Një 18-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i të miturve Beccaria në Milano pasditen e sotme.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është arratisur pasi është dërguar me urgjencë në spitalin San Carlo në Milano.
I riu u dërgua në spitalin e San Carlo sepse kishte gëlltitur një copë druri (nuk dihet nëse me dashje apo jo). Por sapo ka mbërritur në spital ai ka sulmuar një oficer burgu që ishte me të dhe më pas ka ikur.
Lajmi u bë i ditur nga Alfonso Greco, sekretar rajonal për sindikatën e policëve të burgjeve në Lombardi.
I burgosuri teksa priste të kontrollohej, goditi me grushte dhe shkelma një nga shoqëruesit dhe arriti të arratisej. Menjëherë u ngrit alarmi, por për momentin nuk u bë e mundur të kapej i arratisuri. Kushtet e punës së punonjësve të policisë së burgut Beccaria tani janë në kolaps. Turnet rraskapitëse dhe mungesa e burimeve në dispozicion po përshkruajnë gjendjen psikofizike të gjithë stafit.
Autoritetet italiane vijojnë kërkimet për gjetjen dhe kapjen e shqiptarit të arratisur.