Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 22 janar 2026

DASHI

Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni të luftoni beteja që nuk janë tuajat. Në dashuri, nevojitet qartësi: jo më gjysmëfjalë, jo më heshtje strategjike.

DEMI

Kjo është një kohë kur po kuptoni se kush është vërtet i denjë për kohën tuaj. Në dashuri, ju dëshironi stabilitet, por edhe siguri konkrete: fjalët nuk janë më të mjaftueshme. Lidhur me punën, ka një vendim të rëndësishëm në horizont; mos e shtyni shumë për më vonë nga frika se mos bëni ndonjë gabim.

BINJAKËT

Keni kaq shumë ide, kaq shumë stimuj, por ki kujdes të mos e shpërdorosh energjinë tënde. Duhet të zgjedhësh. Në dashuri, je më komunikues, por edhe më kërkues: dëshiron të ndihesh i përfshirë, jo vetëm i dëgjuar. Marrëdhëniet sipërfaqësore po fillojnë të ndihen të ngushta. Sa i përket punës, ka lajme të mira.

GAFORRRJA

Nuk është egoizëm, është mbijetesë emocionale. Në dashuri, ke nevojë për siguri, por edhe reciprocitet: nuk mund t’i japësh gjithmonë gjithçka vetes… Ata që janë vërtet aty do ta tregojnë tani. Sa i përket punës, ndihesh i lodhur, por ke edhe një vetëdije të re: e di vlerën tënde. Ki kujdes nga luhatjet e humorit.

LUANI

Jeni të uritur për shpengim, për të provuar se kush jeni, por këtë herë me më shumë pjekuri. Në dashuri, ka pasion, por edhe një nevojë të thellë për respekt: ??pa lojëra pushteti.

VIRGJËRESHA

Qielli po ju kërkon të hiqni dorë nga ajo që nuk mund ta kontrolloni. Në dashuri, jeni më të prekshëm se zakonisht: mos u fshihni pas racionalitetit. Shprehja e ndjenjave tuaja është një shfaqje force. Lidhur me punën, do të merrni përgjigjet e pritura, megjithëse jo të gjitha do të jenë të menjëhershme.

PESHORJA

Java në fund të janarit ju bën të kuptoni se ndonjëherë ekuilibri vjen nga bërja e një zgjedhjeje të qartë. Në dashuri, nevojitet autenticitet: nuk ka më përpjekje për të kënaqur nga frika se mos humbisni dikë. Ata që ju duan ju duan për atë që jeni. Sa i përket punës, po hapen perspektiva të reja.

AKREPI

Siç e dini, do të jetë një javë intensive për shumë prej jush. Emocione të forta, intuita të thella, por edhe disa tensione për t’u menaxhuar. Në dashuri, mos pranoni më gjysmë të vërteta: ose gjithçka ose asgjë.

SHIGJETARI

Ndaloni së vrapuari pa e ditur se ku po shkon. Në dashuri, je më selektiv: dëshiron që dikush të ecë përkrah teje, jo të të mbajë prapa. Sa i përket punës, mundësi interesante të presin, por duhet të jesh gati ta tregosh veten vërtet.

BRICJAPI

Qelli ju ftojnë të vendosni ritmin tuaj. Dashuria kërkon kohë dhe mirëkuptim: jo gjithçka zgjidhet me logjikë. Për sa i përket punës, ju jeni po aq të besueshëm sa gjithmonë, por tani duhet të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni mirë, jo vetëm në atë që duhet të bëni.

UJORI

Është një javë idesh, intuitash dhe dëshire për të thyer modelin. Diçka po ndryshon, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stimulim të ri, por edhe për një lidhje të vërtetë. Shmangni ndarjet e papritura thjesht nga frika se mos përfshiheni në telashe.

PESHQIT

Jeni më i ndjeshëm se zakonisht, por edhe më i kthjellët. Po kupton se çfarë dëshiron vërtet dhe çfarë jo. Në dashuri, ke nevojë për butësi, por edhe për qartësi: mos i idealizo tepër ata që nuk janë të gatshëm të të japin atë që meriton. Sa i përket punës, je në një periudhë përshtatjeje.

Artan Hoxha denoncon çështjen e 21 janarit: Shteti donte të blinte heshtjen e familjes Nika, i ofroi miliona euro për…

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar fortë çështjen e 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues. I ftuar sot në ‘Top Story’, Hoxha u shpreh se shteti shqiptar ka dashur ta josh familjen e një nga viktimave, Aleks Nikës, duke i ofruar atyre një shumë të konsiderueshme parash që shkojnë deri në miliona euro.

“Për fat të keq jemi 15 vite mbrapa dhe 15 vite pa drejtësi. Më e keqja është fakti që nuk kemi një afat se kur do të mbarojë edhe kjo që ka nisur.

Kur ka ndodhur ngjarja, Aleks Nika ishte baba i 2 vajzave. Sot vajzat e tij janë adoleshente, bashkëshortja e tij ka bërë një betejë me organet e drejtësisë dhe shtetin shqiptar, që është përpjekur ta joshë, që të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi.

Është bërë e njëjta gjë edhe kur shkuan në Strasburg. Ishte shumë trishtuese fakti që avokatura e shtetit shqiptar donte ta joshte familjen Nika me dëmshpërblime me miliona euro, por ata këmbëngulën, bënë një betejë atje dhe fituan.

Gjykata e Strasburgut ka dhënë një vendim që duhet ta jepte qeveria, është një vrasje dhe krim shtetëror. Shteti shqiptar ka dashur të prishë provat, të pengojë gjykatën të japë drejtësi. Gjykata në Strasburg, nga dëshmia e familjes Nika, dha atë vendim që vuri Gjykatën Shqiptare me shpatulla pas murit. Të njëjtët aktorë politikë janë sërish në lojë, ai që ishte brenda godinës është jashtë dhe ai që ishte jashtë u fut brenda, ndryshuan vendet”, u shpreh Hoxha.

Qeveria “çliron” tokat shtetërore, banesat pa truall drejt privatizimit, zbardhet vendimi, ja kush përfiton dhe afatet

Rigels Seliman

Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Pra e thënë ndryshe, përfitues janë ata qytetarët që kanë ndërtuar dhe kanë në përdorim një tokë që konsiderohet si tokë shtet. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, parashikon se procedurat administrative të kalimit të pronësisë do të kryhen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës edhe kur ndërtesa është e dëmtuar, për sa kohë që ajo është e pasqyruar në regjistrat kadastralë.

Aplikimi dhe tarifat

Sipas vendimit në fjalë, kërkesa për kalimin e pronësisë paraqitet online nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, dhe tarifa e shërbimit paguhet në momentin e aplikimit. Tarifa është e pakthyeshme në rast refuzimi. Për kërkesat e paraqitura përpara hyrjes në fuqi të ligjit, për të cilat procedura nuk ka përfunduar, nuk aplikohet pagesa e tarifës. Vendimi parashikon edhe ulje 20 % të vlerës për subjektet që kanë paraqitur kërkesë përpara datës 1.7.2012 dhe që kryejnë pagesën brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për njoftimin.

Afatet dhe njoftimet

Në rastet kur gjatë regjistrimit fillestar apo përmirësimit të zonës kadastrale evidentohen situata që kërkojnë kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim, ASHK-ja njofton subjektet për depozitimin e kërkesës përmes “e-Albania”. Të ardhurat e mbledhura nga ky proces arkëtohen dhe përdoren nga ASHK-ja, sipas nenit 67 të ligjit.

Trualli i ndërtesave të privatizuara

Për trojet e ndërtesave të privatizuara, kërkesa shoqërohet me dokumentacion që vërteton pronësinë mbi ndërtesën dhe pagesën e taksës së truallit nga data 7.6.2010 deri në datën e aplikimit. ASHK-ja verifikon pronësinë, posedimin faktik, statusin shtetëror të truallit dhe shlyerjen e detyrimeve. Brenda 60 ditëve nga depozitimi i kërkesës, kryhen verifikimet arkivore, juridike dhe faktike, si dhe evidentohet sipërfaqja në terren. Sipërfaqja që kalon në pronësi përcaktohet sipas genplanit të privatizimit, dokumentacionit arkivor ose, në mungesë të tyre, sipas sipërfaqes nën objekt të evidentuar në terren. Për objektet e privatizuara si banesë, që nuk kanë ndryshuar destinacion, kalimi i pronësisë kryhet pa pagesë. Për ndërtesat me funksion social-ekonomik, pagesa bëhet sipas çmimit të hartës së vlerës së tokës. Detyrimi financiar llogaritet dhe njoftohet brenda 10 ditëve, ndërsa pagesa duhet të kryhet brenda 60 ditëve.

Vendimmarrja dhe regjistrimi

Pas shlyerjes së pagesës, drejtoria vendore e ASHK-së miraton ose refuzon kalimin e pronësisë brenda 20 ditëve dhe njofton subjektin brenda 5 ditëve. Vendimi regjistrohet në regjistrin kadastral pasi të ketë kaluar afati 30-ditor i ankimit ose pas përfundimit të shqyrtimit të tij. Regjistrimi kryhet pa kërkesë shtesë dhe pa parapagim tarifash, ndërsa deri në shlyerjen e plotë të tyre mbi pasurinë rëndon hipoteka ligjore. Pasuritë e miratuara publikohen çdo muaj në faqen zyrtare të ASHK-së.

Ndërtesat me leje ndërtimi pa dokumentacion trualli

Vendimi rregullon edhe rastet e ndërtesave të ngritura në bazë të lejeve të ndërtimit pas datës 10.8.1991, kur mungon dokumentacioni i dhënies së tokës. Procedurat janë të ngjashme, me afat 60-ditor për verifikime. Kur ndërtesa ka funksion banimi dhe përdoret për banim, kalimi i pronësisë mbi truall kryhet pa pagesë. Për funksion social-ekonomik, vlera llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës dhe paguhet brenda 60 ditëve nga njoftimi.

Raste të veçanta dhe përjashtime

Nëse gjatë evidentimit konstatohet ndërtim pa leje mbi të njëjtin truall, zbatohen përcaktimet e nenit 63 të ligjit. Ndryshimet në sipërfaqe minus ose plus 5 %, por jo më shumë se 50 m2, konsiderohen normë gabimi në matje. Vendimi trajton edhe rastet kur trualli është transferuar në administrim te institucionet qendrore ose njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke parashikuar shuarjen e përgjegjësisë së administrimit pas kalimit të pronësisë.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Gjylametit i është besuar ky institucion, që shpesh herë ka qenë në qendër të skandaleve, sa i takon rasteve të abuzuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Më herët në krye të AKU-së ishte Manush Kullolli.

Blerina Gjylameti ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste dhe ka shumë vite kontribut në këtë forcë politike.

Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit, Gjylameti nuk arriti dot që të futej në Parlament.

Zbulohet sekreti i banorit të ri dhe misioni i tij në BBVA 5: Ka ‘gisht’ edhe familja e Selinës?

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një hyrje të re dhe surprizuese në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Banori më i ri është Rogerti, një gazetar sportiv që jeton në Amerikë, i cili nuk ka humbur kohë për të trazuar ujërat që në minutat e para.

Menjëherë pas hyrjes, ai është përfshirë në debate të ashpra me Kristin dhe Selinën, por duket se përplasja me këtë të fundit nuk është e rastësishme.

Gjatë një bisede, Rogerti ka zbuluar hapur qëllimin e tij të vërtetë, duke pranuar se ka hyrë brenda me një mision të mbartur nga jashtë: Të ndajë përfundimisht Selinën nga Miri.

“Kam ardhur me një mision të qartë,” tha ai, duke u shprehur i vendosur për ta realizuar këtë ndarje.

Ky dedikim i pazakontë për të prishur këtë raport mes Mirit dhe Selin ka ngritur menjëherë dyshime të forta. A fshihet pas këtij misioni dëshira e dikujt tjetër? Aludimet e para çojnë te familja e Selinës, duke ngritur pyetjen nëse ata kanë “gisht” në këtë strategji të Rogertit për të larguar vajzën e tyre nga Miri.

“Të jem unë vëllai jot s’të fus më në shtëpi”/ Rogerti SULMON KEQ Selin, banorja në gjendje të rëndë, qan me dënesë

Hyrja e banorit me të ri, Rogertit duket se ka sjelle trazime dhe debate të forta brenda shtëpisë. Menjëherë pas spektaktlit të madh, Rogerti ka sulmuar disa banorë, një prej tyre dhe Selin.

Në një bisedë që ka bërë me të, Rogerti i ka thënë së nëse do ishte vëllai i saj, pas daljes nga BBV nuk do e pranonte më në shtëpi.

Ndërkohë që në mbrojtje banores i ka dalë Kristi, duke e konsideruar Rogertin maskara i cili nuk kishte turp për fjalët që po thoshte.

Pas debatit që ka patur me Rogertin, Selin është parë e prekur, teksa ka qarë për disa minuta rresht duke e diskutuar këtë edhe me banorë të tjerë si Miri, Juela apo Greta.

Pjesë nga debate:

Rogert: Kështu si flet ti, të jesh motra ime nuk te fus më në shtepi që ta dish. Kujdes kur të dalësh nga dera kurdo që të kesh kohën…

Selin: Ti kujdes me vëllain tim, krahasimet ik e bëjë me familjen tënde dhe vëllain tënd.

Kristi: O maskara të të vij turp, maskara pa masë je. Hajde më mbaj pishtarin mua,. Nuk ke turp vjen i tregon familjen asaj. Kush je ti që tregon familjen asaj?!

E uroi “live”, Lorna zbulon emrin e partnerit, kush është reperi që jeton në SHBA?

Mbrëmja e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Albania 5 u karakterizua nga emocione dhe surpriza të njëpasnjëshme, por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi në fund të spektaklit.

Pas hyrjes së një banori të ri në shtëpi, i cili u prezantua në mënyrë ironike sikur të ishte i dashuri i Lornës, banorja vendosi të reagonte në lidhje me ketë.

Ajo përfitoi nga momenti për të bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, duke zbuluar për herë të parë identitetin e tij.

Lorna tregoi se partneri i saj quhet Dren dhe më pas u zbulua se bëhet fjalë për një reper shqiptar.

Dren Kaleci prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe zhvillon karrierën e tij artistike.

Urimi u bë me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të dhe u shoqërua me fjalë të ndjera, duke treguar se pavarësisht distancës fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë.

y moment emocional u prit me interes të madh nga publiku dhe banorët, duke hedhur më shumë dritë mbi jetën personale të banores pasi ka qenë më e rezervuar.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i njohur shqiptar

Ish-kryebashkiaku i Përmetit, një figurë e njohur dhe e respektuar e komunitetit përmetar, Spartak Kondi ka ndërruar këtë të mërkurë.

Kondi i cili drejtoi një nga bashkitë e jugut të vendit për një mandat katër vjeçar ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas dhimbje te familjarët, por dhe ata përmetarë dhe kolegë që ai njohu, i takoi, ndau hallet dhe punët e qytetit.

Kontributi i Kondit në drejtimin e qytetit, përkushtimi dhe puna e palodhur në shërbim të interesit publik do të mbeten të gdhendura në kujtesën e qytetarëve.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, në katin e parë të Bashkisë Përmet është vendosur libri i përshtypjeve, ku qytetarët kanë mundësinë të lënë një mendim, kujtim apo mesazh nderimi.

“LAMTUMIRË SPARTAK KONDI!

Me mirënjohje dhe respekt të thellë shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Kryebashkiakut të Përmetit në vitet 1996–2000 dhe qytetarit tonë Spartak Kondi.

Kontributi, përkushtimi dhe puna e tij në shërbim të qytetit dhe komunitetit do të mbeten një vlerë e çmuar dhe e paharruar. Në nder të figurës së tij, në katin e parë të Bashkisë Përmet do të jetë i vendosur libri i përshtypjeve, ku qytetarët që dëshirojnë mund të shprehin një mendim, një kujtim apo një mesazh nderimi. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve. U prehtë në paqe! Lamtumirë Kryetar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Bashkia e Përmetit.

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për pasagjerët, ja çfarë ndryshon për vonesat dhe anulimet

Parlamenti Europian votoi të mërkurën me shumicë dërrmuese për të hedhur poshtë përpjekjet e shteteve anëtare të BE-së për të dobësuar të drejtat e kompensimit të pasagjerëve ajrorë, duke ruajtur pragun e vonesës prej tre orësh që ka mbrojtur udhëtarët që nga viti 2004.

Eurodeputetët miratuan qëndrimin e tyre me 632 vota pro, 15 kundër dhe nëntë abstenime, duke kundërshtuar propozimet e Këshillit që do të kishin ulur të drejtat e kompensimit dhe do të kishin rritur pragun e vonesës në katër deri në gjashtë orë në varësi të distancës së fluturimit.

Parlamenti dëshiron të mbajë nivelet e kompensimit midis 300 dhe 600 eurove bazuar në distancën e fluturimit, ndërsa Këshilli propozoi uljen e maksimumit në 500 euro.

Vota mbështeti gjithashtu ruajtjen e të drejtave të pasagjerëve për rimbursim, ridrejtim dhe kompensim për anulimet dhe mohimin e hipjes në bord.

Rregullat e projektligjit do të kërkonin që linjat ajrore të dërgonin formularë kompensimi të para-plotësuar tek pasagjerët brenda 48 orëve nga anulimet ose vonesat, duke u dhënë udhëtarëve një vit për të paraqitur kërkesa. Qëndrimi i Këshillit do të kërkonte formularë të para-plotësuar vetëm pas anulimeve, jo vonesave.

Eurodeputetët gjithashtu duan të heqin tarifat shtesë për korrigjimin e gabimeve në emrat e pasagjerëve ose regjistrimin në fluturime, dhe të garantojnë bagazhe kabine falas, duke përfshirë një send personal dhe një bagazh të vogël dore me dimensione maksimale 100 cm dhe shtatë kilogramë.

Parlamenti mbështeti mbajtjen e detyrimit të linjave ajrore për të ofruar pije freskuese çdo dy orë pas orarit të nisjes, vakte pas tre orësh dhe akomodim gjatë natës për maksimumi tre netë gjatë vonesave të gjata. Kufiri prej tre netësh do t’u ofronte linjave ajrore parashikueshmëri më të madhe të kostos, sipas eurodeputetëve.

Kodi Penal/ Ligjet miratojnë ndryshime, burg për parkimet e dyfishta

Qeveria e Edi Ramës vijon ashpërsimin e Kodit Penal, duke parashikuar burgosje edhe për shkelje administrative.

Sot, në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka prezantuar propozimet e qeverisë, ku përfshihet në Kodin Penal dënimi me burgosje për parkimet dyshe, zënien e hapësirave publike, si dhe ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet pa leje.

Pr/ligji ndërhyn në një fenoment të prëditshëm por me pasoja për sigurinë publike. Parkimi në resht të dytë. Duke e trajtuar si vepër penale në rastet kur kjo pengon seriozisht qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.

Në propozimet për ndryshim në Kod është përfshirë edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët.

Pas paralajmërimeve për ndryshime në Kodin Penal, ku shumë shkelje administrative do të dënohen me burg, drafti i qeverisë ka mbërritur në Komisionin e Ligjeve, ku janë miratuar ndryshimet e kërkuara nga Këshilli i Ministrave.

Që nga shtesat pa leje e deri te parkimet dyshe, që më parë dënoheshin me gjobë, tashmë me këto ndryshime ligjore do të konsiderohen vepra penale dhe do të dënohen me burg. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte në Komisionin e Ligjeve, ku u miratuan ndryshimet.

Ndryshimet parashikojnë edhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.