Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska flet rreth lidhjes së saj: Kam rrogë të lartë

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për rrugëtimin e saj.

Përsa i përket jetës së saj private dhe faktit se në rrjet janë ngritur hipoteza të ndryshme rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin, ndaj dha disa detaje personale, të cilat ne nuk i dinim. Françeska tha si më poshtë:

“Unë si Françeska një gjë, që se di përse nuk ma kanë konsideruar, është fakti që unë që 18 vjeç kam qenë në punë. Unë punoj në Angli dhe kam punuar për disa kompani më të fuqishme në Britani në fushën e financës. Kështu që me shumë siguri rroga ime është shumë e lartë“.

Ndërkohë për lidhjen me Ergysin, bashkëshortin e saj, dhe një diferencim moshe mes tyre që supozohet sërish në rrjet, ajo vijoi:

“Ehh shumë vite. Që 15 vjeç. Mos të të them sa vite. Jemi moshatarë. Ergysi është tip privat dhe nuk ka shumë dëshirë të përflitet, por ka biznesin e tij dhe punon për vete. Nuk merret me ato gjërat që mendohet”.

Përveç kësaj, një gjë tjetër për të cilën publiku ka komentuar shumë këto kohë ka qenë fakti se ajo është shfaqur gjithmonë me veshje të shtrenjta dhe gjithmonë ka pasur kureshtje për këto fustane. Si qëndron e vërteta pas tyre?

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse mos t’i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”.