Një i moshυar në Korçë paraqitet në sρitaΙ me ρΙagë në trυρ, dγshimet e para

Një i moshuar rreth 80 vjeç banues në lagjen nr 15 në Korçë. Është paraqitur në spitalin e Korçës me dëmtime në trup dyshohet me sende të forta.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se mbetet e paqartë mënyra se si mund të jetë dëmtuar i moshuari pasi sipas policisë e cila ka shkuar në banesën e të moshuarit nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë.

Banesa ka qenë e mbyllur, dera nuk ka qenë e dëmtuar as pajisjet brenda saj.

Policia ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.