Ngjarje tragjike në vend, gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një djalë në moshë fare të re u gjet i vdekur në banesën e tij dhe dyshimet e policisë janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Ngjarja e hidhur ndodhi pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë, raporton noa.al.

Viktima është A.R., 18 vjeç, banor i zonës.

Policia tha se i ndjeri kishte kryer varje me litar në tavanin e banesës së tij tek zona e Pllanalive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësitë e NJRSH-së si dhe emergjenca.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Bajr – Mitrovicë Jug, por sipas mjekut kujdestar është konstatuar se i ndjeri ishte pa shenja jete.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve hetimore.