Gazetari Artan Hoxha mund të hyjë në brg për diçka që nuk e besoni dot. Ja cfare ka ndodhur

Gazetari Artan Hoxha ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” për të folur më shumë mbi procesin e 21 janarit në SPAK. Ai theksoi se i është kërkuar të japë burimin e kasetës që disponon nga bisedat e gardistëve më 21 janar.

Hoxha shprehet se nëse nuk ka një garanci ai kurrsesi nuk mund të japë burimin, ndërsa nëse nuk e bën një gjë të tillë rrezikon 1 vit burg.

Artan Hoxha: Nga ceremonia në ceremoni nuk ndodhte asgjë. Kemi hyrë në vitin e 16. Kohë që u shërben personave përgjegjës të 21 janarit.

Ka një problem që çdo ditë që kalon, afatet. Ligji ka përcaktuar afate. Ja ka hequr atë që njerëzit mezi presin të ndodhë. Zbardhjen dhe një hetim shterues për çdo person përgjegjës. Kemi dy vrasje që nuk mund të rikthehet më gjykimi.

Shefi i shtabit Agim Llupo ka marrë pafajësi për vrasjen e Hekuran Dedës. 3 nga 4 janë përjashtuar ka mbetur Aleks Nikës. Predha është e dëmtuar.

Prandaj historia është kthyer duke tejkaluar. Dëshminë e parë e kam bërë në 3 tetor 2024. Jemi në 2026. Dhashë të njëjtën shpjegim. Deri në këtë moment nuk kemi persona të regjistruar. SPAK nuk ka regjistruar askënd. Do të thotë që ka afat pa fund.

Janë pyetur shumë njerëz. Koha nuk pret. Po flitej, që shiko meqë nuk kemi kasetën origjinale. Kjo tjetra nuk ka peshën. Në vetvete dëshmon se vrasjen janë me urdhër.

Minimalisht me dashje. Duhej origjinale se me cilësi është më e saktë. Nuk ka ndërhyrje. Për të shkuar te autorët e 21 janari nuk duhet fare ajo kasetë.

Mund ti thërresësh dhe të thotë po, kanë komunikuar me radio, a është dhënë urdhër për të hapur zjarr. E dorëzova origjinalin, për të hequr arsyen nga duart. Ja e ke origjinalin. Kaseta origjinale, është e pandërprerë. Do eksportohet jashtë shtetit.

E bujshme! Deputeti i rëndësishëm i PD “braktis” Sali Berishën? I bashkohet Adriatik Lapaj, cfare pritet te ndodhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, mori pjesë mbrëmjen e sotme në protestën kombëtare të Adriatik Lapajt, e katërta që organizohet para Kryeministrisë në Tiranë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Adriatik Lapaj, që po qëndron pandërprerë në shesh prej afro 2 muajsh, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vendosjen e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjet e ardhshme.

Para nisjes së protestës, Lapaj theksoi se vendi ka nevojë për një bashkim të madh qytetar dhe opozitar, jashtë ndikimit të kryetarëve të partive politike:

Duhet reformim total i sistemit elektoral, që i ka falur Edi Ramës pushtetin në tavolinë. Kërkojmë nga i gjithë spektri opozitar të distancohet totalisht nga marrëveshja e fundit për Kodin Zgjedhor. Duhet një Kod i ri që e bën votën të vlejë njësoj në të gjithë vendin”, tha ai.

Lapaj shtoi se bashkimi popullor duhet të jetë mbi flamujt e partive dhe interesat e liderëve, duke u fokusuar tek qytetarët dhe nevoja e menjëhershme për ndryshim: “Ne nuk bëjmë marrëveshje me Sali Berishën. Synojmë një bashkim qytetar për të hequr Edi Ramën sot. Askush nuk mund të mbajë peng popullin. Bashkimi qytetar duhet të jetë për nevojën që është tashmë.”

Protesta e sotme po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë politikë mbajnë pankarta dhe brohorasin kërkesat për dorëheqjen e qeverisë aktuale.

Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

Nga Adriatik Doçi

Duke pasur kohë të lirë në burg dhe disi i harruar nga aleati i tij Sali Berisha, Ilir Meta befas i është rikthyer pas 15 vitesh videos ku shfaqej me zë dhe figurë duke bërë pazar me pasuritë publike në zyrën e Dritan Prifit. Të vërtetën e videos me bllokun e zi të pazareve në dorë, që shënjoi fundin e tij moral si politikan, Meta e veshi me një mjegull konspirative, në përpjekje për t’ia mbivendosur historisë degraduese të ekspertimit të Ermal Beqirit, i cili e shpalli videon montazh (ndryshe nga eskpertiza e FBI), ekzpozimin e darkës me Berishën një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë, ndikimit të Berishës tek kolegji penal që u tret nga Vetingu etj.

I vetmi mister, konspiracion dhe më konkretisht të vetmet video që nuk ka parë publiku, janë ato të Fahri Balliut dhe Shkëlzen Berishës duke bërë pazare, ashtu si Meta, në zyrën e Dritan Priftit, asokohe ministër ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Videon në të cilën Fahri Balliu shfaqet duke kërkuar dhe finalizuar favore në zyrën e Priftit, ndonëse e papublikuar, nuk është edhe aq sekret. Vidoja është parë nga një rreth i ngushtë gazetarësh dhe politikanësh.

Videoja komromentuese e Shkëlzenit është pretenduar nga Ilir Meta, i cili e përdor herë pas here si shantazh ndaj Sali Berishës, herë me kërcënime të drejtëpërdrejta dhe herë me mesazhe të koduara, si rrëfimi i ditëve të fundit nga burgu.

Në mars të vitit 2015, Sali Berisha pranoi publikisht në Kuvend se videoja Meta-Prifti ishte e vërtetë. Më shumë se sa një pendesë për ndërhyrjen për të shpëtuar Metën përmes Gjyjatës së Lartë në janar 2012, ishte pranimi i një të vërtete nga Berisha në shenjë hakmarrje ndaj Metës, dy vjet pasi ky i fundit braktisi koalicionin me PD-në, duke u bashkuar me Edi Ramën pas darkës së ngjalave, qê solli edhe rotacionin politik në 2013.

Është epike përplasja e ashpër mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në seancën parlamentare të datës 5 mars 2015, ku akuzonin njëri-tjetrin për vrasje dhe korrupsion. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendi, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Futi.

Nga ana tjetër, Meta i tha se e kishte dhënë një herë dorëheqjen në janar 2011 për Shkëlzenin, duke aluduar se i biri i Berishës ishte në videot e Dritan Priftit në mënyrë komprometuese.

“Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë…”, tha Meta.

Ky është momenti që Sali Berisha për herë të parë pranon se videoja e Meta-Prifti ishte autentike. Duke iu përgjigjur Metës, Berisha thotë se “Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”.

Ilir Meta vijoi shantazhin teksa autorizoi Spartak Brahon të publikonte videon me Shkëlzenin, seancën e ardhshme në Kuvendit, përmes një monitori. Dhe shantazhi funksionoi. Gazetarëve u shkoi kot përgatitja për seancën e ardhshme kur Braho, i njohur si ‘Çanta e zezë’, do të shfaqte videon në seancë plenare sipas porosisë së Metës.

Pas asaj seance, ‘akujt’ mes Berishës dhe Metës nisën të zbuteshin. Në verën e vitit 2016, ata e panë reformën në drejtësi si një rrezik të përbashkët, ku Berisha i kishe shpallur luftë publikisht, ndërsa Meta e kundërshtonte në prapaskenë.

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e

Përplasja e fundit u shënua në maj 2017, ku Lulzim Basha ndërmori një fushatë akuzash ndaj LSI-së. Megjithatë, raportet mes Berishës dhe Metës mbetën të konsoliduara dhe vetëm disa muaj më pas, PD dhe LSI u bashkuan kundër qeverisë, duke zyrtarizuar edhe një aleancë më pas.

Nga vitit 2017, Berisha dhe Meta ka vijuar luftën në një front kundër qeverisë, zhvillimeve në drejtësi dhe sidomos ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë. Në dy mars të 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Ilir Meta në oborrin e Presidencës, për rrëzimin e qeverisë, ndërsa në 2021 PD-LSI u kërkuan votën shqiptarëve për t’u besuar qeverisjen e vendit pas 25 prillit.

Pesë vjet më pas LSI-ja si një mutacion politik mes PS-PD nuk eksizton më. Ilir Meta duket se do të qëndrojë edhe disa vite në burg. Sali Berisha jo vetëm po natyralizohet me këtë realitet politik, por duket se ndihet edhe komod. Ndërkaq, Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe të shkruajë librin me kujtime në qeli.

Dy ditë më parë, si për t’i zgjuar makthin e marsit 2015 Sali Berishës, Ilir Meta riktheu në vëmendje arsenalin e videove të papublikuara të Dritan Priftit, ku spikasin videot e Fahri Balliut dhe Shkëlzenit.

“Pra, rastësisht eksperti amerikan, gjatë kërkimit të tij në orën e dorëzuar nga “denoncuesi i korrupsionit”, gjeti plot video të tjera të tij, të cilat ai i kishte bërë “delete” duke menduar se ishin zhdukur përgjithmonë. Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi”, rrëfen Meta.

Rastësi apo jo, dy ditë më vonë, çuni Fahri Balliut, Klevis Balliu, denoncoi (sot) ndalimin sipas tij arbitrar të ushtrimit të të drejtës së tij Kushtetuese për të inspektuar kushtet e Ilir Metës në burgun “Jordan Misja-313” në Tiranë.

Pse Top Channel u zbut me Rogertin?Kush i kercenoi se do u nxirrnin sekretet e motrave Hoxha, dalin
prapaskenat

Top Channel sonte duket se ka qene me i zbutur me Rogertin per gjuhen e tij te ashper te perdorur ndaj banoreve, ndonese shume ndjekes e pelqejne dhe i kane dhene te drejte.

Por pse ndodhi kjo zbutje e papritur e drejtuesve te Big Brother Vip dhe Top Channel, krahasur nje prime me pare, kur Top Channel dhe opinionistet e vune me shpatulla pas murit, duke i treguar deren qe te dale jashte se nuk ka cfare ben brenda me.

Ajo qe eshte zbuluar nga redaksia jone eshte fakti se Rogerti eshte anetar i nje prej familjeve me te fuqishme ne Shkoder dhe ne Malesi te Madhe, pikerisht familja Sterkaj, ku eshte nipi i ish deputetit Paulin Sterkaj, qe tashme eshte nje nder biznesmenet me te fuqishem ne Shqiperi.

Por jo vetem kaq, ai ka ndikim te forte ne te gjithe Malesine e Madhe, me fisin e tij, ku kane arritur, jo vetem te nxjerrin deputete te sigurte ne cdo legjislature, por edhe te kontrollojne Bashkine e Malesise se Madhe.

Gjithe kjo influence ka qene aq e fuqishme saqe kur motrat Hoxha, pronare te Top Channel kane mesuar lidhjet e tij dhe duke ditur sekretet e tyre nder vite jane detyruar te bejne nje hap pas nga frika qe mos bien pre e sulmeve informative per te nxjerre te palarat e tyre.

Gjithashtu, famlja e Rogertit u ka cuar dhe mesazhin e qarte, qe kur te kritikojne Rogertin opinionistet apo Big Brother Vip te tregohet i njellojte me te gjithe.

Menjehere pas ketyre zhvillimeve te rendesishme ne tre ditet e fundit, duket se pllaka eshte kthyer dhe tashme Rogerti po trajtohet si banoret e tjere dhe jo me gjuhen urryese ndaj tij qe ne prime te fundit u vu re edhe nga Ledioni, te cilit i doli situata nga kontrolli nga te bertiturat qe nuk i shkonin per shtat nje moderatori te Big Brother Vip.

Keijsi do të rihyjë sërish në shtëpinë e BBV?! REAGON ish-banori: Kam…

Iftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e së martës u përjashtua nga gara për hkak të një Zarfi të Zi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Do të rihynte Keijsi sërish nëse do të ishte ajo mundësia që një ish-banori t’i jepej shansi që publiku ta rivotojë për të hyrë?

Nuk e di, por besoj që po sepse kam disa qëllime për të arritur.

A do të sillej ndryshe?

Besoj që po për disa gjëra dhe jo për disa gjëra. Pak më shumë ngjyra do të thoja.

VIDEO

E papritur! Xhensila Myrtezaj i reagon kështu lidhjes së re të Bes Kallakut

Rrjeti po zien nga zhvillimet e fundit në jetën private të Bes Kallakut, i cili duket se e ka lënë përfundimisht pas krahëve divorcin dhe po shijon një romancë të re.

Por, ndërkohë që aktori i dedikon vargje dashurie partneres së re, ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, ka zgjedhur një formë tjetër reagimi: heshtjen dhe shkëlqimin e saj.

Sinjalet nga Besi kanë qenë të forta dhe të qarta. Së fundmi, ai ka zbuluar një tatuazh me emrin “Ejona”, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”. Për më tepër, gjendjen e tij shpirtërore e vulosi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”, ndërsa motra e tij, Ana, konfirmoi se partnerja e re është mirëpritur ngrohtësisht në familje.

Fill pas këtij lajmi të bujshëm, Xhensila Myrtezaj nuk ka bërë asnjë deklaratë me fjalë, por ka folur me imazh. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në super formë.

E veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë dhe xhinse, Xhensila ka ekspozuar linjat e saj perfekte dhe një vetëbesim të dukshëm.

E qeshur dhe rrezëllitëse, ajo duket se po i përcjell publikut (dhe ndoshta ish-partnerit) mesazhin se është më e fortë se kurrë dhe se lumturia e saj nuk varet nga zhvillimet e jetës së tjetrit.

Komentuesit e kanë interpretuar këtë postim si një “hakmarrje” elegante, duke treguar se ndërkohë që Besi nis një kapitull të ri, Xhensila po shijon shkëlqimin e saj.

Zbulohet e shkuara e errët e Rogertit

Një debat mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nxjerrë në pah detaje tronditëse nga e kaluara e Rogertit.

Mes tensioneve, ai ka bërë një rrëfim të papritur lidhur me humbjet kolosale financiare që ka pësuar për shkak të bixhozit apo zgjedhjeve të tij të gabuara.

Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi me krenari të çuditshme se ka humbur një pasuri të tërë në kohë rekord.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” deklaroi ai, duke lënë të shtangur Gimbon.

Kur Gimbo i vuri në dukje se kjo nuk është diçka për t’u mburrur apo një zgjidhje e mirë, Rogerti shpërtheu duke sqaruar misionin e tij në këtë format. Ai theksoi se nuk ka hyrë për të qenë model moral, por një leksion për të tjerët.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu kthy ai Gimbos me tone të larta.

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri

Ish-ministri i Jashtëm i Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ë Spitalin Penal Hamilton Agostinho, më 23 janar të këtij viti.

Blacker Miller ishte në paraburgim të autoriteteve braziliane pasi u arrestua në dhjetor me urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit, në përgjigje të një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shqipëria, një vend që i kërkonte atij të përgjigjej për një mashtrim të dyshuar financiar, raporton Info Bae.

Ekipi ligjor i ish-ministrit kishte raportuar vazhdimisht gjendjen e tij delikate shëndetësore, duke deklaruar se ai vuante nga një trombozë serioze dhe kërkuan revokimin e arrestit të tij në mënyrë që të mund të merrte kujdes mjekësor në shtëpi . Ata e paraqitën kërkesën tri herë dhe këmbëngulën që Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendoste për këtë çështje, pa marrë një përgjigje të favorshme.

Ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Tiranës në maj 2017, vendim i konfirmuar nga Apeli në nëntor 2018 dhe më pas nga Gjykata e Lartë në nëntor 2023, duke e bërë vendimin përfundimtar. Çështja lidhet me marrëveshje biznesi të viteve 2012 – 2013, kur Blecker Miller regjistroi në Shqipëri kompaninë “Apollon Investment” dhe u premtoi dy biznesmenëve shqiptarë, Iljaz Fisheku dhe Arben Shuaipi, investime të mëdha në projekte përpunimi mbetjesh dhe tregtimi hidrokarburesh.

Sipas hetimeve, ai mori mbi 170 mijë euro prej tyre, pa realizuar investimet e premtuara. Pas denoncimit penal të bërë në vitin 2014 nga dy biznesmenët, hetimet çuan në dënimin e ish-ministrit peruan, i cili tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit.

Ai ka qenë Ministër i Jashtëm në vitin 1992, kur Alberto Fujimori udhëhoqi një “grusht shteti” për marrjen e pushtetit në Peru. Blecker-Miller u akuzua së bashku me 10 kolegë të tij ministra si pjesëmarrës në atë grusht shteti. Por, deri në vitin 2009, të gjithë të akuzuarit ishin liruar nga akuzat. Prej vitit 2002, Blecker-Miller kishte jetuar lirisht në Shtetet e Bashkuara, ku ishte shndërruar në biznesmen.

Ardhja e tij në Shqipëri

Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.

Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte ndikuar për lirimin e ish-politikanit të lartë peruan, pasi “bashkë po kryejnë një biznes për përpunimin e mbetjeve në Fier”..

Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve.

Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”.

Ndizet atmosfera në shtëpinë e BBV/ Kristi kërcen me Krusitën: Do të mbys me…

Kristi dhe Krusita kanë ndezur atmosferën në shtëpinë më të ndjekur në vend mbrëmjen e së premtes.

Teksa kërcenin të përqafuar, Krusita i thotë Kristit ‘na mbyte, na mbyte’, ndërsa Kristi i përgjigjet duke i thënë ‘do të mbys me përqafime’. Pas kësaj të dy përqafohen dhe vazhdojnë të kërcejnë nën ritmin e muzikës

Krusita: Na mbyte, na mbyte…

Kristi: Do të mbys me përqafime.

VIDEO

Romanca e bujshme e Elhaida Danit dhe balerinit Ledian Agalliaj, këngëtarja i jep fund lidhjes!

Lidhja e Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj nisi me shumë zhurmë dhe duket se që atë ditë, për çiftin nuk ka pasur pushim, të paktën në publik. Shpeshherë, ata janë përfolur për krisje të raportit të tyre, por dyshja ka treguar se pas çdo thashethemi për ndarje ata kanë vijuar bashkë.

elhaida dani

E tillë duket tabloja edhe këtë herë. Mes Elhaidës dhe Ledianit, duket se aktualisht nuk ka asnjë komunikim. Këngëtarja dhe partneri i saj e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagram”-et.

elhaida ledian

Madje, artistja ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me të dashurin e saj. Nga ana tjetër, edhe balerini ka fshirë shumicën e fotove që kishte me Elhaidën, por gjithsesi ka zgjedhur që të ruajë disa.

elhaida dani1

Në postimet e saj në “Instagram”, Elhaida ka zbuluar se ndodhet në Shangai, ku vijon angazhimet me muzikën.

Sakaq, Lediani ka zgjedhur që të tregojë se nuk është pranë partneres së tij në këto ditë, duke shtuar dyshimet për një ndarje. Nuk dihet nëse kjo krisje mes tyre është vetëm një debat mes çiftesh, apo këtë herë ndarja është përfundimtare. Themi këtë, pasi shpesh herë e kemi parë këtë çift të distancuar nga njëri-tjetrit, me lëvizje të tilla në rrjetet sociale.

elhaida dani

Kujtojmë që e njëjta situatë u përsërit edhe në fund të dhjetorit, ku Elhaida ishte e angazhuar me drejtimin e Festivalit të RTSH. Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdoi pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua.

Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e natës së dytë të Festivalit, ku Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj.

elhaida dani4

Kujtojmë që në intervistat e fundit, këngëtarja ka folur plot dashuri për partnerin e saj, duke na zbuluar se lidhja është në ditët e tyre më të mira. Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.

“Ledi këtë ditë ishte shumë i lumtur kur më rrëfeu gjithçka. Më thotë “Elhajda, unë nuk jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më hahet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse t’i më thua që ndjen gjysmën e saj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”, rrëfeu ajo në “The Dalina Show”.

elhaida dani5

Këngëtarja më tej u shpreh mes lotësh se edhe sot pas tri vitesh nga nisja e lidhjes së tyre, balerinit i shkëlqejnë sytë kur ata janë bashkë.

“Në momentet që ne nuk ishim bashkë, me javë të tëra Ledi nuk më fliste. Tipik shqiptar. Nuk më fliste fare, nuk më shihte me sy dhe unë thosha ky ka ndonjë problem me mua dhe urren gjithë stafin që e ka vënë me mua. Do ketë ndonjë problem që nuk më flet gjatë provave, më fliste vetëm kur kishim shfaqjen. I disiplinuar. Ky miksim shqiptar me pak rus, se është rritur në Azerbajxhan, më çorientoi fare. Kur filloj kërcimi, çdo njeri nga nata e parë mendoi se ishim të lidhur, ndërkohë ne secili në punën tone”, – u shpreh Elhaida.

elhaida dani ledian agalliaj3

“Justifikimi” i marrëdhënies

Historia e tyre mori vëmendje të madhe në publik, pasi në atë kohë kur ata nisën romancën, Ledjani ishte në një lidhje 7-vjeçare. Këngëtarja Elhaida Dani u ngjit edhe në skenën e Fest 63, ku mban edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin,  “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.

Ledjan Agalliaj 1
Ledjan Agalliaj dhe ish-partnerja

“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.

Elhaida Dani i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.

“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehej artistja në atë kohë.

Ledjan Agalliaj

Elhaida Dani: Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë.

Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas.

Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë.

Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.

E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh ti hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’.

Askush nuk të përgatit për momentet kur zemra jote bëhet objekt gjykimi, kur jeta jote private shndërrohet në një spektakël publik. Ata më thanë thjesht ‘ti nuk je e mirë’. Si mund të përgjigjesh kur je bërë copë, kur një takë thyhet, ajo nuk flet, vetëm shkëputet dhe unë në atë moment ndjeva diçka brenda meje u këput, por jo përgjithmonë. Unë e di që bota e një artisti mund të jetë mizore, çdo lavdërim dhe çdo sharje e ka fuqinë të të ndryshojë, të të bëjë më të fortë ose të të thyejë, dhe unë e mora dhimbjen dhe shndërrova në forcë. Sepse e di që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, nuk mund ta detyrosh botën të të dojë, por mund të vazhdosh të jesh e sinqertë e veten tënde.

Kam derdhur lot për ata që u përpoqën të më thyenin, të më përdornin, të më përndiqnin dhe më gjykuan.

Në fund çdo gjë është për dashurinë time, sepse është dashuria ajo që të mban lotët me të cilët ndan dhimbjen dhe gjen forcën, këtë gjë nuk na e rrëmben askush. Prapë unë sot kthehem në skenë, i besoj botës një copë të jetës sime, zemrës time.

elhaida dani1

Si Elhaida Dani u bë “mollë sherri” që balerini t’i jepte fund marrëdhënies 7 vjeçare

Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1” dhe pas kësaj çifti shiheshin kudo bashkë e shfaqnin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.

Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

elhaida dani ledian agalliaj10

“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.

Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.

“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.

ledian agalliaj ditjona2

Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.

Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.

ledian elhaida

“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Ish-çifti ishin prej vitesh në një lidhje dashurie, por duket se njohja e balerinit me këngëtaren “shkatërroi” marrëdhënin e tyre.

Elhaida Dani u konsiderua një mollë sherri në prishjen e lidhjes së çiftit, që dukeshin shumë të dashuruar. PANORAMA PLUS/

ledian agalliaj ditjona3
elhaida dani ledian agalliaj4
elhaida dani ledian agalliaj2
elhaida dani ledian agalliaj1