Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij një fotoalbum me pamje nga ceremonia inauguruese e Bordit të Paqes, e cila u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe të pranishëm ishin liderë nga shumë vende të globit.
Shumë nga pamjet që kryeministri ynë publikon, janë informale, pra para dhe pas ceremonisë dhe tregojnë marrëdhënien e Edi Ramës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe shumë presidentë e drejtues shtetesh nga Europa në Azi e Afrikë.
Në panelin e Bordit, ai ka qenë në anën e djathtë, krah përfaqësuesve nga Emiratet, Arabia Saudite, Europa dhe Lindja e Mesme.
Ndërkohë, bie në sy se para dhe pas punimeve zyrtare të ceremonisë, Edi Rama është takuar disa herë me presidentin Donald Trump dhe kanë pasur biseda të shkurtra, në prani edhe të përfaqësuesve të shteteve të tjera, si presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, mbreti saudit, kryediplomati turk Hakan Fidan, etj.
Një vëmendje të veçantë, mori edhe takimi që kryeministri shqiptar pati veçmas me presidentin Donald Trump dhe Vjosa Osmanin, pasi më herët kishte ngritur zërin në mes të punimeve të Bordit të Paqes, për padretësinë e Hagës.
“Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt Shtëpisë së Bardhë për të firmosur marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë”, u shpreh Rama.
Ai kërkoi publikisht nga Presidenti Donald Trump dhe shtetet e pranishme, disa prej të cilave e kanë votuar ngritjen e Gjykatës Speciale, që padrejtësia ndaj liderëve të UÇK-së të ndalet/
“Një vendim tronditës në një gjykatë që ka humbur në çdo hap të mbajë standardet europiane. Për hir të Zotit, zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, vijoi Edi Rama.
© Newsbomb.al