“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…

Duket se debatet e forta mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Madje janë gjithnjë e më të forta, ku nuk mungojë as onfendimet.

Ditën e sotme, Rogerti iu drejtua Selinës duke i thënë se ajo nuk ka kreativitet dhe se po nuk pati ndonjë puthje me Gimbon, ka mbaruar punë. Sipas tij, Miri kështu e do pasi do që t’a kllaposë.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ka mbaruar Prime jot oj motër. Ti këtu je për ndonjë marrëdhënie, oj motër

Selin: Motrat ku i ke lënë, motrat jashtë ku i ke lëne

Rogerti: Ti nuk ke kreativitet, ashtu të do ty Miri, do me të kllaposur. Ti nuk pate ndonjë puthje me Gimbon ke mbaruar punë o motra, ai atë do. O motër, Miri atë do, prandaj është lojtar më i mirë. Dhe po më pyeti njeri si i sheh si kundërshtarë 1 dhe 2, do them Miri.

Miri: Një herë thotë Selin është me e fortë ti, kot merresh.

Rogerti: Gjenerali hahet me ty

Selin: Hëngsh veten o Zot.

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë.

??Gazetarja shqiptare Nilda Baxha e cila jeton në Athinë, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve.

Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti.

“Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raportoi gazetarja.

?Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”.

“Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpërmjet zvarritjeve burokratike, abuzimeve të ndryshme, vonesave të pajustifikuara, dhënieve të kartave të skaduara, të cilat kanë sjellë mërzitje dhe ankth veçanërisht te ne të brezit të parë. Tashmë brezi i 50-60 vjeçarëve janë në moshën e pensionit.

Atyre u jepet mundësia për një rinovim të lejeve të qëndrimit vetëm nëse do të kenë sigurime shoqërore. Këtu ka një kleçkë, sepse nëse nuk janë në marrëdhënie pune u duhet t’i paguajnë vetë ato. Mund të jepet një lehtësim të rinovimit të lejes së qëndrimit, ka një anë pozitive, por flasim për një brez që ka mbuluar punët më të rënda, punët në ndërtim, në turizëm, në mbledhjen e ullinjve, agrumeve e të tjerë”.

Nilda Baxha sqaroi disa nga propozimet që po shkaktojnë debat. Emigrantët që kanë mungesë punësimi prej 3-6 muajsh rrezikojnë të mbeten pa karta. Baxha shpjegoi se kjo është mjaft e vështirë pasi jo të gjithë janë në punë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sektorët sezonalë.

?Edhe pse rikthehen kartat e identitetit 10-vjeçare, ato kushtëzohen me një provim të vështirë.

“Një 50-vjeçar që punon për një kohë të gjatë duhet të lexojë shumë dhe të japë provim për gjuhën, kulturën greke, antikitetin, gjeografinë, historinë,” u shpreh ajo, duke e konsideruar këtë shumë larg pritshmërive.

Nga rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi, aktualisht janë 84 mijë çështje në proces shqyrtimi që presin në radhët e gjata të administratës greke.

“Ministrit të Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, iu kërkua që të ketë një rritje të nëpunësve të cilët merren me këto dokumentacione të dorëzuara nga emigrantët, sepse zvarritjet janë shumë të gjata dhe shpesh emigrantët janë pajisur me karta të skaduara. Nuk pati përgjigje prej tij. Madje dhe ai vetë e pranon që ka pasur burokraci dhe zvarritje por nuk jep asnjë zgjidhje”.

Gazetarja sqaroi se për shkak të vonesave deri në 2 vite, shumë emigrantë pajisen me karta që janë pothuajse të skaduara në momentin që i marrin.

??Baxha theksoi gjithashtu se ashpërsimi i tonit të ministrit Thanos Plevris ndaj emigracionit mund të jetë i lidhur me zgjedhjet e ardhshme. ?

“Jemi një vit përpara zgjedhjeve parlamentare në Greqi, mesa duket politikat ashpërsuese ndaj emigracionit janë ndoshta në kuadër jo vetëm të politikës europiane por edhe fitimit të simpatisë në popull.”

?Ministri ka paralajmëruar masa të rrepta, duke përfshirë deportime, gjoba dhe burgim për ata që nuk rregullojnë statusin, duke e cilësuar rënien e flukseve migratore si një “fitore” të qeverisë Mitsotakis.

“Zgjidhja e vetme është që ne emigrantët të organizohemi në protesta paqësore për t’i dhënë një mesazh qeverisë greke për atë pjesë emigrantësh që kanë kontribuar në mënyrë të ndershme,” përfundoi ajo.

“Të ka mallkuar zoti”/ Reagon familja e Stenaldos pas ofendimit nga Rogerti dhe ka një kërkesë

Pas debatit shokues ku Rogerti i tha Stenaldos se “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim, reagimi nga jashtë ka qenë i menjëhershëm.

Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë llogarinë e tij të Instagramit, kanë bërë një reagim publik duke dënuar rëndë gjuhën e përdorur.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet videoja e momentit të ofendimit, familja shkruan se përdorimi i Zotit për të justifikuar urrejtjen ndaj një personi me aftësi të kufizuara është i papranueshëm.

“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë,” shkruhet në reagim.

Ernest Muçi “çmend” stadiumin, shikoni supergolin e radhës nga lojtari që i mungon Kombëtares (Video)

Trabzonspori ka shënuar golin e epërsisë në Kupën e Turqisë.

Dhe padyshim është ylli kuqezi, Ernest Muçi ai që shënoi një eurogol për Trabzonsporin në minutën e 69-të.

Rezultati është 1-0./IndeksOnline/

Biznesmeni i bleu Porsche drejtoreshës së AKSHI-t

Seanca për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t në Apelin e GJKKO është shtyrë për në 5 shkurt në orën 15.00.

Gjatë seancës të zgjatur për orë me radhë, palët kanë kërkuar zëvendësimin e masave të sigurisë.

Prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ishin të pranishëm në seancë gjatë të cilës nuk pati vendimmarrje, por se gjatë saj janë mësuar prova të reja.

Redaksia ka parët provat e reja, mes tyre ajo e ish-numrin 2 të AKSHI-t Danierl Shima për të cilën u fol për pengmarrje dhe zhdukje.

Shima ka thënë para hetuesve të SPAK se të gjitha veprimet dhe vendimet e mia kanë qenë nën direktivat e eprores sime Mirlinda Karçanaj.

Ai ka folur për biznesmenët në kërkim, por deklarimet lidhur me ta nuk dihen. Daniel Shima ka thënë se AKSHI dirigjohej nga Karçanaj dhe të gjitha vendimmarrjëet e mia dirigjoheshin prej saj.

Zoti Shima është shmangur nga përgjegjësia juridike apo penale, duke thënë se gjithçka urdhërohej nga eprorja ime.

Redaksia ka parë disa prej provave, një prej të cilave është se një kompani ka marrëdhënie tregtare duke marrë një automjet te Porsche Albania në vlerën 38700 euro dhe më pas nga kontrata në kontratë për të humbur gjurmët ky automjet përfundon te Artan Babameto, i cili rezulton bashkëshorti i Mirlinda Karçanaj i cili e blen këtë makinë për 9 mijë euro.

Të gjitha këto kompani janë të lidhura me biznesmenin Ermal Beqiri. Flitet edhe për një kontratë qiramarrje të një apartamenti, e cila edhe pse përfshin kompaninë e zotit Beqiri, lidhet drejtpërdrejtë me kompaninë e zonjës Mirlinda Karçanaj.

Vendimi më 5 shkurt do të jepet nga gjyqtari Florjan Kalaja, ku drejtoresha e pezulluar e AKSHI-t Mirilinda Karçanaj kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”.

Numri dy i policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra.

Nga ana e tyre prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kërkojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese, përkundër pretendimeve të të pandehurve nën argumentin se nuk rrezikojnë të prishin provat.

Sakaq dy biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk kanë bërë ankim në Apel, ndërkohë që ndaj tyre nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë.

Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në formës e grupit të strukturuar kriminal duke abuzuar me tenderat e AKSH-it./Faktor.al

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Projektet e Gjestit marrin gjithmonë vëmendje, por kësaj radhe, kënga e tij më e re “Memories” ka prekur zemrat e të gjithëve.

Dedikimi prekës për vëllain e tij të ndjerë është pritur me një valë dashurie dhe mbështetjeje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Mes mijëra mesazheve ngushëlluese dhe inkurajuese, ai që ka spikatur dhe ka marrë vëmendjen maksimale është reagimi i opinionistit të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari.

Ai zgjodhi pak fjalë, por me peshë të madhe shpirtërore për t’iu gjendur pranë artistit: “Zoti është me durimtarët.”

Ky mesazh nuk mbeti thjesht një koment rasti. Ai është kthyer në “kryefjalën” e postimit, duke grumbulluar një shifër rekord prej mbi 25,000 pëlqimesh.

Ky reagim masiv tregon se ndjekësit jo vetëm që e kanë pëlqyer këngën, por janë bashkuar në një zë me mesazhin e fortë të Arbrit, duke e kthyer atë në komentin më të mbështetur në rrjet.

100 milionë euro! Kompania Izraelite bën investimin gjigand në Shqipëri, më në fund do kemi dhe ne një …

Një kompani izraelite e quajtur ADC do të ndërtojë Datacenterin e parë në Shqipëri. Investimi prej 100 milionë euro do të realizohet brenda Zonës së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik (TEDA), që po ndërtohet në Kashar nga Bashkia e Tiranës.

“Pas marrëdhënieve më të ngushta midis Izraelit dhe Shqipërisë, kompania izraelite ADC është përzgjedhur për të ndërtuar qendrën e parë të të dhënave në vend.

Projekti, i cili do të ndërtohet në një zonë të tregtisë së lirë pranë kryeqytetit Tirana, do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Objekti do të bazohet në procesorët grafikë Robin të Nvidia dhe do të ofrojë 32 megavat, me potencial për t’u zgjeruar në 100 megavat,” shkruan media izraelite Globes.

Një qendër të dhenash është një vendndodhje fizike që ruan makinat kompjuterike dhe pajisjet e tyre përkatëse harduerike.

Ajo përmban infrastrukturën kompjuterike që kërkojnë sistemet IT, siç janë serverat, disqet e ruajtjes së të dhënave dhe pajisjet e rrjetit. Është objekti fizik që ruan të dhënat dixhitale të çdo kompanie.

ADC është në pronësi të përbashkët të Happy Technologies (80%) – një kompani kibernetike dhe informatike në pronësi të Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior; dhe nga kompania konsulente e qendrave të të dhënave DIT (20%), e kryesuar nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.

Qeveria miratoi lejen e ndërtimit për dy muaj

Si një projekt qeveritar në një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, sipërmarrja do të përfitojë nga kushte të favorshme për kompanitë izraelite.

Leja e ndërtimit iu dha kompanisë brenda vetëm 60 ditësh dhe objekti po ndërtohet në 1.8 hektarësh tokë qeveritare (me një opsion edhe për 1.3 hektarësh shtesë) në zonën e tregtisë së lirë TEDA, e cila është në ndërtim e sipër në perëndim të Tiranës.

Për më tepër, infrastruktura e komunikimit dhe energjisë elektrike është hedhur paraprakisht dhe OSHEE është duke ndërtuar një nënstacion të dedikuar elektrik në vend. Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike e Shqipërisë do të ofrojë një objekt të energjisë elektrike të gjelbër nga një burim hidroelektrik.

Në frontin e financimit, ADC ka siguruar një linjë krediti nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për 75% të kostos së projektit.

Edhe para se të përfundojë ndërtimi, qendra e të dhënave ka siguruar tre klientë kryesorë: kompaninë shqiptare të teknologjisë Infosoft, një kompani gjermane magazinimi dhe një klient të qeverisë shqiptare, identiteti i të cilit mbetet konfidencial.

Sipërmarrësit e qendrës së të dhënave i shohin klientët evropianë dhe amerikanë që kërkojnë qendra përpunimi të inteligjencës artificiale të mundësuara nga energjia elektrike e gjelbër si një potencial kyç rritjeje edhe për fazën e zgjerimit.

Qendrat e të dhënave në Evropë janë një zëvendësim për ato në SHBA, të cilat vuajnë nga një pengesë në zhvillimin e qendrave të të dhënave dhe termocentraleve.

Fronti izraelit i biznesit

Izraeli dhe Shqipëria janë afruar ndjeshëm në dy vitet e fundit, veçanërisht pas një sulmi kibernetik iranian në Tiranë në vitin 2022, pas të cilit vendi filloi të përdorë teknologjitë izraelite të sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe organizatat private.

Gjatë luftës, marrëdhëniet midis vendeve përjetuan një ngrohje tjetër të konsiderueshme dhe Shqipëria u dallua si një nga miqtë më të ngushtë të Izraelit në Evropë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Izraelin në kulmin e luftimeve dhe në fjalimin e tij në OKB ai denoncoi Hamasin dhe mbajti gjilpërën e verdhë për lirimin e pengjeve.

Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Elbit Systems nënshkroi një kontratë për të furnizuar sisteme artilerie dhe dronë ushtrisë shqiptare.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 3 Shkurt 2026

Dashi

Prezenca e Venusit ne qiellin e te dashuruarve do beje qe dita te jete me pozitive sot. Do bini ne konsensus me partnerin tuaj dhe nuk priten aspak mosmarrëveshje me te. Beqaret ka shume gjase qe jo vetëm te realizojnë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato. Kujdes!

Demi

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. E ardhmja pritet te jete me e bukur. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe do ndihen mjaft mire me gjithçka qe do ju ndodhe. Financat do jene te mira, por kjo nuk do te thotë qe duke përfituar nga kjo ju te shpenzoni shume marramendëse.

Binjaket

Nëse lidhja juaj është vërtet e forte, do arrije t’i kaloje pa asnjë problem sfidat qe do dalin gjate kësaj dite. Fatmirësisht nuk priten probleme. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha problemet dhe do ndiheni mjaft mire. Mund te shlyeni edhe borxhet.

Gaforrja

Dite goxha e vështire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ja kaloni mire pranë partnerit dhe shpesh do doni te arratiseni nga jeta qe bëni. Beqaret do lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te bëjnë për vete atë qe duan, por ne fakt nuk do jete dhe aq e thjeshte. Ne planin financiar duhet te mateni mire para se te shpenzoni ne mënyrë qe gjendja te mbetet e njëjte.

Luani

Do flisni hapur me njeri-tjetrin gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Shume gjera kane për te marre drejtimin e duhur sot. Beqaret nuk do kenë aspak mundësi te mira për te filluar një lidhje kështu qe me mire te qëndrojnë si janë. Merkuri do jete planeti qe do mundohet t’iu ndihmoje qe financat te përmirësohen.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj dhe do merrni edhe disa vendime shume te rëndësishme qe mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret do e ndryshojnë rutinën e jetës se përditshme fale disa takime mbresëlënëse. Financat do jene goxha me te qëndrueshme se me pare.
Peshorja

Duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse ne te kundërt mund te lindin goxha probleme dhe vështirësi. Beqaret nuk duhet t’i humbin mundësitë qe do iu jepen për takime sepse jo gjithmonë vijnë raste te tilla. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin ashtu si e kishit menduar kështu qe duhet ta shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve.

Akrepi

Do jeni shume rivale gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do pranoje ne asnjë moment te hape rruge. Beqaret do joshen nga persona te shumte, por duhet te mendohen mire dhe te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat për pjesën me te madhe janë te qëndrueshme, gjithsesi mire është te mos kryeni shpenzoni te pamenduara me kujdes.

Shigjetari

Duhet te keni me tepër besim tek partneri juaj sot sepse përndryshe hendeku mund te thellohet akoma me shume. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe as qe do mendojnë te fillojnë një lidhje serioze. Ne fakt kane për te humbur mundësi vërtet te mira. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do jete shume e favorshme.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Edhe për disa kohe nuk do e ndryshoni statusin. Gjendja e te ardhurave do lere goxha për te dëshiruar. Mos u nxitoni me shpenzimet.

Ujori

Dite e mbushur me pasion kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten momente te mrekullueshme pranë personin qe dashuroni kështu qe çdo çast duhet shfrytëzuar. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse realiteti do iu duket akoma me zhgënjyes. Financat do kenë përmirësime te menjëhershme qe dhe ju vete do ju habisin.

Peshqit

OODite e këndshme, por pa ndonjë emocion te madhe kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi do e ruaje gjithë kohës klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë për te filluar një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Financat do jene përgjithësisht te ekuilibruara. Do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet me te nevojshme.

Baret në Tiranë abuzojnë me rritjen e çmimeve, uji më i shtrenjtë se kafeja. Kërkohet ndërhyrje siç ndodhi Greqi

Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë.

Të dhënat nga tregu tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë nga rreth 70-90 lekë që ka qenë deri para një muaji.

Ndërsa në baret e zakonshme të Tiranës një paketim 0.5 litër kushton jo më pak se 90 lekë nga 70 lekë që ishte në fund të 2025.  Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve e Restoranteve tha se, nuk as logjikë, as etikë të rritet çmimi i ujit dhe sidomos në disa raste me shumë se kafeja.

“Po kalojmë në të njëjtën logjike që ka kaluar Greqia kur nisën të abuzonin me çmimin e ujit dhe qeveria atje vendosi një çmim tavan më shumë se 0.5 cent”, tha ai.

Greqia është rasti unik në Europë ku miratoi ligjin që vendosi çmim tavan për ujin e thjeshtë të paketuar (zakonisht 500 ml), rreth 0.50 euro TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante.

Ligji i detyron baret greke që të shënojnë çmimin e ujit në menu me arsyetimin se uji trajtohet si produkt bazë jetese, edhe kur shitet në ambient shërbimi.

Në Francë Ligji detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas  për klientët. Kjo krijon një presion indirekt mbi çmimin e shisheve, por restoranti është i lirë të vendosë çfarë çmimi të dojë për ujin e paketuar.

Marzhi i fitimit për një shishe ujë 0.5 litër nga marketi ose furnitorët e shumicës është i lartë. Nga 35-40 lekë në market uji tani kushton në një dysheme jo më pak se 100 lekë.

Kompanitë e prodhimit të ujit në vend pohuan se nuk e kanë ndryshuar çmimin e furnizimit me shumicë të shishes 0.5 litër, duke transferuar arsyet e rritjes së çmimit tërësisht tek baret dhe restorantet.

Po siç shpjegojnë vetë administratorët e bareve uji u aplikua për të maskuar çmimin e kafesë, i cili është rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkesa për konsum në vend po rritet gjithnjë e më shumë nga turistët.

Për të mbajtur çmimin e kafesë nën kontroll po rritet çmimi i ujit përtej logjikës dhe etikës. Disa bare p.sh. mbajnë paketime të vogla në qelq që kushtojnë shpesh me shumë se kafeja duke i vënë konsumatorët para zgjedhjes së detyruar.

Zoti Jahja bëri thirrje që të bëhet një ndërhyrje e ngjashme me Greqinë, ku uji shpesh ofrohet falas ose me çmim shumë të lirë kundrejt një filxhani kafe që shkon 2.5-4 euro. Megjithatë, në Shqipëri uji i rubinetit nuk është i pijshëm, pavarësisht investimeve të shumta, duke e vështirësuar ndërhyrjen e qeverisë.

Në Shqipëri konsumatorët po përballen me barrë të rëndë të çmimeve të ujit të paketuar, pasi ai që vjen nga rubineti së paku në Tiranë dhe qytetet kryesore nuk është i konsumueshëm. Paketimet 1.5 litër apo më shumë aktualisht shiten në markete edhe me çmime më të larta se ne Europë./ Marrë nga Monitor

“Protothema” sulmon Ramën: E dërguam në Harvard si emigrant, ai tallet me grekët

Gazeta e njohur greke “Protothema” ka publikuar një shkrim të gjatë për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shkrimi mban firmën e Michael Stoukas dhe pikënisjen e ka marrë nga batuta e Ramës bërë pak kohë më parë në Abu Dabi për një gazetar grek të cilit iu drejtua me fjalët: “Mendon se je pasardhës i Aristotelit, por nuk je”.

Në shkrim bëhet një histori e familjes së Ramës, ku për të qenë korrektë ka të vërteta dhe të pavërteta. Autori ka shkuar deri atje sa të thotë se Vunoi i Himarës është një fshat grek dhe se Dardha e Korçës ka qenë e banuar vetëm me grekë.

Inati i disa grekëve nuk del kollaj, as pas shpjegimit të Ramës se ajo që tha në Abu Dabi “ishte një shaka”. Ndoshta këtë herë do ta kuptojë se shakatë me identitetin e popujve, ndonjëherë janë me zarar, sidomos në Ballkan.

Shkrimi i plotë – Edvin Kristaq Rama: E dërguam në Harvard si emigrant dhe ai tallet me grekët

Nga Michael Stoukas

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (parlamenti izraelit). “Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane, dy fëmijët tanë më të mëdhenj janë ortodoksë dhe më i vogli mund të zgjedhë një ditë të bëhet hebre”, – u tha ai deputetëve izraelitë, duke shtuar se Shqipëria ishte i vetmi vend me më shumë hebrenj kur mbaroi pushtimi nazist, për të nënvizuar se shqiptarët qëndruan pranë tyre.

Në mesin e janarit, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Rama i tha gazetarit greko-amerikan John Defterios: “Ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”.

Por a është ai i njëjti njeri?

Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë si Edvin Kristaq Rama. Megjithatë, më 27 nëntor 2002, ai zyrtarisht e ndryshoi emrin në Edi Rama siç njihet sot. Babai i tij ishte Kristaq Rama (1932-1998), i lindur në Durrës. Kristaqi ishte skulptor. Gjatë regjimit të Hoxhës në Shqipëri, ai bëri shumë statuja dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyera me partinë komuniste. Sigurisht, ka disa pika të errëta rreth tij, siç është firma e tij në varjen publike të poetit Havzi Nela.

Babai i tij ishte një idhull për Ramën. Kur Kristaq Rama ndërroi jetë, ai ishte në Paris ku punonte si piktor. Me të mbërritur në Shqipëri, ai hoqi vathin, preu mjekrën dhe flokët e gjatë dhe vendosi të qëndronte në vend. “Erdha në Shqipëri për të varrosur një pjesë të fëmijërisë sime, për të varrosur mikun tim më të mirë, duke kaluar kështu ditën më të vështirë të jetës sime”, – tregoi ai më vonë.

Nëna e Ramës ishte Aneta Rama (1938-2020). Ajo lindi në fshatin Vuno, i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore të vendit. Mbiemri i saj nga babai ishte Koleka. Familja e saj ishte një nga më të shquarat në rajon. Aneta Rama studioi Stomatologji në Poloni.

Xhaxhai i saj ishte Spiro Thoma Koleka (1908-2001), një i diplomuar në universitete italiane, i cili u ngrit në nivelet më të larta të hierarkisë partiake dhe qeveritare shqiptare nën Hoxhën. Jo vetëm që ai mori pjesë në Byronë Politike të Partisë Komuniste të Shqipërisë, por mbajti edhe poste të ndryshme ministrore.

Paraardhësi i saj ishte Spiro Gogo (Giorgou) Koleka (1880-1940). Ai ishte nënkryetar i Senatit të parë Shqiptar (1920) dhe anëtar i parlamentit deri në vitin 1924. Marrja e pushtetit nga Mbreti Zog atë vit çoi në persekutime kundër elementit të krishterë. Spiro Gogo Koleka nuk u pajtua dhe u vetë-mërgua në Austri ku kishte studiuar inxhinieri civile dhe më pas në Kroaci, Itali dhe së fundmi në Korfuz.

Gazetat e kohës e përshkruanin atë si “greku më i ditur” dhe theksonin se ai dënonte persekutimin e të krishterëve në Shqipëri nga myslimanët e vendit të tij. Zogu u rrëzua nga froni në vitin 1939. Në të njëjtin vit, Spiro Gogo Koleka u kthye në atdheun e tij. Megjithatë, shëndeti i tij ishte përkeqësuar rëndë. Ai vdiq në vitin 1940.

Mos ma zgjo të kaluarën.

Për ndonjë arsye të çuditshme dhe të pashpjegueshme, Edi Rama paraqet fakte të ndryshme pa prova rreth paraardhësve të tij. Fshati Vuno, vendlindja e nënës së tij, është thjesht grek. Në regjistrimin e kryer nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në vitet 1913-1914 në Epirin e Veriut, Vunoi përmendet si Vounos.

Ai i përkiste kazasë së Himarës. Kishte 950 banorë, të gjithë grekë dhe 4 shkolla greke. Rama ka deklaruar diçka krejtësisht të ndryshme – se familja Koleka e ka origjinën nga Rajoni i Mirditës në veriperëndim të vendit, domethënë larg rajoneve greke, dhe se mbiemri Koleka vjen nga fjalët Kol Leka.

Por e njëjta gjë ndodh edhe me familjen e babait të tij. Stërgjyshi i Kristaq Ramës ishte mbështetës i pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojtës i funksionimit të shkollave shqipe. Ai vinte nga Berati, i cili ndodhet 70 km në veri të Gjirokastrës dhe 70 km në jug të Tiranës. Prej andej ai u zhvendos në Durrës.

Paraardhës të tjerë të Ramës erdhën nga fshati Dardhë, në jugperëndim të Shqipërisë, pranë Korçës. Në të njëjtin regjistrim (1913-1914), fshati përmendet me emrin Darda në greqisht dhe Dardhë në shqip. Ai i përkiste njërës prej tre kazadave të Korçës. Fshati kishte 1500 banorë. Të gjithë ishin grekë.

Në fakt, në Dardhë kishte 5 shkolla greke. Është karakteristike që në vitet 1913-1914, sipas regjistrimit ndërkombëtar, në Epirin e Veriut vepronin më shumë se 350 shkolla greke dhe vetëm dy shkolla shqipe (të dyja në Korçë)! Pavarësisht të gjithave këtyre, Epiri i Veriut iu dha Shqipërisë me kufij të vizatuar në hartë. Kufijtë e vizatuar në vend (in loco) nuk janë bërë deri më sot…

Basketboll dhe pikturë

Edi Rama është 1.98 m i gjatë (megjithëse vëllai i tij Olsi, i lindur në vitin 1969, thotë se vitet e fundit për shkak të lodhjes dhe orëve të shumta që kalon ulur në zyrë, ka humbur 4 cm). Kështu, ai u përfshi në basketboll. Ai luajti për Dinamon e Tiranës, si dhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Paralelisht me sportin, megjithatë, ai tregoi talentin e tij për pikturë që në vitet e adoleshencës. Ai studioi në Shkollën e Mesme të Arteve “Jordan Misja”, nga e cila u diplomua.

Në vitin 1982, në moshën 18 vjeç, ai u regjistrua në Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas diplomimit, ai punoi si profesor atje. Gjatë atyre viteve, ai filloi të angazhohej aktivisht në çështjet politike, duke organizuar tubime të hapura studentore që kritikonin ashpër qeverinë komuniste të Ramiz Alisë, i cili pasoi Enver Hoxhën pas vdekjes së tij (1985). Esetë nga këto takime u mblodhën në librin “Refleksione”, të cilin Rama e botoi në vitin 1992 së bashku me gazetarin Ardian Klosi. Rama, megjithatë, shmang të flasë shpesh për këtë libër…

Përfshirja e Ramës në politikë filloi me Partinë Demokratike të Sali Berishës, të cilës ai iu bashkua. Megjithatë, ai shpejt pati një mosmarrëveshje serioze me Berishën dhe u largua. Në vitin 1994, Rama u transferua në Francë, duke u përpjekur të fillonte një karrierë si piktor. Ai shoqërohej nga miku i tij Henri Sala, një artist i njohur i video-artit sot. Rama dhe Sala ekspozuan veprat e tyre në galeri të ndryshme franceze.

Megjithatë, ekspozita e parë e pikturës së Ramës, atëherë 26-vjeçar, u zhvillua në Greqi. Konkretisht në Korfuz, në Galerinë Bashkiake në vitin 1990. Në vitin 1997, ai u kthye në Shqipëri për disa ditë për të parë prindërit e tij. Dy burra të panjohur e sulmuan në një rrugë të errët dhe e rrahën barbarisht. Para spitalit, Rama shkoi te një fotograf për të fiksuar imazhin e tij pas rrahjes.

Sulmi ndoshta u krye nga anëtarë të Policisë Sekrete Shqiptare për shkak të disa deklaratave që kishte bërë. Ai duhej të bënte 13 injeksione dhe të qëndronte në spital për disa ditë derisa të shërohej. Pas shërimit të tij, ai u nis përsëri për në Francë. Megjithatë, ai u kthye me nxitim pas vdekjes së babait të tij në vitin 1998 dhe qëndroi përgjithmonë në Shqipëri pas një telefonate të papritur.

Ministria, bashkia dhe Harvardi

Kryeministri i Shqipërisë në vitin 1998 ishte Fatos Nano. Ai e telefonoi Ramën, i cili ishte ende në vend, dhe papritmas i ofroi një pozicion në Këshillin e Ministrave. Konkretisht, Rama mori pozicionin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Shpejt, ai filloi të njihej për veshjen e tij jashtëzakonisht të çuditshme: një bluzë me kapuç ose një jelek shumëngjyrësh, pantallona të gjera dhe çorape të kuqe! Pas kësaj, dhe deri më sot, ai rrallë vesh kostume. Në tetor 2000, Rama ishte kandidat për kryetar bashkie të Tiranës, i mbështetur nga Partia Socialiste. Kundërshtari i tij ishte Besnik Mustafaj, një shkrimtar dhe diplomat. Rama fitoi lehtësisht me 57%.

Sipas koleksionistit shqiptar Gjergji Thimo, Rama u arrestua në Paris në vitin 1993 për vjedhje pikturash, prandaj ai e ndryshoi emrin në vitin 2002.

Pasi mori detyrën, ai vazhdoi me shembjen e shumë ndërtesave të paligjshme dhe restaurimin e zonave në qendër të Tiranës dhe lumit Lana që rrjedh përmes qytetit në formën e tyre origjinale. Ai mbolli mijëra pemë, zgjeroi rrugë dhe hapi rrugë të reja, duke e bërë Tiranën një qytet tërheqës. Në vitin 2004, ai u nderua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në atë kohë, diplomati ganez Kofi Annan (1938-2018) me Çmimin e parë Botëror të Kryetarit të Bashkisë.

Ai u rizgjodh kryetar bashkie i qytetit në vitin 2003 dhe 2007. Pas rizgjedhjes së tij të parë, në vitin 2003, ai u ftua të ndiqte leksione për kryetarët e bashkive në Harvard. Ishte “Programi Kokkalis”, domethënë Greqia që e ftoi, pasi në atë kohë vendi ynë mbante marrëdhënie shumë të mira me vendet e Ballkanit dhe ekonomia greke kishte bërë hapa të mëdhenj në ekstraversion në rajon.

Në fakt, thuhet se pjesëmarrja e tij në atë program kishte të bënte me origjinën greke të nënës së tij, të cilën ai e mohon me zell… Deri në vitin 2009, Rama vinte rregullisht në Greqi pa bërë deklarata për… pasardhësit e Platonit, zakonisht pas një ftese nga George Papandreu, i cili e vlerësonte stilin e tij jokonvencional. Vihet re se në fillim të shekullit tonë, ndikimi i Greqisë ishte shumë i madh në të gjithë rajonin. Që atëherë, Turqia e Erdoganit ka investuar shumë në afrimin e njerëzve si Rama me Ankaranë.

Rama bëhet kryeministër

Pas disfatës së socialistëve në vitin 2005, Nano dha dorëheqjen. Edi Rama, me 297 vota kundër dhe 151 vota kundër, u bë kryetar i Partisë Socialiste. Në të njëjtën kohë, ai mbajti edhe detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Partia Socialiste u mund ngushtë nga Partia Demokratike e Sali Berishës mes akuzave për mashtrime në Fier nga ana e Ramës. Më në fund, në vitin 2013, Rama fitoi zgjedhjet dhe u betua si kryeministër (11.9.2013). Greqia kishte mbushur 3 vjet në memorandume dhe ndikimi i Turqisë në Ballkan ishte maksimizuar. Rama i tregoi qëllimet e tij që në fillim.

4 qëllimet e tij kryesore ishin: integrimi i plotë në Bashkimin Evropian, rigjallërimi ekonomik, rivendosja e rendit publik dhe demokratizimi i institucioneve shtetërore. Rama fitoi edhe 3 zgjedhje të tjera: në vitin 2017, 2021 dhe 2025. Ai është kështu politikani i parë që bëhet kryeministër në Shqipëri 4 herë.

Gjatë mandatit të tij 12-vjeçar deri më tani, ai arriti zhvillimin ekonomik të vendit të tij, arriti një goditje të fortë ndaj rrjetit të drogës me operacionin “Lazarat” në vitin 2014, megjithatë, tregtia e paligjshme e drogës gjatë mandatit të tij u rrit ndjeshëm. Në vitin 2017 ajo përfaqësonte 1/3 e PBB-së së Shqipërisë.

Është karakteristike që Ministri i Brendshëm nga viti 2013 deri në vitin 2017, Saimir Tahiri, u akuzua dhe u dënua për pjesëmarrje në trafikun e drogës. Ulja e papunësisë dhe disa shkurtime në Departamentin e Drejtësisë janë regjistruar si aspekte pozitive të qeverive Rama. Megjithatë, kohët e fundit ai dhe qeveria e tij janë vënë në shënjestër nga opozita për korrupsion. Demonstratat dhe incidentet tani janë të shpeshta në vendin fqinj dhe zhvillimet janë të paparashikueshme.

Rama dhe gratë e tij

Edi Rama është martuar dy herë, nga të cilat ka dy djem: Gregun dhe Zahon. Në të njëjtën kohë, ai e konsideron Rean, vajzën e gruas së tij të dytë nga martesa e saj me Thanas Xhillarin, si fëmijën e tij. Le të shohim më shumë detaje. Në vitin 1986, Rama u martua me aktoren Matilda Makoçi, një vit më të madhe se ai. Çifti pati Gregorin ose Gregun. Në vitin 2019, tërmeti vdekjeprurës në Durrës “goditi” edhe familjen Rama, pasi partnerja e Gregut, Kristi Reçi, ishte midis viktimave. Edi Rama dhe Matilda Makoçi u divorcuan në vitin 1991.

Në Francë, Rama u lidh me Evën, një piktore gjermane jo-konformiste, e cila e shoqëroi atë në Shqipëri kur u kthye në atdhe (1998). Megjithatë, Eva nuk mundi të qëndronte në vendin fqinj për më shumë se një vit dhe u largua nga Rama, i cili më pas u lidh me prezantuesen Rudina Magjistari për 5 vjet. Edhe kjo lidhje përfundoi në mënyrë të palavdishme.

Në vitin 2010, Rama u martua me ekonomisten e njohur shqiptare Linda Basha. Nga martesa e tyre ata patën një djalë, Zaho Rama, i cili, së bashku me Rean, vajzën e Bashës nga martesa e saj e parë, janë tre fëmijët e tij, të cilëve Rama iu referua gjatë fjalimit të tij në Knesset disa ditë më parë.

A i mbrojtën shqiptarët, hebrenjtë?

Shqipëria ka pohuar prej kohësh, siç bëri Rama gjatë fjalimit të tij në Knesset, se është i vetmi vend që “kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim të saj”. Ndoshta shumë veta imagjinojnë se këta ishin mijëra hebrenj që gjetën strehim në Shqipërinë mikpritëse. Por cila është e vërteta?

Nga viti 1933 deri në vitin 1939, Mbreti Zog i ftoi hapur hebrenjtë të vendoseshin në vend dhe u ofroi atyre mbrojtje. Kur italianët pushtuan Shqipërinë në vitin 1939, ata kërkuan riatdhesimin e çdo hebreu të huaj. Por kjo nuk ndodhi, pasi shqiptarët në të vërtetë i ndihmuan ndjeshëm hebrenjtë. “Besa” shqiptare luajti rolin e saj. Përkundrazi, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët, jo vetëm hebrenjtë, por edhe shqiptarët që i ndihmuan ata, ishin në rrezik të ekzekutoheshin. Dhe për fat të keq, disa hebrenj u identifikuan dhe u dërguan në Dachau, ku vdiqën.

Nga ana tjetër, regjimi i Hoxhës nuk ishte aspak miqësor me hebrenjtë. Sidomos pas vitit 1967, kur Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë, besimtarët e çdo feje, dhe hebrenjtë midis tyre, u persekutuan. Pas rënies së regjimit komunist, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë u larguan nga vendi, kryesisht për në Izrael. Në vitin 1939, në Shqipëri jetonin 200 hebrenj, ndërsa në fund të Luftës së Dytë Botërore ishin rreth 2000.

Nuk ka një numër të madh hebrejsh që u shpëtuan nga shqiptarët, të cilët në të njëjtën kohë fshehin trajtimin e tyre të mjerueshëm nga regjimi i Hoxhës. Sot, në Shqipëri jetojnë 40-60 hebrenj… 

Edi Rama ndjek vazhdimisht një politikë pro-turke, duke pasur marrëdhënie shumë të ngushta me Tayyip Erdoganin, ndërsa për vite me radhë ka treguar një antipati të pakuptueshme për gjithçka greke. Ndoshta kjo është arsyeja e teorive të ndryshme rreth origjinës së tij që ai paraqet pa prova, pasi nga ana e nënës së tij ai sigurisht që ka rrënjë greke, ndërsa origjina e paraardhësve të tij nga ana e babait të tij nga Dardha, një fshat thjesht grek, ndoshta tregon se diçka e ngjashme po ndodh edhe në këtë anë.