Karamuço jep lajmin e rëndë: Ajo çfarë që disponon SHBA-ja mund të sjellë

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një analizë të gjerë për Euronews Albania mbi arsenalin modern të armëve dhe rreziqet që ato mbartin, që i dipsonon SHBA-ja duke paralajmëruar se përdorimi i tyre mund të çojë botën drejt një konflikti global.

Karamuço kujtoi se armët e shkatërrimit në masë atomike, biologjike dhe kimike, kanë qenë gjithmonë një kërcënim për njerëzimin. Ai solli në vëmendje përdorimin e armëve kimike nga Iraku ndaj Iranit gjatë viteve ’80, të cilat sot konsiderohen krim lufte. Por sipas tij, përveç këtyre, ekzistojnë edhe armë të tjera po aq të frikshme, që nuk klasifikohen si armë të shkatërrimit në masë, por kanë efekte të ngjashme në zona të kufizuara.

Ndër to, Karamuço përmendi:

Armët radiologjike, që nuk shkaktojnë shpërthim atomik, por shpërndajnë mbetje radioaktive në terren, duke sjellë pasoja afatgjata për njerëzit dhe gjallesat.

Armët elektromagnetike, të cilat paralizojnë sistemet e radarëve dhe komunikimit, duke bërë “shutdown” të plotë të infrastrukturës ushtarake.

Bombat termobarike, që arrijnë temperatura mbi 3000 gradë dhe përthithin oksigjenin, duke shkaktuar shkatërrim masiv në lagje të tëra.

“Me lagje të tëra mund të rrafshohen dhe me me mijëra njerëz mund të vdesin vetëm nga një bombë e tillë. Nuk janë ardhur shkatërrimit në masë, por kanë pothuajse atë të njëjtin efekt, por për zona të kufizuara dhe janë shumë armë të frikshme. Është përdorur një nga këto armë ose më mirë dyshohet gjatë kësaj lufte u përdor në një bombardim, por u pa me skepticizëm, me pikëpyetje, sepse nuk dolën pamjet e plota se çfarë efekti kishte”-tha Karamuço

Armët antibunker, të projektuara për të depërtuar në thellësi, por që në zona të banuara mund të shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme.

Karamuço rikthen një deklaratë të Trump para disa kohësh të cilën e mbajti disa orë pasi arrestoi Maduron duke thënë se askush të mos guxojë të na sulmojë sepse Amerika ka armë të reja sekrete.

“Trumpi foli për herë të parë për disa armë të reja sekrete të cilat ai tha që bota nuk i di end po ne i kemi dhe mos i shkoj mendja njeriut që të na sulmojë. Po deri më sot nuk ka një të dhënë, pra mbahet një sekret ushtarak i plotë, se çfarë arme tjetër të shkatërrimit në masë përveç këtyre që unë përmenda ka që nuk japin efekte në rajon, por vetëm në zonat ku godasin në zona të caktuara. Kjo ka ngelur një enigmë shumë e madhe. Edhe analistët në Shtetet e Bashkuara thonë që mund të por që ne nuk i njohim.”-tha ai.

Ai shtoi se ekzistojnë edhe armë sekrete, të panjohura për publikun, për të cilat nuk ka të dhëna të plota, por që sipas analistëve mund të kenë efekte të vazhdueshme dhe shkatërruese, si bombat thërrmuese që shpërthejnë për orë të tëra duke zgjeruar diametrin e shkatërrimit.

“Nëse përdoren këto armë, do të jetë pragu i Luftës së Tretë Botërore. Nuk duhet të përdoren, sepse prishen të gjitha ekuilibrat globalë dhe bota do të përballet me një realitet krejtësisht të ri”, u shpreh Karamuço.

Eksperi i sigurisë Ervin Karamuço theksoi se tensionet aktuale dhe retorika e liderëve botërorë e bëjnë këtë rrezik më të prekshëm se kurrë, duke paralajmëruar se çdo veprim i pamatur mund të sjellë pasoja katastrofike për njerëzimin.

SHBA i arrestoi…/ Jeta luksoze e mbesës së gjeneralit të vrarë iranian, avionë privatë e makina të shtrenjta! (FOTO)

Mbesa e gjeneralit iranian të vrarë në janar të 2020-ës, Qasem Soleimani dhe vajza e saj janë arrestuar nga agjentët e ICE, njoftoi të shtunën Departamenti amerikan i Shtetit.

Ajo bënte një jetë luksoze në Los Angeles dhe në Instagram kritikonte SHBA-të duke i quajtur “Satani i Madh”

Hamideh Soleimani Afshar, e cila dyshohet se bëri festë për suImet ndaj ushtarëve dhe bazave ushtarake amerikane, dhe vajzës së saj Sarinasadat Hosseiny, u është revokuar “Green Card” për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin iranian.


“Teksa jetonte në Shtetet e Bashkuara, ajo promovonte propagandën e regjimit iranian, festoi për sulmet kundër ushtarëve amerikanë dhe objekteve ushtarake në Lindjen e Mesme, vlerësonte Udhëheqësin e ri Suprem iranian, e denonconte Amerikën si “Satani i Madh” dhe shprehte mbështetjen e saj të palëkundur për Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane, një organizatë e përcaktuar si terroriste”, – thuhet në një letër të Departamentit amerikan të Shtetit që konfirmonte arrestimet.

Afshar, 47 vjeç, hyri në SHBA në vitin 2015 me një vizë turistike, iu dha azil në vitin 2019. Ajo siguroi një Green Card në vitin 2021 nga administrata Biden. Ajo bëri të paktën 4 udhëtime për në Iran që kur mori Green Card, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Hosseniy, 25 vjeçe, hyri gjithashtu në SHBA në vitin 2015 me vizë studentore. Ajo u bë mbajtëse e Green Card në vitin 2023.

Personaliteti i saj në internet ishte në kundërshtim me Islamin Shiit që përqafonte nëna e saj. Fotot në rrjetet e saj sociale, të cilat ajo i ka fshirë më pas, tregojnë bukuroshen me bikini, duke treguar tatuazhet e barkut apo duke pushuar në një skuter uji me rroba banje. Postime të tjera në Instagram tregojnë Hosseiny-n duke kaluar kohë në klube në Miami, duke bërë pushime në Alaska dhe duke festuar në Las Vegas.

“Është një privilegj të të jepet një Green Card për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse kemi arsye të besojmë se një mbajtës i kartës jeshile përbën një kërcënim për SHBA-në, karta jeshile revokohet”, tha për “The Post”, Lauren Bis, një zëdhënëse e DHS-së.

Departamenti i Shtetit iu referua gjithashtu jetës ekstravagante të Afsharit në Los Angeles, të cilën ajo dyshohet se e dokumentonte shpesh në llogarinë e saj në Instagram, e cila me sa duket është fshirë gjithashtu.

47-vjeçarja u pa nga “The Post” të shtunën jashtë banesës së saj me dy dhoma gjumi në zonën e Tujungas, duke futur me nxitim çanta firmato të Louis Vuitton dhe Hermes në makinën e saj Tesla Model 3, disa orë pasi arrestimi i saj u njoftua publikisht.

Fqinjët i thanë “The Post” se Afshar jetonte në një apartament me oborr në Plainview Avenue, afërsisht 20 milje në veri të qendrës së Los Angeles. Vajza e Afsharit u ndalua nga ICE teksa po drejtonte makinën.

“Vajza jeton në Hollywood. I dashuri më tha se ai dhe Sarina po udhëtonte me makinë jashtë shtëpisë kur u përplas nga makinat e ICE-së. Ai tha se agjentët po kërkonin të dinin se ku ishte nëna”, – tha një fqinj.

Fotot e Afsharit në rrjetet sociale tregojnë shijen e saj për makina dhe veshje të shtrenjta, të cilat do të ishin të paligjshme në Republikën Islamike. Në një foto, Afshar tregon një dorë me bizhuteri ari, thonj të rregulluar dhe një bluzë me kapuç Louis Vuitton.

Në një tjetër foto nga Instagrami i saj, ajo pi një shishe shampanjë në shkretëtirë pranë një helikopteri.

Burri i Afsharit, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga Departamenti i Shtetit, tani i ndalohet gjithashtu hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio përshëndeti urdhrin e largimit teksa lufta e përbashkët SHBA-Izrael me Iranin ka hyrë në javën e saj të gjashtë.

“Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet shtëpi për shtetas të huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, shkroi Rubio në X.

Muajin e kaluar, Departamenti i Shtetit i dha fund gjithashtu statusit ligjor të Fatemeh Ardeshir-Larjiani, vajzës së ish-Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larjiani.

Larijani, një person i vijës së ashpër të regjimit, i cili u konsiderua udhëheqës de facto pas sulmit izraelit që vrau Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, u vra më 16 mars nga sulmet ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit.

Qasem Soleimani, i cili drejtoi forcën famëkeqe Quds në Gardën Revolucionare Iraniane, u vra në një sulm me dron të urdhëruar nga Presidenti Trump në Irak në vitin 2020 pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.

Shtetet e Bashkuara pohuan se Soleimani ishte një objektiv i vlefshëm, duke pretenduar se ai po planifikonte sulme ndaj diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë në Irak.

Irani nuk e ka harruar udhëheqësin e tij, duke i vënë emrin “Haj Qassem” një modeli të ri të raketave balistike që janë hedhur ndaj Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve FARS, këto raketa janë të projektuara për t’iu shmangur sistemit mbrojtës të shtetit hebre, Kupolës së Hekurt./NYPost

Galeria fotografike (

1 / 15

)

HABlT 28-υj eçarja: l D ASΗURl im e ka sh umë të υogëI, s’më këηaq. Ja çfarë b. ëra…

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim. Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo lodër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.

Më pëlqen shumë dhe mùnd të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy muaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç. 

Përgjigja e DEIDRE: Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij. 

“Ziejnë” mediat italiane: Bukuroshja shqiptare në një Iidhje me këngëtaren e njohur italiane (Foto)

Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po forcohen gjithnjë e më shumë, pas postimeve të fundit në rrjetet sociale që kanë ndezur interesin e fansave.

Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente intime dhe relaksuese, veçanërisht ato në pishinë, janë interpretuar nga publiku si një konfirmim jozyrtar i marrëdhënies së tyre. Imazhet, disa prej tyre provokuese, u bënë virale brenda pak orësh.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të qartë publike, afrimiteti i dukshëm ka nxitur reagime të shumta online dhe diskutime të gjera mes fansave.

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Nuredini foli për raportin me këngëtaren italiane, duke e përshkruar si një lidhje që “shkon përtej skenës”.

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht. Në skenë, u ndjeva e lirë të isha vërtet vetvetja, gjë që nuk është gjithmonë e garantuar,” u shpreh ajo.

Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet ende pa një etiketë zyrtare. Megjithatë, heshtja e tyre duket se vetëm sa e shton kuriozitetin, ndërsa fansat vazhdojnë të analizojnë çdo postim dhe dalje publike.

Kush është Franceska Nuredini?

Franceska Nuredini është një balerinë profesioniste 23-vjeçare me prejardhje shqiptare, e cila është bërë një nga fytyrat më të njohura të trupës së vallëzimit që shoqëroi Elodie-n në turneun e saj të fundit.

Ajo e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël, duke e kthyer pasionin për vallëzimin në profesion pas viteve intensive trajnimi.

Gjatë karrierës së saj, ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës italiane si J-Ax dhe Sfera Ebbasta.

Sipas raportimeve, marrëdhënia e saj me Elodie mund të ketë nisur në fund të vitit 2025, gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta në Tajlandë, ku afrimiteti mes tyre u bë gjithnjë e më i dukshëm.

Për Nuredinin, vallëzimi nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e rastësishme.

“E doja, më erdhi natyrshëm,” tregon ajo, duke kujtuar vitet kur shkolla e vallëzimit u bë e gjithë bota e saj për shtatë vite me radhë.

“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një
“Ziejnë” mediat italiane: Balerina shqiptare në një

“Nëse Big-u dhe Ferma transmetoheshin në të njëjtën orë, kë do të ndiqnit?”/ Ja kë zgjedh publiku

Beteja e vërtetë e audiencës mes dy reality show-ve më të ndjekur të momentit po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Ndërsa “Big Brother VIP” ka një historik të konsoliduar, “Ferma VIP” po tregon se është një konkurrent tepër i fortë që po arrin të rrëmbejë vëmendjen maksimale të publikut.

Kjo u vu re së fùndmi përmes një sondazhi masiv të hapur në internet, i cili u shtroi ndjekësve një pyetje mjaft të drejtpërdrejtë: “Nëse Big-u dhe Ferma transmetoheshin në të njëjtën orë, kë do të ndiqnit?”

Interesi për të shprehur preferencën ka qenë i jashtëzakonshëm, duke grumbulluar plot 10 mijë vota në total. Rezultatet e këtij votimi kanë treguar një garë të ngushtë, por që në fund ka anuar nga formati i ri.

Konkretisht, 52% e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur të ndjekin dinamikat e “Ferma VIP”, duke lënë pas me 48% të votave “Big Brother VIP”.

Ky rezultat tregon qartë se ngjarjet e fundit në “Fermë”, debatet mes banorëve dhe sidomos hyrjet e bujshme të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm kuriozitetin e shikuesve, duke bërë që spektakli të fitojë një terren mjaft të rëndësishëm në preferencat e publikut shqiptar.

“SHBA nuk tërhiqet nga ‘non grata’”, Antony Blinken “vulos” fatin politik të Sali Berishës: S’kam pasur kurrë asnjë dyshim

Në maj të vitit 2021, sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, njoftoi se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, së bashku me familjen e tij, ishte shpallur i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse kanë kaluar rreth pesë vite nga ai vendim dhe pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta kundërshtuar atë, qëndrimi i diplomacisë amerikane mbetet i pandryshuar.

Gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of PoIitics”, Blinken e rikonfirmoi se i qëndron plotësisht vendimit të marrë në vitin 2021, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës.

Ai nënvizoi se ky qëndrim nuk lidhet me ndryshime politike apo rrethana të reja, por me vlerësimin e bërë në atë kohë, për të cilin vijon të mendojë njësoj edhe sot.

“Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak”, është shprehur Blinken para një auditori të mbushur plot në Harvard, duke theksuar më tej se vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës lidhet me problemet që ka ish-kryeministri dhe jo me qasjen e administratës amerikane, duke shtuar kështu se nuk sheh asnjë arsye për ta rishikuar atë.

Kjo pyetje drejtuar Blinken u bë nga një shtetas shqiptar, Fatjon Semanjaku, i cili gjatë ndërhyrjes së tij tregoi se kishte kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe sipas tij u përball me një qeveri të lidhur me mafian.

Pjesë nga biseda:

Fatjon Semanjaku: Mirësevini z. Blinken. Unë jam Fatjon Semanjaku, shtetas amerikan me origjinë nga Shqipëria dhe student i diplomuar këtu në Harvard. Vitin e kaluar ndërpreva studimet në Harvard për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare në vendin tim, i cili prej 14 vitesh qeveriset me një stil makiavelist i përzier me krim dhe korrupsion masiv nga një sundimtar që i ka kthyer zgjedhjet në një farsë.

Gjatë fushatës sime ekspozova lidhjet e mafias me qeverinë dhe zgjedhjet dhe në kulmin e fushatës u arrestova nga policia në qendër të qytetit tim. Pyetja ime është, ju e keni mbështetur këtë sundimtar në dy raste, së pari kur sanksionuat rivalin e tij, figurën historike të së djathtës, Zotin Berisha, dhe së dyti kur e quajtët lider të shquar.

Dua të di sa i “shquar” duhet të jem që dyert e Zyrës Ovale të hapen në rast se bëhem kryeministër i Shqipërisë kur në Shtëpinë e Bardhë rikthehet fraksioni mafioz i George Soros i së majtës së sotme shumë shumë shumë malinje?

David Sanger: Ok, kështu që kemi një pyetje për strategjinë e madhe dhe një pyetje për Shqipërinë.

Blinken: Ju thatë që mund të zgjedh përgjigjen që dua t’i përgjigjem. Shikoni, para së gjithash më vjen shumë, shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi.

AKU i bllokoi 4 ton bimë medicinale, reagon Ylli Merja: Kontrolli ishte i befasishëm

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka zbuluar dhe bllokuar në ambientet e një magazine të subjektit “Merja”, një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara bimësh të thata, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketë, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën dhe përbërjen e tyre.

Këto bimë u bllokuan duke mos u lejuar tregtimi i tyre. Në lidhje me këtë, mjeku popullor Ylli Merja ka folur sot në “Shqipëria Live”, duke thënë se është befasuar pasi asnjëherë më parë nuk ka patur probleme gjatë kontrollit të AKU-së.

“Ne kemi një aktivitet të licencuàr dhe të ligjëruar që prej vitit 2008. Nuk kam patur asnjëherë probleme. Para disa ditësh bëhet një kontroll nga AKU. Ne kemi mbajtur një sistem të dhënash ku mbanim nën kontroll si fermerët nga merrnim bimët dhe pagesat, ashtu edhe kushtet. Materiali i bimëve medicinale grumbullohet fillimisht, më pas pastrohet dhe kalon në një dhomë tjetër ku ndahet dhe i vendosen etiketat, e më pas seleksionohet. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur bimët janë të miksuara. Nuk e di pse u ndalua. Ndoshta ata duan një etiketë ku shkruhet ‘në gjysmën e prodhimit’. Më parë nuk ma kanë kërkuar. Kontrolli ishte i befasishëm. Ne produktin e blejmë nga fermerët shqiptarë por dhe e importojmë. Importi është me dokumente, ndërkohë tek fermerët vetëm është bimë e egër dhe ne nuk marrim etiketë. Nga ata marrim nipt-in, produkti pastrohet dhe më pas ndahet e përpunohet. Kontrolli i fundit para këtij rasti ishte në vitin 2025. Aty nuk ka asnjë toksinë. Le të shkojmë ta analizojmë. Punonjësit e AKU nuk kanë marrë asnjë kampion. Kanë kërkuar vetëm etiketa, pyetën çfarë çajrash ishin. Unë do e ndjek këtë punë duke marrë mostra dhe duke i dërguar në laborator për të bërë analizën biologjikë për nivelin e toksicitetit. Burrërisht betohem që nëse del diçka e tillë unë mbyll biznesin”- tha ai.

Pa vula në pasaportë dhe më shumë kontrolle: Si do ndryshojë udhëtimi në Europë nga 10 prilli

Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim.

Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së, i cili filloi një shpërndarje graduale më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende evropiane, do të bëhet plotësisht funksional që nga 10 prilli 2026.

Kjo do të thotë që vulat e pasàportave do të zëvendësohen me hyrje dhe dalje të regjistruara në mënyrë dixhitale, së bashku me refuzimet e hyrjes për udhëtarët me qëndrim të shkurtër jo-BE.

Informacioni biometrik si imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku me të dhënat personale nga dokumenti i udhëtimit që përdoret, do të regjistrohen gjithashtu.

Ky sistem i ri është zbatuar për të modernizuar sistemet e sigurisë kufitare dhe të imigracionit të BE-së, si dhe për të zvogëluar krimin dhe mashtrimin dhe për të identifikuar rreziqet e sigurisë.

Që nga fillimi i zbatimit, sipas Komisionit Evropian, më shumë se 24,000 personave u është refuzuar hyrja për shkak të arsyeve si dokumente të skaduara dhe false, ose për shkak të pamundësisë për të justifikuar plotësisht arsyen e vizitës së tyre. Gjithashtu, më shumë se 600 persona janë identifikuar si persona që paraqesin rreziqe sigurie për Evropën.

Për kë zbatohet EES dhe kush është i përjashtuar?

Sistemi EES zbatohet për qytetarët jo-BE/Shengen që shkojnë në vendet e Shengenit ose të BE-së për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Kjo përfshin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza , pavarësisht nëse udhëtojnë për turizëm apo biznes. Kjo vlen edhe për njerëzit që zotërojnë prona në BE, por nuk kanë leje qëndrimi.

Megjithatë, Irlanda dhe Qiproja janë të përjashtuara nga përdorimi i EES, që do të thotë se ato do të vazhdojnë me kontrollet manuale të pasaportave.

Disa njerëz janë të përjashtuar edhe nga EES.

Këtu përfshihen qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe të Shengenit, si dhe personat me viza afatgjata ose leje qëndrimi nga këto vende, përfshirë shtetasit jo-BE.

Në mënyrë të ngjashme, anëtarët e familjes së shtetasve të BE-së, të cilët mbajnë një kartë qëndrimi nga një prej këtyre vendeve, janë të përjashtuar, së bashku me banorët vendas me leje të vlefshme të trafikut kufitar lokal.

Anëtarët e ekuipazhit të trenave dhe aeroplanëve në udhëtime ndërkombëtare janë gjithashtu të përjashtuar, së bashku me personelin e forcave të armatosura dhe familjet e tyre në punët e Partneritetit për Paqe ose të NATO-s.

Mund të ketë gjithashtu disa përjashtime për udhëtimet ditore për kroçerat që fillojnë dhe mbarojnë jashtë zonës Shengen.

Shtetasit e Andorrës, San Marinos, Qytetit të Vatikanit dhe Monakos nuk do të duhet të kalojnë nëpër EES.

A do të ketë vonesa në aeroporte për shkak të EES?

Ka të ngjarë të ketë vonesa të konsiderueshme në aeroporte në muajt e parë të funksionimit të plotë të EES-së, pavarësisht premtimit të BE-së për të lejuar njëfarë fleksibiliteti për të marrë parasysh radhët e tepërta të verës.

“Kohët e pritjes tani po arrijnë rregullisht deri në dy orë në orët e pikut të trafikut, me disa aeroporte që raportojnë radhë edhe më të gjata”, thanë shoqata e aeroporteve ACI Europe dhe Airlines for Europe (A4E) në një deklaratë të përbashkët .

Një nga arsyet kryesore për më shumë vonesa është se të gjithë pasagjerët e vendeve të treta janë detyruar të regjistrohen përmes EES që nga 31 marsi.

Më parë, autoritetet e kontrollit kufitar ishin në gjendje të pezullonin proceset EES plotësisht ose pjesërisht gjatë orareve të pikut të udhëtimit. Megjithatë, kjo nuk do të jetë më e mundur nga 10 prilli e tutje.

Kjo do të thotë që udhëtarët ka shumë të ngjarë të duhet të arrijnë në aeroport rreth një orë e gjysmë deri në dy orë më herët se zakonisht, për të marrë parasysh vonesat specifike të EES pas 10 prillit.

Megjithatë, këto vonesa ka të ngjarë të lehtësohen në afat të mesëm, sapo proceset e EES të jenë më të lehta.

Ndërkohë, shoqatat e aeroporteve dhe linjave ajrore po vazhdojnë t’i kërkojnë Komisionit Evropian që t’u lejojë autoriteteve të kontrollit kufitar të pezullojnë pjesërisht ose plotësisht EES kur është e nevojshme për të gjithë sezonin e verës 2026.

A ju nevojitet një pasaportë biometrike për EES-in?

Pasaportat biometrike nuk kërkohen rreptësisht për EES-në. Ato nevojiten vetëm për të përdorur kioskat e vetëshërbimit për regjistrim dhe hyrje më të shpejtë.

Mbajtësit e pasaportave standarde duhet të përdorin kabina me personel për regjistrimet fillestare dhe të japin një foto dhe gjurmët e gishtërinjve.

Këto të dhëna do të ruhen për tre vjet, duke i bërë kontrollet e ardhshme dukshëm më të shpejta. Udhëtarëve që refuzojnë të japin të dhëna biometrike do t’u refuzohet automatikisht hyrja.

Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtërinjve, por prapëseprapë duhet të fotografohen.

A duhet të regjistrohem paraprakisht për EES?

Nuk keni nevojë të regjistroheni paraprakisht për EES, pasi regjistrimi bëhet në kufi kur mbërrini në BE.

Procesi i regjistrimit varet nëse keni një pasaportë biometrike apo standarde, siç është detajuar më sipër.

Megjithatë, ekziston një mundësi tjetër për udhëtarët që duan një proces më të shpejtë.

Aplikacioni celular Travel to Europe , një aplikacion zyrtar i BE-së i projektuar posaçërisht për sistemin EES, u lejon udhëtarëve të vendeve të treta të regjistrojnë paraprakisht fotot biometrike dhe të dhënat e pasaportës 72 orë para mbërritjes, për të përshpejtuar kontrollet kufitare.

Megjithatë, kjo nuk zëvendëson intervistën e kërkuar të kontrollit kufitar.

Aktualisht, është i disponueshëm vetëm në disa vende si Portugalia dhe Suedia, me plane për ta zgjeruar aplikacionin në të gjithë BE-në.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga Google Play ose Apple App Store, ku përdoruesit duhet të plotësojnë një pyetësor hyrës dhe të bëjnë një selfie për të konfirmuar identitetin e tyre .

“Ti e ke bërë me Edi …?”- Ilir Vrenozi kap në befasi poeten Mimoza Ahmeti. Ja reagimi i saj!

Poezja Mumoza Ahmeti ishte e ftuar në panelin e “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Channel, ku edhe komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga ky i fundit

Duke sjellë një rrëfim personal mbi mënyrën se si ajo e percepton një situatë të tillë, Ahmeti u kap në befasi nga pyetja e Iliri Vrenozit nëse ishte puthur ndonjëherë në buzë me kryeministrin Edi Rama. “Ah sikur…, por nuk ishte” u përgjigj ajo duke qeshur.

Ahmeti: Për puthjen kam një vàriant, thashethemet janë hapur. Herën e parë tregova një histori për njërin që më donte dhe ishit kuriozë. Po ai më rrëmbeu puthjen ndërkohë që unë nuk isha dakord dhe për më tepër që s’më pëlqeu fare. Se ndodh ta rrëmbesh po ndoshta dhe të pëlqen. Dhe unë nuk e konsideroja puthje, ndërsa ai po. Shoku i tij më tha ‘jeni puthur’. Unë i thashë ‘jo’, sepse nuk e konsideroja. Sepse kemi përfytyrimet dhe shijet. Përveç se ma rrëmbeu, se ishte dhe puthja me parë, unë mbeta pa numër. Kështu që puthja e parë u dogj, isha 16 vjeçe.

Vrenozi: Mos më thuaj që je puthur me Edi Ramën?!

Ahmeti: A sikur.. (qesh) po nuk ishte. Përveç kësaj më la një shije fizike shumë të keqe. Bleva pastën e  parë të dhëmbëve, të dytën… Isha e revoltuar nga shija e pakëndshme.

U arrestua për Iëndë n¤rkotike, 22-vjeçarja rikthehet në shtëpi pas një viti bùrgosje në Dubai

Isabella Daggett, 22-vjeçarja britanike e cila u arrestua për drogë, është kthyer në shtëpi pas pothuajse një viti në një burg të ashpër në Dubai.

22-vjeçarja nga Leeds u arrestua pesë javë pasi kishte shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për një punë të re si konsulente rekrutimi.

Pavarësisht se akuzat ndaj saj u hoqën në janar, ajo u lejuan të largohej nga Dubai vetëm këtë javë.

Autoritetet i kanë vendosur edhe një gjobë prej rreth 3,000 paundësh për qëndrimin jashtë afatit të vizës gjatë kohës që ishte në burg. Familja e saj ka deklaruar se Isabella nuk kishte përdorur asnjëherë lëndë narkotike dhe se ishte e pafajshme.

Familja ka treguar gjithashtu për kushtet e tmerrshme të burgut, ku Isabella nuk kishte mundur të lahej apo të ndryshonte rrobat për muaj me radhë.

Një mik i familjes tha për Daily Mail: “Të gjithë menduan se do të nisej drejt shtëpisë sapo të hiqeshin akuzat në janar, por gjoba për vizën e mbajti ende atje. Ishte si një goditje e fundit pas gjithçkaje që kaloi.”

Isabella kishte shkuar në Dubai për të punuar për një biznesmen, në një rol të ngjashëm me atë që kishte në Mbretërinë e Bashkuar, duke rekrutuar staf për ndërtimtari. Pak javë pas mbërritjes, ajo u arrestua së bashku me një burrë me të cilin po qëndronte, pasi u kapën me lëndë narkotike.