokal dhe të hapin biznesin e tyre.
Por ishte pikërisht ai lokal që do ju sillte problemet më të mëdha dhe do bëhej pikënisja e një marrëdhënieje të re për burrin e saj.
Ajo ishte 47 vjeçe, ndërsa babai i fëmijëve të saj 50 vjeç, kur ata vendosën të ndahen.
Për Suzanën ka qenë shumë e vështirë dhe një traumë e vërtetë.