Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve

Subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë është rritur nga 170 euro në 300 euro.

Rritja është bërë në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike të Gjermanisë në Kosovë (OEGJK).

“Të rinjtë e interesuar për përfitim nga praktika në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

“Mos rri duke u hapur me zinxhirë”/ Luizi nuk e kursen Rogertin: Do të bëj të pendohesh që ke hyrë nga ajo derë

Rogerti e ka nisur ditën e sotme duke debatuar me Luizin.

Teksa ky i fundit ndodhej në dush, ai i shkon pranë dhe nis me ofendimet. Sipas banorit, Luizi është mosmirënjohës.

Ndërkohë Luizi e dëgjonte me qetësi dhe në një moment i drejtohet duke i thënë se me të do të merret në fund.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Miliona euro me më dhënë i djeg në sy tënd, edhe pse kam nevojë për 100 euro. Kuptove? E di ça problemi ke në jetë, se ti je mosmirënjohës. Pse? Erdhi si i mbaruar muajin e parë, bëre ça bëre për punë kontratash dhe o burra… nuk ia di për nder vetes. Mos rri duke na u hapur këtu për punë zinxhirësh, na e ke ble arin kaq.

Luizi: Shtëpinë këtu e bëj si të dua vetë
Rogerti: Ti?

Luizi: Po

Rogerti: Po si? Me lepurusha? Me majmunë? Për ato që nuk kanë i fije palcë, nuk kam ça me ju ba

Luizi: Ty të kam lënë për fund

Rogerti: Mua

Luizi: Ty do të bëj të pendohesh që ke hyrë në atë derë

Luizi i jep “formulën” Tanit: Ja si ta fitosh Big Brother-in/ Do të habiteni nga analiza

Fituesi i BBV2, Luiz Ejlli, nuk ka ngurruar të ndajë strategjinë e tij të lojës me banorët aktualë.

Në një bisedë të sinqertë me Tanin, ai i ka shpjeguar hap pas hapi se si mund të identifikohet pretendenti kryesor për fitore dhe si duhet vepruar ndaj tij.

Sipas Luizit, sekreti qëndron te vëzhgimi i detajeve të vogla që tregojnë se kush është “qendra e gravitetit” në shtëpi.

“Ji i vëmendshëm dhe shif ku sillet loja. Aty ku sillen banorët, te cili mblidhen më shumë? Jo vetëm njëherë, se mund të jetë rastësi, por ku shkojnë shpesh. Kë kërkojnë kur dalin nga dhoma e gjumit? Me kë kanë qejf ta pijnë kafen?” – e ka këshilluar Luizi.

Një tjetër tregues i rëndësishëm sipas tij është respekti gjatë spektaklit (Prime). Luizi i tha Tanit të vërejë se kë dëgjojnë banorët me vullnet të plotë:

“Cilin respektojnë banorët kur flet, që nuk i ndërhyjnë? Jo kur thotë Ledioni pushoni, por kur vendosni vetë ju të pushoni.”

Pasi ta ketë identifikuar këtë person, që Luizi e quan “poli i fortë” ose “qendra e lojës”, ai i ka dhënë Tanit dy opsione strategjike, duke i bërë të qartë pasojën e secilës.

“Ti shife ku sillet loja dhe ke dy mënyra: atë person ose bëje shok, ose bjeri me çfarë të kesh. Në të dyja rastet, është më lehtë ta bësh shok, por duke e bërë shok ti nuk e mund kurrë,” – përfundoi Luizi.

“Skifterët” shqiptarë vodhën 530 mijë euro çanta në shtëpinë e prezantueses së njohur, dënohet një prej tyre

Prezantuesja dhe modelja holandeze Sylvie Meis ka marrë pjesë në seancën gjyqësore lidhur me grabitjen e ndodhur në apartamentin e saj luksoz në Hamburg gjatë verës së vitit 2023, teksa ajo ndodhej me pushime në Ibiza.

Sipas Policisë së Hamburgut, vjedhja u krye nga një grup autorësh me origjinë nga Shqipëria. Një prej tyre, një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ermal M., u arrestua dhe u përball me drejtësinë.

Hetimet treguan se grabitësit hynë me forcë në banesën e saj në katin e pestë, duke marrë 22 çanta luksoze me vlerë rreth 530 mijë euro.

Gjatë procesit, Meis foli për ndikimin që ngjarja ka pasur në jetën e saj, duke treguar se edhe pse u dëmshpërblye nga siguracioni, vijon të përjetojë frikë, ankth dhe sulme paniku. Ajo shtoi se trauma ka prekur edhe djalin e saj 19-vjeçar.

I pandehuri Ermal M. u dënua me katër vite burg. Në gjykatë ai kërkoi falje dhe pretendoi se kishte pasur rol dytësor në grabitje.

Pas përfundimit të gjyqit, prezantuesja po përpiqet të rikthehet në normalitet, megjithëse pasojat emocionale të ngjarjes vazhdojnë ta shoqërojnë.

“Oh my God…”- Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit (Video)

Një person i huaj ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit.

Mësohet se ai është një gazetar i huaj, madje edhe në sfond dëgjohen zëra ku thuhet se “është gazetar amerikan që bën podkast”.

Siç shihet edhe nga pamjet ai është ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protestuesit e tjerë, por edhe forca të rendit i kanë ardhur në ndihme duke i dhënë atij ujë.

Protesta nga kryeministria u zhvendos para parlamentit, ku pati tensione pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lot sjellës dhe autobote me ujë./Panorama.com.al

Del sondazhi i fortë! Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri nuk e besoni se kush do i fitonte zgjedhjet

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se ndër ata që janë gati të votojnë qysh sot këtu për partitë ekzistuese, rreth 60% ia japin votën PS-së, rreth 35% ia japin votën PD-ASHM, dhe rreth 5% ja japin partive të vogla.

Ndërkohë, nëse votohet sot në Shqipëri, mbi 2/10 e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit, nuk do të votonin për asnjë nga partitë ekzistuese.

Po cilat parti kanë firon më të madhe elektorale aktualisht?

Rreth 1/10 e atyre që votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 2/10 e atyre që votuan për PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 7/10 e atyre që votuan për partitë e vogla në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Duke përmbledhur, nga rënia e përgjithshme e pjesëmarrjes do të përfitonte PS-ja, e cila ka firo më të vogël votash se sa partitë opozitare ekzistuese.

Policia tërheq zυarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent

Gazetarja, Glidona Daci, ka publikuar disa pamje nga protesta e mbajtur këtë të martë te Kryeministria.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, shihen disa punonjës të policisë, të cilët tërheqin zvarrë nëpër rrugë protestuesin, pamje që sipas gazetares nuk janë arrestime por torturë.

Ajo ka kërkuar që Avokati i Popullit, Endri Shabani, mos të rrijë inekzistent por të reagojë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka kërkuar që edhe AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) të marrë masa për aktet e dhunshme të shfaqura në video nga Policia e Shtetit.

“Nuk eshte thes me patate, por nje qytetare i Republikes se Shqiperise, qe terhiqet zvarre nga policia. Nese avokati i popullit eshte inekzistent dhe ne keto raste, AMP duhet te marre masa. Kjo nuk eshte menyre shoqerimi, kjo eshte torture. U shqetesua politika, e diplomatet per menyren shoqerimit te Ilir Metes, a mund te reagojne ashper dhe per kete djalin? Apo politikanet reagojne vetem kur cenohen ata, por kur terhiqet zvarre nje djal i ri ska gje, se ate se njeh njeri, ska ndikim ne opinjon publik. Ju qofshi dmth”,- shkruan gazetarja në fb.

VIDEO

Gjatë takimit të Luizit me Kiarën dhe Lunën ndodh e papritura në Big Brother / S’do ta besoni (Foto)

Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë familjar ka prekur publikun dhe ka thyer çdo pritshmëri në shikueshmëri.

Takimi i Luiz Ejlli me bashkëshorten Kiara Tito dhe vajzën e tyre Luna u shndërrua në një nga skenat më emocionale të këtij edicioni.

Surpriza e bukur që iu bë Luizit, mes përqafimeve, lotëve të gëzimit dhe deklaratave plot dashuri, pati ndikim të menjëhershëm te publiku.

Transmetimi “live” në YouTube i spektaklit arriti shifrën 359 mijë shikues njëkohësisht, një nivel që – sipas të dhënave të raportuara – nuk ishte shënuar më parë këtë edicion, duke vendosur kështu një rekord të ri shikueshmërie.

Ky kulm audience konfirmon magnetizmin e Luizit në ekran dhe interesin e jashtëzakonshëm të publikut për momentet autentike familjare, që tejkalojnë lojën dhe strategjitë.

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2026

Dashi

Ky mëngjes është si një urim për ju në shumë mënyra. Përdoreni këtë kohë në avantazhin tuaj, sepse sapo të vijë pasditja, njerëzit që keni përreth mund të bëjnë një vesh të shurdhër ndaj ideve tuaja të reja dhe inovative. Tërhiqni vëmendjen e njerëzve herët, në vend që të prisni.

Demi

Ndërsa dita kalon, do të ndjeni se njerëzit e tjerë i marrin idetë tuaja më seriozisht. Në përgjithësi, do të jeni shumë më produktivë në orët e pasdites. Sot do t’ju vijë një fat i mirë i papritur që do t’i shtojë një qëllim më të madh punës suaj.

Binjakët

Fillimi i ditës do të jetë shumë më produktiv për ju sesa fundi i saj. Gjatë mëngjesit do të ndiheni energjikë dhe komunikimi me të tjerët do të jetë i fortë. Megjithatë, me kalimin e ditës, do të shfaqet konfuzion dhe keqkuptime.

Gaforrja

Në fillim mund t’i refuzosh idetë dhe njerëzit ëndërrimtarë, Megjithatë, në vend të kësaj, duhet t’i përqafosh ato. Përparimi arrihet kur shkëputesh nga plani yt dhe ëndërron shumë. Përdor imagjinatën tënde.

Luani

Idetë që ju vinin në mendje gjatë dy ditëve të fundit janë konsoliduar dhe kanë marrë formë. Tani jeni në gjendje t’i integroni ato në një mënyrë praktike dhe kuptimplote. Në përgjithësi, kjo është një ditë fantastike për ju. Mundësi të shkëlqyera janë afër.

Virgjëresha

Emocionet e mëngjesit shuhen në fund të pasdites dhe më në fund je në gjendje të zgjidhësh të gjitha pjesët e thyera të enigmës. Nuk ke më nevojë t’u drejtohesh të tjerëve për përgjigjet, pasi gjithçka të vjen natyrshëm dhe lehtë.

Peshorja

Po kaloni një periudhë shumë energjike, në të cilën është e lehtë të lodheni nga puna që po bëni. Gjeni kohë për t’u çlodhur – veçanërisht gjatë pasdites. Ndërpriteni punën herët nëse jeni në gjendje. Kujdesuni për nevojat tuaja personale.

Akrepi

Puna juaj do të bëhet shumë emocionale – veçanërisht këtë pasdite. Ndjeshmëria juaj është e lartë dhe vërejtja më e vogël kritike do t’ju fuse në panik. Mos e detyroni veten të merrni përsipër punë shtesë. Nuk keni pse t’ia provoni veten askujt.

Shigjetari

Përdoreni qartësinë dhe forcën mendore që ndjeni në mëngjes në avantazhin tuaj. Çështjet janë të paraqitura mirë dhe të lehta për t’u kuptuar. Përgjigjet nuk do të jenë aq të dukshme për ju pasdite. Pavendosmëria do të thellohet dhe rruga do të bëhet më pak e qartë.

Bricjapi

Vështirësitë që keni përjetuar në dy ditët e fundit do të lehtësohen këtë pasdite. Një kalorës i papritur me armaturë të shkëlqyeshme do t’ju shpëtojë nga konfuzioni mendor dhe bllokimi që keni pasur me të tjerët. Kini besim se zgjidhja është afër.

Ujori

Qasja e shpërndarë dhe e rastësishme e dikujt tjetër do të krijojë fërkime për ju gjatë mëngjesit. Konflikti me këtë person do të jetë mjaft i vështirë për t’u përballuar në të gjitha nivelet. Mundohuni të mos e bëni shumë të madhe. Lëreni të shkojë dhe ecni përpara.

Peshqit

Një qasje mendore gjatë mëngjesit do t’i hapë rrugën një qasjeje shumë më intuitive gjatë pasdites. Përqafojini të dy aspektet e trajtimit të gjërave. Mund të përfitoni shumë nga këto dy kanale të të mësuarit dhe të kuptuarit.

Horoskopi për  ditën  e  sotme, hënë 9 shkurt 2026!

Nga Paolo FOX

DASHI

Është një ditë ripërtëritjeje. Pas një periudhe disi nervoze, po rifitoni energjinë dhe dëshirën për të kryer gjërat. Ka diçka për të sqaruar në punë: bëjeni sot, pa vonesë. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë, ndoshta shumë të drejtpërdrejtë: pasioni është i mirë, por kini kujdes me fjalët tuaja.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 9 shkurt 2026), qielli është interesant, edhe nëse ndiheni më të ngadaltë se zakonisht. Në realitet, thjesht po i vlerësoni gjërat më me kujdes. Puna juaj po konsolidohet: mos u nxitoni. Në dashuri, keni nevojë për siguri, por shmangni mbylljen në vetvete nëse nuk vjen menjëherë.

BINJAKËT

Më në fund një ditë më e ndritshme. Mendja juaj është në garë dhe mundësitë janë të shumta, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja. Në punë, mund ta shprehni me sukses mendimin tuaj. Në dashuri, dëshira për të folur, për t’u sqaruar dhe ndoshta për të flirtuar pak kthehet.

GAFORRJA

Është një ditë emocionale, por produktive. Je shumë i ndjeshëm ndaj mjedisit përreth: zgjidhi shokët me kujdes. Në punë, ke nevojë për më shumë vetëbesim. Në dashuri, ke nevojë për siguri, por edhe më pak heshtje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 9 shkurt 2026), qielli ju mbush me energji dhe dëshirë për t’u dalluar. Kjo është një kohë e shkëlqyer për ata që kanë nevojë të bien në sy ose të çojnë përpara një projekt. Në dashuri, jeni pasionantë, por pak krenarë: mos harroni se personi tjetër nuk duhet gjithmonë të bëjë hapin e parë.

VIRGJËRESHA

E hëna është një ditë konkrete, e dobishme, por disi e lodhshme mendërisht. Në punë, jeni të saktë, ndoshta shumë të saktë: përpiquni të mos stresoheni për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet, por edhe për t’u ndjerë të vlerësuar.

PESHORJA

Qielli flet për rifitimin e ekuilibrit. Në punë, ka vendime që duhen marrë, por mos i nxitoni. Në dashuri, është koha e duhur për të sqaruar një situatë të pazgjidhur: më mirë të gjesh të vërtetën sot sesa të kesh dyshime nesër. Qielli është interesant, edhe nëse ndihesh më i ngadaltë se zakonisht. Në realitet, thjesht po i vlerëson gjërat më me kujdes. Karriera jote po konsolidohet: mos i nxito gjërat.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 9 shkurt 2026), është një ditë intensive, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Keni një sy të mprehtë për të ditur se kush është aleati juaj dhe kush jo. Në punë, mund të bëni një lëvizje të madhe strategjike. Në dashuri, jeni magnetikë, por kini kujdes të mos jeni shumë dyshues.

SHIGJETARI

Dëshironi liri dhe lëvizje. Një ditë e favorshme për kontakte, udhëtime dhe ide të reja. Mos qëndroni në vend në punë. Në dashuri, keni nevojë për lehtësi: nëse një marrëdhënie është shumë e rëndë, do ta ndjeni menjëherë.

BRICJAPI

Përgjegjësia është fokusi i ditës suaj. Puna kërkon përqendrim, por sjell rezultate. Në dashuri, jeni më të rezervuar se zakonisht: përpiquni të lini vend për emocione; jo gjithçka duhet të planifikohet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 9 shkurt 2026), ju pret një ditë krijuese, por disi nervoze. Keni shumë ide, jo të gjitha janë të arritshme menjëherë. Durimi është i nevojshëm në punë. Në dashuri, duhet të ndiheni të lirë, por pa u zhdukur: ata që ju duan kanë nevojë për sinjale të qarta.

PESHQIT

Keni një qiell romantik dhe intuitiv. Jeni shumë të hapur, duke i kuptuar shpejt qëllimet e të tjerëve. Në punë, ndiqni instinktet tuaja, por qëndroni praktikë. Në dashuri, është një ditë e ëmbël, ideale për t’u afruar ose për të sqaruar ndjenjat tuaja.