“Nxënësi që hγri LIVE në TikTok, djali i drejtoreshës së gjimnαzit”

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA denoncoi me pamje degjenerimin e arsimit shqiptar.

Në këto pamje tregohej se si dy nxënës të gjimnazit profesional “Hermann Gmeiner” edhe pse në orën e mësimit e me mësuesen në klasë, hynin LIVE në TikTok.

Teksa mësuesja ishte duke shpjeguar, dy nxënësit rrinin LIVE në TikTok duke sharë, komentuar mësimin dhe bërë pyetje mësueses.

Por ajo që e bën edhe më skandaloz këtë veprim të tyre është fakti se njëri prej nxënësve është djali i drejtoreshës së gjimnazit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se djali me kapuç, ai që ka hapur LIVE, është Edel Gjoni, djali i drejtoreshës Hedie Gjoni.

Ndërkohë po sipas burimeve të JOQ, Hedie Gjoni është drejtoreshë e gjimnazit profesional “Hermann Gmeiner” të profilizuar në TIK por edhe shkollës teknike elektrike “Gjergji Canco”.

Mesazhi numër 1:

Pershetje joq, Ku cuni me me kapuc eshte djali i drejtoreshes hedie gjonit prandaj ka ndodhur kjo situate djali quhet edel gjoni. Shume e sigurt

Drejtoresha eshte dhe e hermann gmeiner dhe e Gjergj cancos njëkohësisht mban dy poste. Lajmi eshte 100 % i vertet kete e garantoj une

Mesazhi numër 2:

O joqi Ai cuni me kapuc majtas Esht djali i drejtoreshes se shkolles herman gmeiner emri atij personi esht edel gjoni Emri i drejtoreshes hedije gjoni

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f652b760-6d67-4a8e-a961-f0aebdc018e7&ig_mid=E41D725D-C284-4C32-822D-433F9E7AC16C