Arian Çani ka ditur gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen e audiencës me tematika nga më të ndryshmet që trajton në emisionin e tij.
Për këtë arsye mund të themi se ai është një ndër moderatorët më të ndjekur dhe të diskutuar në vend.
Përveç kësaj pu/bliku ka qenë gjithmonë i interesuar të dijë diçka më shumë nga jeta e tij private, por Çani është munduar ta mbajë sa më hermetike.
Ai thuajse nuk ka bërë asnjë dalje publike me vajzën dhe bashkëshorten e tij. Dhe ditën e djeshme bashkëshortja e tij Enida Petro ishte e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’.
Ajo foli rreth kujdesit që duhet të kenë fëmijët për dhëmbët e tyre. Gjithashtu ato janë dhe prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.
Vajzën e tyre Çani e prezantoi disa javë më parë në “Zonë e lirë”, ndërsa këtë moment Rudina e vendosi në ekran gjatë emisionit.
Enida tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin. “Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor. E kemi parë të premten mbrëma.
‘Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Jemi një familje. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit.
E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?”- tha Rudina. “Po, pasionet e Arianit.”- konfirmoi bashkëshortja e Çanit.