Trump zbulon se SHBA ka armë sekrete të panjohura për botën

Shtetet e Bashkuara kanë disa armë sekrete të panjohura për pjesën tjetër të botës, dhe ato duhet të mbahen ende sekrete, tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Ne kemi armë për të cilat askush nuk di, dhe them se ndoshta është mirë të mos flasim për to, por kemi disa armë të mahnitshme”, tha Trump në episodin e radhës të Katie Pavlich Tonight.

Ai nuk dha detaje rreth natyrës ose aftësive të armëve të përmendura, por pyetja e gazetares, pas së cilës Trump u mburr me armë sekrete, kishte të bënte me një operacion amerikan në Venezuelë.

Prandaj, nuk mund të përjashtohet që ato mund të jenë përdorur tashmë gjatë rrëmbimit të Nicolas Maduro.

Zhvillimi i armëve të reja në SHBA

Në tetor 2025, Donald Trump njoftoi për herë të parë në 33 vjet qëllimin e tij për të rifilluar testet bërthamore.

Ai tha gjithashtu se kishte udhëzuar Pentagonin të kryente teste të arsenalit bërthamor amerikan “në një bazë të barabartë” me fuqitë e tjera bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë një arsenal atomik më të madh dhe armë më të mira se Rusia.

Përveç kësaj, presidenti i SHBA-së njoftoi gjithashtu krijimin e një klase të re anijesh të quajtura Trump.

Dihet që anijet e para luftarake amerikane të kësaj klase mund të kushtojnë deri në 22 miliardë dollarë, duke i bërë ato ndër anijet luftarake më të shtrenjta në historinë e SHBA-ve.

Anija luftarake me raketa të drejtuara do të jetë dy herë më e madhe se çdo kryqëzor ose shkatërrues i ndërtuar nga Marina që nga Lufta e Dytë Botërore, por rreth tre herë më e vogël se transportuesi i avionëve Gerald R. Ford, i cili aktualisht është anija luftarake më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara.

Një buletin informativ i Marinës tha se anija do të peshojë rreth 35 mijë ton dhe do të ketë një ekuipazh deri në 850 persona.

Kush është djali shqiptar që vdiq në lule të rinisë në Itali

Aksidenti fatal në Cuneo, Itali: identifikohet viktima, ka humbur jetën 20-vjeçari nga Shqipëria, Klaudio Gjoka

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, të enjten 22 janar, përgjatë rrugës shtetërore 589, në zonën e Staffarda, në territorin e komunës së Revello, rajoni Cuneo në Itali.

Në përplasjen mes një automjeti të lehtë dhe një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur jetën një i ri 20-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, i lindur në vitin 2005, me origjinë shqiptare dhe banues në Saluzzo, Itali, raporton noa.al.

I riu ndodhej në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit mjekësor emergjent 118, përpjekjet për ta mbajtur në jetë kanë rezultuar të pasuksesshme.

Si pasojë e ngjarjes, segmenti i rrugës shtetërore 589 është mbyllur përkohësisht për qarkullimin, ndërsa trafiku është devijuar në rrugë alternative lokale.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e Anas, shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe forcat e rendit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në qarkullim.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit. /noa.al

Skandali i Porto-Romanos/ Qeveria përplaset me NATO dhe BE, ekspertët paralajmërojnë katastrofën:Tenderimi bie ndesh…

Porti i Ri përplas qeverinë me aleatët perëndimorë

Nga tenderi i projektimit te tenderi për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano do të ndodhnin disa ndryshime në ligjin për Prokurimin Publik në vitin 2024, që do të përcaktonin drejtpërdrejt procesin për tenderat dhe ndërtimin e këtij porti.

Në qershor 2024, qeveria shqiptare do të autorizonte Autoritetin Portual të Durrësit për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me kompaninë ndërkombëtare hollandeze “Royal Haskoning DHV”, brenda fushës së kompetencës së saj, një fushë me interes strategjik për proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

Pra, kompanisë që ka hartuar projektin teknik, do t’i caktoheshin edhe proceset e tjera duke vendosur për çdo gjë tjetër dhe duke ngritur dyshime për konflikte interesi pasi kompania që hartoi projektin, do të ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shpalljen e fituesve për ndërtimin e portit.

Ajo që ngre pikëpyetje për këtë projekt është fakti, që ky port të ketë kapacitete të mëdhaja, duhet të ketë lidhje me hekurudhën, gjë që nuk e ka. Përtej këtyre problemeve, qeveria shqiptare për vendosjen e infrastrukturës hekurudhore do të duhet të bëjë investime shtesë për këtë port.

Do të ishte ky projekt madhështor që do të sillte një përplasje indirekte midis Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare. Në raportin e fundit 2025 të Komisionit Europian vihet theksi te dispozita kalimtare në ligjin e ri për Prokurimin Publik, që autorizon institucionet publike të qeverisë qendrore të negociojnë dhe të lidhin marrëveshje ndërkombëtare konsulence në zona me interes strategjik. Sipas Bashkimit Europian, ky ndryshim në ligjin e Prokurimit Publik mbyll konkurrencën pasi vazhdon të ngrejë shqetësime lidhur me përputhshmërinë e saj me modelin e Bashkimit Europian dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Sipas raportit, në thelb dokumentet e tenderit krijojnë një pamje të përbashkët, Porto Romano është trajtuar si projekt strategjik në nivel politik dhe gjeopolitik, por kjo strategji nuk është reflektuar që në fillim në projektimin teknik dhe procedurat e prokurimit.

Sipas ish zv.shefit të Forcave Detare Artur Meçollari, ky projekt ka sjellë mosdakordësi midis Bashkimit Europian dhe qeverisë.

“Bashkimi Europian e ka kontestuar çështjen e portit të Durrësit, për mënyrën se si është tenderuar sepse bie ndesh me nenin 73 të marrëveshjes së Asiociim-Stabilizimit. Si e tillë, këto kanë çuar në dështimin deri tani të projektit të Porto Romanos dhe unë jam i bindur që projekti i Porto Romanos nuk do të realizohet asnjëherë, sepse ai nuk është fizibël dhe nuk është një projekt, i cili do t’i rezistojë kohës”, u shpreh ish zv. Shefi i FA-së Meçollari.

Ai shton më tej se NATO ka pesë vite që studion Pashalimanin dhe Porto Romano është hedhur poshtë nga ata.

“NATO konsideron si portë hyrëse portin e Durrësit aktual, jo Porto Romanon, pavarësisht çfarë tha kryeministri Edi Rama që do ta japi me koncesion. Edhe Bashkimi Europian shikon akoma si portë hyrëse portin e Durrësit dhe jo Porto Romanon”, tha Meçollari.

Raporti i Komisionit Europian thekson se pavarësisht planeve zyrtare, nuk janë ndërmarrë hapa konkret për zhvendosjen e aktivitetit tregtar nga portet ekzistuese drejt Porto Romanos, ndërkohë që qeveria ka vendosur ta financojë projektin përmes buxhetit të shtetit dhe jo një partneriteti publik-privat.

Të njëjtin qëndrim si Meçollari përsa i përket prezencës së NATO-s në portin e ri në Porto Romano ka edhe urbanisti Artan Kaçani.

“Për momentin NATO nuk ka pranuar që të pozicionohet në këtë lloj porti, për vetë faktin e problemeve sizmike që ndodhen aty, por njëkohësisht edhe të problemeve që thamë pak më parë, të fushës së karburanteve, e cila do e bënte shumë të vështirë mbrojtjen ushtarake në një kusht të tillë”, deklaroi për “Vetting” urbanisti Kaçani.

Ai vazhdon më tej se mungon infrastruktura kyç, që është infrastruktura hekurudhore dhe që duhet të ishte aset i ofruar nga shteti shqiptar.

Mënyra e planifikimit të qeverisë shqiptare ngre pikëpyetje për projektin, kur vetë zona për ndërtimin e Portit të ri ka probleme me aktivitetin e lartë sizmik.

“Janë përpjekur përpara disa viteve të ndërtojnë platformën e betonit dhe të rrugës, kanë ngulur kolonat prej 20 metrash dhe kolonat pilota i ka përpirë toka. Janë zhdukur kolonat. Këtu kuptojmë që bashkimi i pllakave tektonike, nuk është një shaka. Është diçka shumë serioze, e cila nesër do të vendosë në rrezik të gjitha investimet”, tha urbanisti Kaçani.

Sipas urbanistit Kaçani, firmat e ndërtimit të cilat kanë marrë përsipër ndërtimin e portit të Durrësit, tashmë janë duke gërryer pjesën veriore të kodrës së Durrësit, për të gjetur një bazament gjithmonë e më të qëndrueshëm, që të vendosin kalatën dhe hyrjen e portit.

Rr ëfehet 35υjeçarja: ZbuΙova që b. υrrί më trαd. htonte ρor ja si u hαkmora me koms hiυn

Unë jam një grua 35 vjeçare e martuar që prej 6 vitesh. 2 vitet e para kemi jetuar së bashku me familjen e burrit ndërsa që 4 vite jetojmë vetëm me burrin në banesën e re.

Sipër neve jetonin disa student e punëtor me qera të cilët ishin kryesisht nga vende jashtë Prishtinës.

Njëri nga ata qysh ditën e parë kur u takuam ne ashensor mi nguli sytë duke ma skanuar tërë trupin nga koka deri te këmbët dhe duke lepirë buzët e veta, dhe kjo ndodhte çdo herë që më takone.

Me këto gjeste ma bëri me dije që po e çmendëte trupi im i formësuar mire pasi që atëherë kisha 2 vite martesë dhe ende nuk kisha lindur fëmijën. 

Edhe pse nganjëherë më ikte mendja dhe e paramendoja komshiun tim 28 vjeçar mbi trupin tim duke me shqyer të tërën por unë e injoroja sepse isha rehat me burrin tim si në shtrat ashtu edhe marrëdhëniet tjera me një fjale deri atëherë kishim një jetë të lumtur bashkëshortore. Por një ditë ndodhi ajo që nuk e prisja kurrë nga burri im…

Ai është biznesmen dhe ka një firmë private, si menaxhër I firmës ai normal që ka kontakte me njerëz të ndryshëm për punë biznesi dhe njëra formë e kontaktit që ai e praktikon është me internet, saktësishtë me “Skype”.Shikovid

Një natë teksa po bëhej gati që të shkonte në një takim urgjent kishte harruar Skype-n hapur dhe kur mua mu desh të hyja në Msn të flisja me familjen time, duke tentuar ta mbyllja Skype-n pasi kurrë nuk i fusja hundët në bisedat e tija… rastësishtë në Skype e lexova shprehjen “Ok zemër, nesër atje m’ki…” dhe kjo më bëri kurioz që ta lexoja tërë bisedën.

Çka të lexoja… burri im kishte biseduar me një sekretaresh të një partneri të tije në Shkup. Nga biseda e kuptova që ai njihet me të që një kohë të gjatë dhe më e keqja kuptova së ata dy po ndanin edhe çastet intime së bashku gati çdo herë që burri im udhëtonte në Shkup.

Kisha humbur e tëra, nuk dija se ç’ka të beja… lloj lloj mendimesh me vinin ne kokë, nuk e besoja se si burri im mund të bënte se.ks me një femër tjetër kur i kishte të gjitha tek unë. Në ora 10 pasi e përcolla Noren fillova ta përgatit vendin për ta pritur komshiun tim.

Bëra një dush dhe I vesha të brendshmet e mija provokuese që mi theksonin shume mire format, ndërsa sipër vesha një fustan të shtëpisë I cili është paksa I hapur tek pjesa e gjoksit. Pas pak çastesh erdhi në shtëpi komshiu im bukurosh. Kemi kaluar një natë të zjarrtë se.ksuale. Unë vazhdoj të takohem rregullisht me komshiun tim. E meritonte burri im apo jo?

Ekskluzive/ Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës bëhet nënë! Se besoni kush është burri i saj, djali i politikanes së madhe

Redia Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Ilirianews.al bën me dije se partneri dhe babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingon Shqiptare”.

Alban Dabulla njihet jo vetëm për aktivitetet e tij në media dhe telebingon, por edhe si një biznesmen me ndikim në sektorë të ndryshëm në Tiranë dhe jo vetëm. Emri i familjes Dabulla është përfolur më parë edhe në lidhje me menaxhimin e lejeve të ndërtimit si dhe çështjen Shullazi.

Tre motrat Hoxha, Redia, Lori dhe Sara, kanë edhe një vëlla të vogël, Itan, të cilin e ruajnë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, duke e mbajtur jetën e tij private të mbrojtur. Ky lajm vjen pas një periudhe ku Redia ka qenë e rezervuar për jetën e saj personale, duke e ndarë atë nga fama e motrave të saj.

Publikohet VIDEO ku Lim Hoti RRlΗΕΤ në mes të rrugës nga reperi Finem!

Në rrjetet sociale është publikuar një video që shfaq reperin e njohur shqiptar Lim Hoti duke u përfshirë në një përleshje fizike në mes të rrugës, ku dyshohet se është sulmuar nga reperi Finem dhe persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur prej muajsh, por pamjet e incidentit janë bërë virale brenda pak orësh, duke nxitur reagime nga publiku dhe fansat e dy artistëve, ndërsa dhuna shfaqet hapur dhe pa asnjë përmbajtje.

Ngjarje të tilla kanë ngritur shqetësime serioze për sjelljen e figurave publike, të cilët përmes veprimeve të dhunshme transmetojnë një mesazh negativ për të rinjtë që i ndjekin dhe i shohin si modele.

Kujdes PAMJE të rënda:

“Po kërkojmë vetëm një copë akulli”/ Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘JO’, nuk do t’ua harroj kurrë!

Presidenti amerikan Donald Trump, ritheksoi nga Forumi i davosit ambicien e tij dhe të Amerikës për ta rimarrë Groenlandën nga Danimarka, duke shpjeguar se ishulli dikur u fitua nga vendi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu la danezëve, kurse tani është koha për ta rikthyer për arsye sigurie.

Trump tha se vetëm SHBA e mbron sigurinë e Groenlandës dhe Botës nga armiqtë e saj si Rusia dhe Kina, pasi gëzon të gjitha mjetet.

Madje ai përdori edhe një perifrazim me nota humori krahasues, duke thënë se “po kërkojmë vetëm një copë akulli”.

“Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse një copë akulli. Po kërkojmë atë që fituam gjatë luftës botërore dhe ia lamë Danimarkës. Ne po kërkojmë vetëm një copë akulli. Vetëm SHBA mund ta mbrojë Groenlandën, ne kërkojmë ta mbrojmë nga armiqtë. Ne e kemi mbështetur dhe po e mbështesim NATO-n, por nuk e di nëse NATO dhe Evropa do na mbështesë ne apo nëse po na mbështet”, tha Trump mes të tjerash para përfaqësuesve pjesëmarrës në Davos.

Më tej ai foli edhe për vlerat që ndan me Evropën, duke vënë në dukje se ai kërkoi që edhe buxheti për NATO-n të shkonte nga 2 në 5 për qind sapo fitoi mandatin e dytë.

“Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën. Duam aleatë seriozë, jo të dobët. Duam që Europa të jetë e fortë, sepse këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Kur fitova mandatin e dytë thashë se përqindja e buxhetit të NATO duhet të shkojë në 5% dhe nga dy e bëmë 5, duhet të paguanin” u shpreh ai.

Presidenti amerikan tha se asgjë nuk e bën më të qartë situatën aktuale sesa ajo që po ndodh me Groenlandën, duke e cilësuar këtë territor si kyç për sigurinë globale. Ai deklaroi se ka respekt për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën, por nënvizoi se çdo vend anëtar i NATO-s duhet të jetë i aftë të mbrojë territorin e tij.

“Askush përveç SHBA-ve nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën,” tha Trump, duke shtuar se SHBA është një fuqi shumë më e madhe nga sa, sipas tij, e kuptojnë shumë njerëz. Ai iu referua edhe Luftës së Dytë Botërore, duke kujtuar se Danimarka u pushtua shpejt nga Gjermania naziste dhe se SHBA ndërhyri për të mbrojtur Groenlandën, duke vendosur baza ushtarake dhe duke penguar, sipas tij, armiqtë të shtriheshin në hemisferën perëndimore.

Trump deklaroi se pas përfundimit të luftës, SHBA ia riktheu Groenlandën Danimarkës, një vendim që sot, sipas tij, shihet ndryshe.

“Ky ishull i pasiguruar është pjesë e Amerikës së Veriut dhe është kyç për sigurinë tonë. Politika jonë ka qenë gjithmonë të ndalojmë kërcënimet e jashtme nga hemisfera jonë,” përfundoi Trump, duke e vendosur çështjen e Groenlandës në qendër të debatit për sigurinë e NATO-s dhe të Perëndimit.

Përfundon takimi i Ivanka Trump dhe kryeministrit Edi Rama!

Takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar.

Pas takimit, dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe më pas janë nisur në drejtim të Orikumit.

Ivanka Trump mbërriti bashku paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë, ndërsa Kryeministri Rama mbërri mbasdite, i shoqëruar nën masa të shumta sigurie.

Galeria fotografike (

2 / 9

)