“O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!” – Noka: Jemi me mision, ja kur mund të largohem

Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë “regjimi i Edi Ramës”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me përgjegjësitë e opozitës, por deklaroi se janë “misionarë” ndaj nuk mund të lënë betejën, kështuqë pa ikur Rama nuk largohet askush nga PD.

Ylli Rakipi: Doktori deklaroi se jeni në kilometrin e fundit për rrëzimin e Ramës. Na sqaroni dot sa më thjeshtë, çfarë kërkon konkretisht opozita dhe si arrihen këto gjëra që premtoi doktori?

Flamur Noka: Opozita dhe shqiptarët kanë kaq kohë që kërkojnë të qeverisen nga një qeveri dinjitoze e pa zhytur në krim dhe korrupsion, nga një qeveri që ti çojë drejt Evropës.
Mos harro, shqiptarët që vërshuan në Bulevard, janë populli që kërkon zgjidhje politike, sepse jemi i vetmi narko-shtet në Europë. Ky narko shtet është krijuar nga Rilindja dhe Rama. Shqiptarët janë populli më i vjedhur në Evropë. E gjithë ajo që kemi parë në këto dy protesta dhe revolta, është thjesht pasqyrë e irritimit të qytetarëve, ngaqë ndihen të gjithë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të pasigurtë dhe kanë dalë të protestojnë sepse refuzojnë të jetë Shqipëria narko-shtet. Dosja Rama-Balluku dhe tuneli i Llogarasë tregon se Shqipëria qeveriset nga kusarë. A është Shqipëria narko shtet? A ka kartele? Vetëm përmendi Gys Agasin, Troplinët Suel Çelët, Xhabaftët, të gjithë do të thonë po.
A mund të vijohet më këshut? Ky narko-shtet, kjo mafie dhe kjo bandë, ka marrë peng shtetin, jo thjesht pushtetin. Duke marrë peng shtetin, kjo bandë, sot disponojnë të dhënat tona, bankare, të dhënat e TIMS, kërkojnë edhe tenderin e kamerave të dinë ku lëvizim. Kjo besoj është e mjëftueshme, një plus në irritimin popullor. Ka shkuar nga protesta e datës 24, deri te revolta që do të bëjmë shpejt, je i vetmi vend që ke dënim me burg në parkim. Ka bllokuar rrotacionin.

Ylli Rakipi: Ti përshembull të ka shkuar mendja që mund të mos jesh në PD? Një herë të vetme në kokë, të ka shkuar?

Flamur Noka: Do të më shkojë në mendje, ditën që do të largojmë regjimin dhe Shqipëria do të ketë demokraci. Deri atë ditë e ndjejmë veten me mision dhe misionarë, për të rrëzuar regjimin.

Ylli Rakipi: Të gjithë me mision, përveç doktorit? Rëndë situata…

Flamur Noka: Unë ju kuptoj që keni me merak të merreni me PD-në. Një pyetje duhet ti ngremë vetes tonë dhe opinionit, a është Shqipëria narko shtet?

Ylli Rakipi: Jo. Një million kusure ka por jo narko shtet.

Flamur Noka: A plackit qeveria? A është bllokuar rotacioni politik për shkak se shteti dhe krimi organizuar, kartelet, VKM, bllokojnë votën?

Ylli Rakipi: Po pse nuk rrëzohet me gjithë këto gjëra që thua ti? Se ne nuk e rrëzojmë dot. Po ti si do ta rrëzosh?

Flamur Noka: Një keqqeverisje si kjo nuk ka patur kurrë. Ne jemi dëshmitarë të gjithë, që që nga 2013, deri në vitin 2025, në cdo palë zgjedhje në Shqipëri ka patur vetëm rritje të cmimit të votës. Mos harro që në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, vota ishte 20 euro dhe e ka denoncuar Sokol olldashi. Në Dibër vajti vota 50 euro, u panë përfshirja e segmenteve shtetërore. Vazhdoi në zgjedhje të tjera, vota vajti 100 euro. Në 2025, ka shkuar 500 euro.

Klodiana Lala jep lajmin e FORTE: Ja ku do godase SPAK, fundosen zyrtaret…

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum.

Lala tha në një emision se çelësi i zbardhjes së aferës, është një bankë në Austri, ndërkohë që tha se po verifikohet roli i ministrave dhe ish-ministrave, që dyshohet se janë të implikuar në aferë.

Po kështu edhe roli i kompanive dhe personave që kanë ndihmuar Bankers të shmangë detyrimet tatimore.

“Ne e kemi mbyllur 2025 me një emision për Bankers. Kam thënë po hetohen disa zyrtarë, ish ministra. Çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje.

Kjo kompani deklaron vetëm humbje dhe nuk ka paguar taksat. Por rezulton sipas të dhënave, që një bankë e nivelit të dytë, është dërguar letër-porosi në Austri, kjo bankë ka bërë pagesa selektive dhe çelësi i kësaj çështje, nëse do të merren pagesa që ka kryer, të shihen zyrtarët, kompanitë, ish ministrat, kompanitë e PR, lobimit e me radhë, gjithë afera Bankers mund të zbardhet.

Për momenti nuk ka ndonjë zhvillim, por prokurorit duhet të kthejnë sytë te kjo bankë e nivelit të dytë. Kështu kuptohet se çfarë ka ndodhur me aferën Bankes dhe sa miliona janë vjedhur. Janë minimalisht 5-6 ministra apo ish ministra të përfshirë.

Që nga kompani, ose studio avokatore, kupton që janë në nivel të larta dhe pagesa shumë të larta.

Një letër porosi, më rezulton se është nisur drejt Austrisë dhe pritet të kuptohet se në favor të kujt janë nisur pagesat. Aty bëhet fjalë për pastrim parash në nivel marramendëse. Kompani offshore janë të vështira për të pasur informacion.

Anita Jella dhe Enkelejda Millonai, dy prokuroret e SPAK, kanë dërguar një sërë letër-porosi dhe këtu është përqendruar për momentin hetimi”, tha Lala.

Kodin e ri Penal: Burg nëse bën… s.ks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimesh që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat kryesore të ndryshimeve lidhet me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale.

Për herë të parë kriminalizohet edhe përfshirja e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur në forma të zgjeruara dhe organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale.

Duke mbetur tek pika e tretë, edhe pse tingëllon e pazakontë në fakt në nenin 108/b thuhet se nëse kryen marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi, pra në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, do të vuash dënimin me burg kur të kthehesh.

Konkretisht në draft nënvizohet se dënimi nuk vlen vetëm për ata që e kanë organizuar takimin mes dy personave apo udhëtimin, ku është kryer marrëdhënie intime përkundrejt një shpërblimi apo pagese, por edhe për ata që nuk kanë marrë diçka në këmbim.

“Neni 108/b-Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale: Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”

Neni i çuditshëm

Me një shembull konkret, nëse organizon një udhëtim dhe fton dikë tjetër dhe ndodh që i ftuari të kryejë marrëdhënie intime me dikë në vendin që keni udhëtuar, dënohesh me burg.

Dalin FOTOT të zyrtares së Presidentit, videoskandali bën xhiron e rrjetit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali politik që ka tronditur Malin e Zi, pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje intime që përfshin dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë.

Bëhet fjalë për Mirjana Pajkoviç, ish-drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe njëherazi këshilltar i Presidentit të Malit të Zi.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe brenda institucioneve shtetërore.

Në një prononcim për mediat, Pajkoviç ka folur për ndikimin e skandalit te familja e saj, veçanërisht te fëmijët. Ajo tha se djali i madh nuk kishte kuptuar përmbajtjen e regjistrimeve, por të dy fëmijët kishin vënë re gjendjen e saj emocionale.

“Ata panë që nuk flija, që qaja dhe që nuk isha mirë. Djali i vogël ka mekanizmat e tij mbrojtës, ndërsa i madhi është shumë i ndjeshëm dhe nuk ndahet nga unë kur sheh se nuk jam mirë. Kjo më jep forcë të vazhdoj për shkak të tij”, është shprehur Pajkoviç.

Dorëheqjet e dy ish-zyrtarëve erdhën brenda një periudhe të shkurtër, pas shpërndarjes së materialeve që, sipas raportimeve, i shfaqin ata në një marrëdhënie intime, ndërkohë që Vukšiç është i martuar.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas publikimit të videos. Në Mal të Zi, shpërndarja e materialeve intime pa pëlqim përbën vepër penale të rëndë dhe personat përgjegjës mund të përballen me dënime deri në pesë vite burg.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë, ndërsa skandali vazhdon të ketë jehonë të fortë në skenën politike të vendit./Sandzakdanas.rs

SHIKO VIDEO TE TJERA

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet.

Në automjetin tip SUV ndodheshin tre shtetas shqiptarë. Dy prej tyre, pak mbi të 20-at, kanë ndërruar jetë në vendngjarje. I treti, një 21-vjeçar, i cili ndodhej në sediljet e pasme, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Savigliano-s në kod të verdhë (jashtë rrezikut për jetën).

Ndërkohë, në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua. Burri, 58-vjeç, është dërguar gjithashtu në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja, 55-vjeçe, ka pësuar plagë të rënda (politraumë) dhe është transportuar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës me dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118, si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit nga mjetet e shkatërruara.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga u mbajt e bllokuar dhe qarkullimi u devijua.

“Çfarë të ka pëlqyer tek unë kur jemi njohur?”/ Ja si iu përgjigj Brikena pyetjes së Mateos

Brikena dhe Mateo u “detyruan” të qëndronin së bashku, për shkak të sfidës së rezistencës që u dha “Vëllai i Madh”. Teksa ndodheshin në grup me Malin dhe Stenaldon, ata e shfrytëzuan kohën edhe për të folur në lidhje me njëri-tjetrin.

Ishte Mateo i cili e pyeti banoren se cilat ishin gjërat që ajo kishte pëlqyer tek ai, kur ishin njohur në fillim. Brikena u përgjigj duke thënë se e tërhiqnin mendimet e Mateos dhe bisedat e tyre.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Çfarë të ka pëlqyer tek unë kur jemi njohur në fillim?

Brikena: Gjërat që më kanë bërë të dal me ty atëherë ishin bisedat, mënyra si i mendoje dhe shikoje ti gjërat, argumentet e tua…

Mateo: Unë po i njëjti jam…

Brikena: E di por unë për momentin nuk kam pëlqim…

Mateo: Dakord…

Brikena: Kam vlerësuar disa gjëra si i mendoje ti dhe unë i shikoja të rëndësishme atëherë. Ishe shumë djali i mirë…

Banorja kërkon largimin nga Big Brother, produksioni nuk e lejon (Video)

Një situatë e pazakontë dhe mjaft tensionuese është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga gara.

Sipas pamjeve momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit. Aty, Suanita është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë fjalët “më lini të dal”, çka ka ngritur dyshime për një përplasje të mundshme mes saj dhe produksionit.

Tensioni nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Zërat dhe të bërtiturat janë dëgjuar edhe në ambientet e përbashkëta, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion. Në oborrin e shtëpisë, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, duke shprehur habi dhe pasiguri për atë që po ndodhte pas dyerve të mbyllura të dhomës së rrëfimit.

Për disa çaste, bisedat e tyre janë transmetuar drejtpërdrejt, por situata është ndërprerë papritur.

Menjëherë pas ndërprerjes së transmetimit të bisedave, produksioni ka vendosur muzikë në sfond, duke mbuluar çdo koment apo reagim të mëtejshëm të banorëve lidhur me këtë moment delikat. Ky veprim ka nxitur reagime të shumta nga publiku, i cili në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe natyrën e incidentit.

Deri në këto momente, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me situatën, arsyet e kërkesës së Suanitës për t’u larguar, apo nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e garës.

VIDEO

Arrestohet ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, zbulohet akuza e rëndë ndaj tij

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Në pranga ka rënë Hysen Ramaj, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e policisë gjetën mallra të ndryshme veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. Nga verifikimet e kryera ai nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Po ashtu, dyshohet se Ramaj nuk lëshonte kupon tatimorë për shitjen e produkteve, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”.

Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

E çuditshme në Greqi, futbollisti Llazar Rota luan me AEK-un e Athinës, por tifozët e fyejnë sepse është shqiptar (Video)

Skena të çudtishme në kampionatin grek të futbollit dhe në këtë rast kanë shënjestër një lojtar të përfaqësueses së tyre, me origjinë shqiptare si Llazar Rota, mbrojtësi i AEK-ut të Athinës

Futbollisti 27-vjeçarë ka lindur në Greqi dhe ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin përfaqësues grek, ndërkohë që aktivizohet me skuadrën e AEK-ut, megjithatë tifozët kundërshtarë edhe pse ai mban veshur faellën e përfaqësueses së tyre, e kanë një pikë ku mundohen ta mërzisin apo ta nxehin, duke e ofenduar si shqiptarë…nëse ai nxehet, pasi fakti që luan për ta, na jep të drejtën ta dyshojmë.

Gjithësesi, një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, në një moment goli, i vetmi për të deri më tani në kampionatin helen, dëgjohet t’i drejtohen…”të dhj…. Shqipërinë tënde…” një moment që vjen menjëherë pas golit, ndëkrohë që Rota i përgjigjet me ironi duke i duartrokitur dhe bërë me shenjën që nënkupton, “vazhdoni, vazhdoni…flisni…”

Kujtojmë që në të njëjtin ekip me Rotën është edhe shqiptari tjetër, por këtë here bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares kuqezi, gardiani I portës sonë Tomas Strakosha./Top Channel

Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla, me partneren e tij? (Video)

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.

Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.

Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.

Por konfirmimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga motra e tij, Ana Kallaku.

Duket se ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku në makinë shiheshin duke qeshur e kënduar me Besin.

VIDEO