Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Vrenozi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ku ka folur për marrëdhënien e tij me Ilir Meta dhe takimet që ka pasur me të ndër vite.
Gjatë intervistës, Vrenozi tregoi se takimi i parë me Metën ka ndodhur në vitin 2019, në stadium, moment që sipas tij shënoi edhe nisjen e miqësisë mes tyre. Më pas, ai rrëfeu edhe për një vizitë në Presidencë, ku ishte i ftuar personalisht nga Meta.
“Edhe në presidencë kam hyrë, më ka ftuar Ilir Meta. Kur kam vajtur për herë të parë, unë me idenë që do hanim ndonjë drekë jashtë Presidencës, kur më thotë Tedi, ‘hajde në Presidencë’. Unë kisha turp, edhe kur hyra aty, unë i thashë më fal se jam veshur kështu. Më tha ‘je veshur shumë mirë’. Në 2019 jam takuar në stadium dhe atëherë “jemi bërë miq”, tha Ilir Vrenozi.
I pyetur nëse e ka takuar Metën në burg, ai u përgjigj shkurt: “Nuk lejohet, por me shumë kënaqësi. Më jep të fala nga avokati.”