Kapet “mat” Shpëtim Saraçi, nuk e imagjinoni çfarë po i ndodh jetës së tij në Tiranë pas ndarjes nga Mira Konçi

Me një karrierë mahnitëse në muzikë, Shpëtim Saraçi mban vulën e disa prej këngëve më të suksesshme shqiptare.

shpetim saraci (7)

Gjithnjë në hije, dhe pa shumë dëshirë për të qenë pjesë e eventeve, apo daljeve mediatike, kompozitori ka preferuar që të qëndrojë në hije dhe të jetë suksesi ai që do të flasë për të.

Paparaci ynë ka mundur që ti shkëpusë një fragment nga e përditshmja e tij. Disi më I ndryshuar në imazh, kompozitori është fotografuar në rrugët e Tiranës, teksa ka qenë duke bërë një telefonatë.

shpetim saraci (6)

Që pas divorcit nga Mira Konçi, Shpëtimi është rikthyer në Shqipëri, ku edhe vijon angazhimin e tij në muzikë. Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë për vite me radhë një nga dyshet më të suksesshme artistike në Shqipëri, bashkëpunim që u shndërrua edhe në histori dashurie, duke sjellë në jetë Erën dhe Drinin.

shpetim saraci (4)

Pas zhvendosjes së familjes në SHBA në vitin 2017, për arsye studimesh dhe shëndeti, rrjedha e jetës solli ndryshime: fëmijët dhe Mira mbetën në Amerikë, ndërsa Shpëtimi vijoi karrierën në Shqipëri.

Në “Rudina”, këngëtarja rrëfeu se kjo ndarje ishte një zgjedhje e vështirë, por e domosdoshme për fëmijët.

“U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm”, u shpreh këngëtarja.

shpetim saraci (5)
shpetim saraci (3)
shpetim saraci (2)
shpetim saraci (1)

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës

Personi që do të trashëgonte Partinë Demokratike me bekimin e Sali Berishës është Belind Këlliçi”. Kështu u shpreh gazetarja Ambrozia Meta në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

Ajo tha se sheh Këlliçin si kryetar të ri të PD-së, ndërsa, sipas saj, Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyeshme tek demokratët.

“Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Nuk më rezulton një njeri i pëlqyer. Salianji nuk ishte një filiz politik që lindi nga talent i madh për në politikë. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Sali Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është që do t’ia linte Këlliçit”, tha Meta.

Osman Mula i nxjerr sekretin e Edi Ramës për TVSH, ja çfarë po fsheh prej vitesh, plani i tij është që të

Ditët e fundit nëpër rrjetet sociale po vlojnë komentet dhe reagimet për mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar. Këto reagime kanë ardhur pas deklaratave të bëra pasditen e së premtes nga kryeministri Edi Rama, i cili shfaqi hapur kritikat për mënyrën e menaxhimit të RTSH-së, duke e quajtur një dështim dhe  u shpreh se asnjë lekë nuk do shkojë për televizionin deri në reformimin e tij.

E në vazhdën e reagimeve, një kritikë e ashpër për kreun e qeverisë ka ardhur së fundmi edhe nga regjisori Osman Mula, një nga emrat që i ka kushtuar gjithë jetën e tij këtij institucioni.

Përmes një postimi, gjerë e gjatë ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kontrollin që ka mbi median dhe përdorim të televizionit publik për interesa personale. Sipas regjisorit mbrapa këtyre deklaratave të kreut të qeverisë, qëndron një tjetër skenar, ndërtimi i kullave, projektet e të cilave prej vitesh kanë qëndruar në zyrën e kryeministrit.

“Ti ke 13 vjet qe je ne pushtet dhe komandon çdo gje qe eshte sot ne Shqiperi. E mban mend kur ne 2014 e shembe televizionin Agon Chanel te italianit sepse e pe si kundershtar. Qe ne start e nise gabim duhet ta respektosh mendimin ndryshe kjo eshte demokracia por ti nuk e pranon se je i dhunshem.

Mban pergjegjesi dhe per RTSH-ne se ti i emeron kuadot drejtuese ne RTSH ne KKRT dhe magjorancen ne keshillin drejtues te RTSH-se .Te gjith sektoret i ke me perfaqesues nga ana jote biles dhe 40 projektet e vitit te fundit u realizuan ne RTSH nga beniamint tuaj sa ne studio aq edhe ne podkast duke thithur buxhetin me pagesa te medha qe e futen institucionin ne kolaps financiar. Mos luaj indiferentin se ti me dashje nuk e sponsorizon radio televizionin se as nuk te pelcet per te. Ti aty do truallin se do tbesh kulla dhe mos i bjer nga Kina qe e ke per zemer por thuaj troc qe do ta shemb pasi ke vite qe edhe projektin e kullave mban te zyra jote”, shkruan regjisori ndër të tjera.

Reagim i plotë:

-Ky ishte synimi yt tash 13 vjet. – Qe nuk e sheh RTSH-n nuk shqetesohem por kur armata e medias si private dhe ajo publike te sherben ty, dhe vetem ty me porosi dhe percaktim . O me mua ose ne ferr kjo me shqeteson mua.

Ky eshte parimi yt.  Po mir, nuk je ti ai qe porosite dhe i premtove gazetareve se cilin nga ata te zellshmit prej tyre do ta beje drejtor te pergjithshem te RTSH-se dhe ato pasi te emeroheshin do benin stafet qe te sherbenin ty? Edhe te tjeret vepruan si ti por ti gabove rende. Ti krijove nje nepotizem te semure aq sa nga paaftesia e tyre dhe servilizmi ndaj teje te ngopen ose ta neveriten ekranin sa tani je gati ti hedhesh nga ura (sic e ke zakon ti pasi i shtrydh) Tani, se kush eshte radio televizioni publik shqipetar kjo dihet sepse ka 70 vjet qe funksionon dhe per 50 vite ishte stacioni i vetem por qe mbajti gjalle publikun shqipetar , cdo vend i botes ka nje televizion publik kombetar pasi eshte i nje rendesie te vecante dhe zhvillon problemet kombetare, transmeton evenimentet kryesore te shtetit te tij ndyshe nga stacionet private qe e kane ne themel konkurencen dhe thithjen e reklames ne cdo menyre .

Nuk eshte detyra e radio televizionit publik ti shendroje emisionet apo programet ne Elektrik Blu sic i ke ti disa stacione per zemer ku edhe ne banjo i vejne kamera te fsheht . Te mos te shohesh prej 35 vjeteve stacionin publik shqipetar nuk eshte as mencuri dhe as snobllek i kohes per te treguar se sa modern jam une.

Ti nuk je kryetar opozite sot qe mund te thuash neser “Une do ta reformoj ose do ta prish radio televizionin publik shqipetar”. Ti ke 13 vjet qe je ne pushtet dhe komandon cdo gje qe eshte sot ne shqiperi. E mban mend kur ne 2014 e shembe televizionin Agon Chanel te italianit sepse e pe si kundershtar. Qe ne start e nise gabim duhet ta respektosh mendimin ndryshe kjo eshte demokracia por ti nuk e pranon se je i dhunshem.

Mban pergjegjesi dhe per RTSH-ne se ti i emeron kuadot drejtuese ne RTSH ne KKRT dhe magjorancen ne keshillin drejtues te RTSH-se .Te gjith sektoret i ke me perfaqesues nga ana jote biles dhe 40 projektet e vitit te fundit u realizuan ne RTSH nga beniamint tuaj sa ne studio aq edhe ne podkast duke thithur buxhetin me pagesa te medha qe e futen institucionin ne kolaps financiar. Mos luaj indiferentin se ti me dashje nuk e sponsorizon radio televizionin se as nuk te pelcet per te. Ti aty do truallin se do tbesh kulla dhe mos i bjer nga Kina qe e ke per zemer por thuaj troc qe do ta shemb pasi ke vite qe edhe projektin e kullave mban te zyra jote .

Na dergove edhe nje deputet gjoja kundershtar tendin e shoqerove me dy njerez qe tia tregonin rrugen dhe e sollen te dera e radio televizionit , pasi e pa me vemendje tha ketu mund te ndertohen kulla. Ky ishte ai Goni jot nje politikan qe sapo fillon karrieren politike e fillon mbrapsht dhe tallet me djersen e qinda e qindra punonjesve qe punuan me dekada ne ate televizion. Radio televizioni eshte ne prone te vet dhe ka financa te mbrojtura nga taksat e shqipetareve eshte anetar i EBU-se per te cilen erdhi nje delikacion dhe ra dakort per nje zhvillim akoma me modern teknokolgjik si te ruajme financat dhe si te thithim reklamen per kete arsye derguam nje delekacion te kryesuar nga zonja Eni Vasili drejtoreshe e pergjithshme e radio televizionit shqipetar. Per pak muaj qe jemi aty korigjuam financat, organizuam njesite dhe departamentet, i deleguam pune te gjithe hallkave ne RTSH dhe vendosem fashoorarin pasi transmetimi ne TVSH me aq shume stacione nuk linte gjurme mbi te gjitha hoqem nervin psikologjik te frikes qe ishte kthyer si rajon policie ne radio televizion. Njerezit ishin aq te trembur per te nesermen.

Ne jua rritem rrogat i futem shpresen dhe ne monitorimin e koheve te fundit RTSH-ja u ngrit disa shkalle. Dhe del ti me idene e nje sunduesi dhe vetem shan e mallkon njerez qe i ke vu vet. Mos u mer me RTSH-ne ktheji syte kah qeveria jote se gjysmat i ke neper burgje. Kur ne nuk na sheh perse na dergon grupe me shkresa 3 vjecare nga stacione qe i ke per zemer kur per 3 vjet ata duhet te meren me festivalet kur vete institucioni ka punonjesit e vet.

-Perse ateher ti kur nuk e sheh televizionin e fton kengen fituese ne podkastin tend, sic fton dhe ate fituesin e bigut tend per te treguar se sa te ndiekin ty. Nuk mund te ma thuash mua as kolegeve te mi qe kemi punuar me Kico Fotjallin , Virgjil Kulen , Vera  Zhein , Haki Bejleri ,Tefta Radi, Dhimiter Gjoka etj, sepse ato ishin kollose te mikrofonit dhe jo moderatore si ti. Atehere nuk te takon te meresh me ate institucion dhe te mohosh sepse ste nderon ty .

Meqenese nuk te ndihmon mos i fyej drejtuesit qe i solle vete nuk eshte e moralshme. Perse ndihmon stacionet private me buxhete te medha dhe me te drejten e reklames, me sponsorizime spektaklesh si nga qeveria ashtu dhe bashkia me shuma maramendese ne cdo vit dhe, ato te ftojne per tu shperlare dhe te japin ndonje kupe ne dore qe ti tia dhurosh ndonjerit qe ka fituar nga llotaria kombetare. A nuk je ti qe i emerove dy drejtora te pergjithshm ne RTSH njeri perfundoi ne burg dhe tjetri kandidat? Kush mban pergjegjesi? 

Po ata artiste qe mer ti ne avion dhe i paguan nga qeveria dhe jo veten nje here por ne cdo udhetim per ti perdorur ne cdo fushate ne salla per diasporen. Bile njerit i dhe gjysmen e parkut tek liqeni se gjoja do te bente recital. Keto artista i ke dhe ne postera rrugesh dhe ai stafi yt servil qe i ke ne kryeminstri te ben seleksionimin se kush eshte me ty dhe kush eshte kundra teje.

Ti nuk pyet per asnje institucion artistik sepse ti te gjitha i prishe si kinema, teater kombetar , cirku , estrada dhe tani se fundmi ne RTSH. Te gjithe duam qe te reformohet radio televizioni shqipetar. Te gjithe duam reforme por ne RTSH ke mbesa e nipa dhe njerez me teser dhe pa teser qe te sherbejne ty. Dhe po ti hecim do na i kthesh perseri ti.

Ai institucion do te mbijetoje edhe pse ti je hakmarres, konjuktoral, anti RTSH publik. Ti mendon se ktu mund te fshish gjithcka dhe syte i ke si ta rregullosh boten . Rregullo veten dhe shtetin se je sot njeriu me i perfolur ne ballkan e europe per korrupsion shteteror. Bile kaq i dashuruar je me veten dhe me kullat sa qe dhe portretin tend e do aty ne maje. Po mir eshte Skenderbeu aty nuk ka nevoje per kalores tjeter. Na the se ka 35 vjet qe nuk ju shoh, as na nuk te shohim ty bile une kam 20 vjet qe nuk te ndiek se sa del ti ne ekran nuk me le gishti se shtyp pultin .

Prej vitesh ne dhjetor kur ka aktivitete artistike si festivali apo koncerti i vitit te ri celet ekrani gezon si femia , gjithcka duket me e bukur bashke me çantat qe mbajne njerezit per sofren e vitit te ri por sa vjen janari dhe fillon parlamenti yt gjithcka venitet, gjithcka rrudhet kjo vje si retultat i politikes qe nxierr vner. Po ta kujtoj ish presidentin e Amerikes Nikson kur dha doreheqien nga skandali i ëater gate. Dhe ne intervisten e pare sapo doli para gazetareve u shpreh: U terhoqa si president pasi urrejtja qe mbaja thelle ne shpirt ndaj medias me mundoi, sme la te qete nuk arsyetosha dot prandaj hapa rruge. Faleminderit

Pse ushtarët britanikë që shkuan në Irak u sëmurën

Më shumë se 20 vjet pas pushtimit të Irakut, ushtarët britanikë që shërbyen në një nga objektet më të kontaminuara në zonën e pasluftës thonë se u braktisën nga vetë shteti në të cilin shërbyen. Ata u ekspozuan ndaj një toksine vdekjeprurëse, sipas asaj që zbulon Sky News.

Veteranët e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) të vendosur në impiantin e trajtimit të ujit Qarmat Ali, shumë të kontaminuar në vitin 2003 janë prekur nga kanceri, tumore, gjakderdhje të vazhdueshme nga hunda dhe probleme të rënda të lëkurës në vitet që pasuan. Shumë prej tyre tani jetojnë me sigurinë se sëmundja nuk është diçka e së kaluarës, por një gjë e së ardhmes.

Objekti ishte i mbuluar me dikromat natriumi, një pluhur portokalli i ndritshëm, shumë toksik dhe një kancerogjen i provuar. E megjithatë, ushtarët vazhduan të ruanin vendin 24 orë në ditë.

Një dokument i brendshëm nga shërbimi mjekësor i RAF në nëntor 2003 e pranon rrezikun. Dikromati i natriumit u klasifikua si kancerogjen i kategorisë A. Direktiva ishte e qartë ushtarët e ekspozuar duhej të identifikoheshin dhe t’u ofroheshin teste biologjike.

Por sipas 15 veteranëve që folën me Sky News, kjo nuk ndodhi kurrë. Tabela paralajmëruese, që deklaronte se nevojitet mbrojtje e plotë (uniformë dhe maskë kundër mbytjes) për shkak të substancave të rrezikshme, u vendos disa muaj pasi mbërritën ushtarët.

Sot, 4 prej tyre janë diagnostikuar me kancer, njëri me tumor në tru. Shumica flasin për një “bombë me sahat që punonte”. Jo në mënyrë figurative. Fjalë për fjalë.

Ndryshe nga SHBA-të, ku një hetim kombëtar pranoi se qindra ushtarë ishin “të ekspozuar pa dashje” ndaj kimikateve toksike dhe hapi rrugën për mbështetje dhe kompensim, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka pasur as një hetim zyrtar dhe as një kërkim falje.

Ministria e Mbrojtjes këmbëngul se janë ofruar kontrolle mjekësore. Veteranët këmbëngulin se kjo nuk ka ndodhur kurrë. Teksa përgjigjet politike po vonohen, kostoja po përballohet nga trupat e atyre që janë dërguar për të ruajtur një fabrikë pa u thënë se kishin rënë në një “kurth kimik”.

Qarmat Ali ndodhet rreth 15 kilometra në veriperëndim të Basrës, në Mesopotaminë jugore në zemër të brezit më kritik të energjisë në Irak. Impianti i trajtimit të ujit i shërbente drejtpërdrejt fushave gjigante të naftës në rajon, duke siguruar ujë të trajtuar thelbësor për nxjerrjen dhe rrjedhën e naftës bruto.

Pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit, rifillimi i prodhimit të naftës në Irakun jugor u bë një përparësi strategjike për forcat e koalicionit. Pa Qarmat Ali, fushat e Basrës nuk mund të funksiononin me kapacitet të plotë. Kjo është arsyeja pse impianti ruhej me shumë kujdes, jo për vlerën e tij ushtarake, por për rolin e tij në stabilizimin energjetik të ekonomisë së pasluftës së Irakut.

Thënë thjesht: ushtarët u vendosën atje për të “drejtuar” naftën dhe u ekspozuan ndaj toksinave kancerogjene jashtëzakonisht të rrezikshme.

Deri në sa herë mund të LIND një GRUA? Do të befasoheni kur ta zbuloni…ja çfarë thotë biologjia

Sipas biologjisë njerëzore, një grua ka kapacitetin fizik për të sjellë në jetë deri në 30 fëmijë gjatë gjithë jetës së saj. Trupi i njeriut është i ndërtuar për një potencial riprodhues shumë më të lartë.

“Sa e sinqertë ishte lidhja jote me Stelinën?”/ Mal pyet Keijsin, banori: Para se të vinte Ina…
Bazuar në fillimin natyror të fertilitetit, periudhën e nevojshme të rikuperimit mes shtatzënive dhe ardhjen e menopauzës, vlerësimet teorike sugjerojnë se, në kushte ideale, një grua mund të përballojë biologjikisht rreth 30 lindje. Ky kapacitet i lartë pasqyron qëndrueshmërinë e trupit dhe koordinimin e saktë të ciklit riprodhues, që lejon shtatzëni dhe rikuperim të përsëritur gjatë viteve të lindshmërisë.

Dëshmitë historike i mbështesin këto teori biologjike. Në periudhat para përdorimit të kontracepsionit modern, janë dokumentuar raste të rralla të grave që kanë lindur një numër jashtëzakonisht të madh fëmijësh. Këto shembuj tregojnë se kufijtë e fertilitetit njerëzor janë shumë më të gjerë sesa perceptohen sot.

Cristiano Ronaldo, sërish sportisti më i paguar në botë!/Pasuria e tij KOLOSALE po ‘çmend’ rrjetin!
Zbulime të reja tregojnë se vështirësitë në menaxhimin e emocioneve rrisin ndjeshëm rrezikun për depresion pas lindjes. Depresioni perinatal, i cili prek rreth një në pesë gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, shpesh mbetet i paidentifikuar, ndërsa pasojat mund të jenë afatgjata si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim i ri, sugjeron se rreziku për zhvillimin e simptomave depresive mund të vërehet që në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit, shfaqen fjalimet e presidentit Trump dhe djalit të shahut, Reza Pahlavi
Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 600 grave në Suedi dhe ndoqën shëndetin e tyre mendor përmes një aplikacioni. Gjatë tremujorit të dytë, gratë shtatzëna plotësuan një pyetësor të shkurtër mbi aftësinë e tyre për rregullimin e emocioneve sa mirë i kuptojnë dhe i pranojnë ndjenjat, sa arrijnë të kontrollojnë impulset dhe të mbeten të përqendruara në qëllime edhe kur ndihen të shqetësuara. Rezultatet treguan se gratë që kishin më shumë vështirësi në rregullimin e emocioneve gjatë kësaj periudhe shfaqnin dukshëm më shumë simptoma depresive më vonë gjatë shtatzënisë dhe deri në gjashtë muaj pas lindjes.

Si një raketë norvegjeze meteorologjike trembi Moskën dhe gati sa nuk shkaktoi një luftë bërthamore

Më 25 janar 1995, në kulmin e një dite dimri të acartë, bota u afrua më shumë seç duhet me një nga skenarët më të errët të Luftës së Ftohtë.

Një raketë e lëshuar nga Norvegjia për qëllime shkencore, për të studiuar Dritat Veriore (aurora borealis), u interpretua gabimisht nga sistemet ruse të paralajmërimit të hershëm si një raketë bërthamore në kurs të drejtpërdrejtë drejt Moskës.

Në radarët e stacioneve ushtarake në veri të Rusisë u shfaq një sinjal kërcënues, një objekt i nisur nga brigjet norvegjeze po ngrihej me shpejtësi të madhe.

Pyetja ishte dramatike dhe urgjente, ku po shkonte dhe a përbënte një sulm? Edhe pse rënia e Murit të Berlinit kishte ushqyer idenë se tensionet bërthamore i përkisnin së shkuarës, realiteti doli të ishte më i brishtë.

Për oficerët që monitoronin qiellin, pasojat e mundshme ishin tronditëse. Ata e dinin se një raketë e vetme e lëshuar nga një nëndetëse amerikane në ato ujëra mund të sillte tetë koka bërthamore në Moskë brenda 15 minutash. Informacioni u përcoll me urgjencë në majë të zinxhirit të komandës, deri te presidenti rus i asaj kohe, Boris Jelcin.

Jelcini u bë lideri i parë botëror që aktivizoi të ashtuquajturën “valixhe bërthamore”, pajisja që përmban protokollet dhe teknologjinë për autorizimin e një kundërsulmi bërthamor. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, fuqitë bërthamore kanë operuar mbi parimin e parandalimit: ideja se një sulm i madh do të sillte shkatërrim të ndërsjellë të sigurt. Në ato momente të ngrira nga ankthi, Jelcini dhe këshilltarët e tij duhej të vendosnin me shpejtësi nëse do të reagonin.

Siç dihet sot, kjo zinxhir ngjarjesh alarmante nuk përfundoi në katastrofë. Përkundrazi, historia u mbyll si një episod pothuajse ironik në fund të lajmeve të mbrëmjes.

Prezantuesi i BBC Newsnight, Jeremy Paxman, komentoi me sarkazëm se “lufta bërthamore nuk shpërtheu sot”, pavarësisht raporteve fillestare të agjencisë ruse Interfax, e cila kishte njoftuar gabimisht se Rusia kishte rrëzuar një raketë hyrëse.

Ndërkohë, tregjet valutore globale u lëkundën, ndërsa politikanë, gjeneralë dhe gazetarë kaluan mbi një orë në një gjendje konfuzioni dhe kërkimi të ethshëm për informacion. Vetëm në orën 14:52 GMT erdhi sqarimi vendimtar, Interfax korrigjoi raportimin, duke bërë të ditur se, edhe pse sistemi i paralajmërimit të hershëm kishte regjistruar lëshimin e një rakete, ajo kishte rënë në territor norvegjez.

Autoritetet në Oslo konfirmuan më pas se bëhej fjalë për një lëshim paqësor, pjesë e një programi rutinë kërkimor shkencor në një poligon civil. Raketës i ishte caktuar të mblidhte të dhëna mbi aurora borealis dhe ajo ra, sipas planit, në det pranë ishullit arktik Spitzbergen, larg hapësirës ajrore ruse. Megjithatë, burime anonime të mbrojtjes ruse deklaruan për Interfax se ishte “shumë herët për të thënë” nëse lëshimi kishte për qëllim testimin e radarëve rusë.

Ndjeshmëria ruse ndaj mbrojtjes ajrore ishte e rrënjosur thellë, veçanërisht pas incidentit të vitit 1987, kur adoleshenti gjerman Mathias Rust fluturoi mbi 750 kilometra përmes mbrojtjes sovjetike dhe u ul pranë Kremlinit. Edhe pse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, nervozizmi mbetej.

Shkencëtari norvegjez Kolbjørn Adolfsen, i përfshirë në projekt, tregoi se ishte tmerruar nga reagimi. Ai theksoi se Moska ishte njoftuar paraprakisht për lëshimin, që më 14 dhjetor, përmes kanaleve diplomatike. Sipas tij, reagimi rus mund të ishte nxitur nga fakti se raketa kishte arritur një trajektore balistike jashtëzakonisht të lartë, rreth 908 milje lartësi.

“Megjithatë, kjo nuk duhej të kishte qenë surprizë”, tha ai, duke shtuar se mesazhi duket se nuk kishte mbërritur kurrë në zyrat e duhura. Një kujtesë e ftohtë se sa katastrofike mund të jenë pasojat e një komunikimi të humbur.

Vetë Jelcini, një ditë pas incidentit, deklaroi për Interfax se kishte përdorur për herë të parë “valixhen e zezë”.

“Ndoshta dikush vendosi të na testojë”, tha ai, duke aluduar se perceptimi i dobësisë së ushtrisë ruse mund të kishte luajtur rol. Opinionet mbi rrezikun real të incidentit mbeten të ndara, disa ish-zyrtarë amerikanë e kanë cilësuar si “momentin më të rrezikshëm të epokës së raketave bërthamore”, ndërsa ekspertë të tjerë rusë e kanë minimizuar, duke e quajtur alarm të zbrazët.

Pesë ditë më vonë, Rusia e kishte cilësuar ngjarjen si “një keqkuptim” që nuk duhet të përsëritet. Ministria e Jashtme ruse theksoi se Norvegjia kishte vepruar sipas procedurave standarde dhe se nuk kishte vend për armiqësi.

Megjithatë, fakti mbetet shqetësues: një raketë e padëmshme meteorologjike mjaftoi për të sjellë botën në prag të një paniku bërthamor. Një episod që, edhe sot, shërben si paralajmërim i fortë për rreziqet e keqkomunikimit në një botë ende të armatosur me armë shkatërrimi masiv. /BBC

Tony Blair distancohet nga tarifa 1 miliard dollarë e Bordit të Paqes të Trump

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm.

Blair ka refuzuar të mbështesë kërkesën për këto fonde, e cila bazohet në një draft-kartë të organizatës së re. Ky qëndrim shihet si një tjetër sinjal se detajet e “Bordit të Paqes” po shkaktojnë kundërshti midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve ndaj projektit të Trump.

Një zëdhënës i Tony Blair deklaroi se ai nuk është i përfshirë në përcaktimin e përbërjes së bordit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë publikisht këtë propozim. Zëdhënësi shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh duhet t’i drejtohet administratës Trump.

Bloomberg News shkruan se disa vende mund të refuzojnë anëtarësimin në bord për shkak të kushteve të vendosura nga Trump. Vende të tjera mund të pranojnë parimisht t’i bashkohen “Bordit të Paqes”, por pritet të refuzojnë pagesën e tarifës për anëtarësim të përhershëm.

Në këtë rast, ato ose do të përpiqen ta negociojnë tarifën ose mund të tërhiqen nga bordi nëse Trump insiston mbi këtë ide.

Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se ka pranuar parimisht të bashkohet me bordin, por nuk ka rënë dakord për pagesën.

“Sa i përket detajeve të Bordit të Paqes, ende nuk kemi shqyrtuar strukturën, mënyrën e funksionimit, financimin dhe çështje të tjera. Do të punojmë për këto gjatë ditëve në vijim”, tha ai.

Një zyrtar kanadez theksoi se qeveria nuk do të paguajë për një vend në bord, dhe se draft-karta e organizatës është ende në diskutim. Sipas tij, pjesëmarrja e Carney bëhet edhe për të ndikuar në proces nga brenda.

Rrëfimi/ Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat mes politikës, filozofisë dhe medias.

Zonja Rama bëri një ndarje të qartë mes filozofisë, që kërkon kohë dhe jep ligjshmëri, dhe politikës, që është arti i të përditshmes dhe veprimit.

“Dinamika e politikës është tjetër nga ajo filozofike. Aq i larmishëm sa është realiteti, aq të larmishme janë edhe vendimmarrjet apo mënyrat që politika gjen. Është kollaj të kritikosh nga jashtë. Jeta pranë Edit më ka mësuar gradualisht se vërtet nuk i di të gjitha. Një njeri duhet t’i japë mundësi vetes që të mos e çojë gjykimin deri në ekstrem. Thjesht e kam mësuar: ti nuk i di të gjitha. Tani e kam bërë timen. Gjykimi i padrejtë është ngarkesë negative.“, tha ajo.

Sipas saj, kalimi nga bota e ideve në atë të vendimmarrjes shpesh shoqërohet me kompromise të dhimbshme për integritetin e mendimtarit.

“Kam parë filozofë që kanë hyrë në politikë, por që janë zhveshur si filozofë. Ata pranojnë deformimin për hir të politikës,” tha ajo, duke shtuar se personalisht nuk e justifikon këtë qasje as “për një të mirë të madhe”.

Pushteti, OJQ-të dhe Media

Në analizën e saj për aktorët shoqërorë, Linda Rama e cilësoi pushtetin si të dominuar nga egoja, ndërsa shoqërinë civile si “ndjeshmëri e shtuar” dhe një “zile” që pushteti duhet ta dëgjojë. Ndryshe nga shoqëria civile, për median ajo u shpreh:

“Shoqëria civile ka nevojë për pushtetin, sepse ajo është ndjeshmëri e shtuar. Kurse pushteti është i pushtuar nga egoja. Shoqëria civile është një zile që duhet ta dëgjojë pushteti. Ata mund të bashkëjetojnë duke u dëgjuar njëri me tjetrin. Nuk mund ta them këtë për median. Media, si pushtet, nuk është e zhveshur nga egoja.

Media e ka raportin me të vërtetën. Por janë edhe përgjegjësitë, si kodi në raport me ligjin, mjedisin, lirinë; dhe nëse ti i ke plotësuar këto, liria ka kuptim”, tha zonja Rama.

Kërkon kujdestarinë/ Skandali me 3 fëmijët në Durrës, babai bën veprimin e papritur ndaj ish gruas së tij

Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare që i kishte lënë nëna e tyre, Blerina Basha, i është drejtuar gjykatës së Durrësit duke kërkuar marrjen e kujdestarisë për 3 fëmijët e mitur.

Mësohet se kërkesë padia është depozituar në sekretarinë e gjykatës së Durrësit, ku babai i fëmijëve, ka kërkuar heqjen e kujdestarisë së fëmijëve ndaj nënës së tyre dhe kalimin e kujdesit tek babai i tyre, Denis Hajmerraj.

Në kërkesë padi, Hajmarraj ka ngritur një sërë pretendimesh të shoqëruara me prova konkrete, duke argumentuar se ish-gruaja e tij, Blerina Basha, nuk është në gjendje fizike, gjendje sociale, gjendje emocionale dhe gjendje ekonomike për ti shërbyer, kujdesur dhe prindëruar 3 fëmijët e tij.

Denis Hajmerraj, ka depozituar në gjykatë dhe një seri faturash financiare të kryera prej tij në institucione arsimore në Breshia të Italisë, duke shtuar se fëmijët kanë ndjekur rregullisht shkollën në Itali, gjatë kohës kur qëndronin me babain e tyre.

Ndërkohë një sërë videosh, të shkarkuara nga rrjetet sociale “Tik-Tok” dhe “Instagram”, i janë dërguar gjykatës si provë, që tregojnë se Blerina Basha, nuk kujdeset për fëmijët e saj për qëndron Live me burra të tjerë në “Tik-Tok” dhe rrjete të tjera sociale.

Një tjetër argument është dhe fakti i udhëtimeve të shpeshta jashtë shtetit të Blerina Bashës, e cila nuk ka qenë e shoqërua me 3 fëmijët, të cilët i ka lënë të vetëm në banesë dhe është larguar. Për këtë babai ka dorëzua provat nga sistemi TIMS, ku evidentohen udhëtimin e ish-gruas pa prezencën e 3 fëmijëve.

Lidhur me këtë çështje pritet që në ditët në vijim të hidhet shorti elektronik për zgjedhjen e gjyqtarit që do gjykojë rastin e kujdestarisë së fëmijëve të mitur.

Rasti i 3 fëmijëve të prekur nga zgjebja, mori vëmëndje të madhe publike dhe mediatike, pasi fillimisht ata u gjendën nga komshinjtë e pallatit dhe më pas ishte gjyshja e tyre që zbuloi kushtet e tmerrshme higjeno-sanitare, ku jetonin prej disa ditësh të vetëm 3 fëmijët e mitur.

Fëmijët kishin 1 muaj e gjysmë pa shkuar në shkollë. Pas skandalit nëna e tyre, Blerina Basha, u procedua nga policia e Durrësit për akuzën e “Keqtrajtimit të të miturve”.

Ndërkohë rasti ishte referuar më parë nga psikologia e shkollës “Bajram Curri” në bashkinë e Durrësit, për të marrë masa por kjo bashki deri në bërjen publik të rastit nuk mori asnjë masë për trajtimin social të fëmijëve.

Çmenduri në Lushnje/ Vjehrra 52-vjeçare dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Lushnjë, ku një 52-vjeçare akuzohet se ka dhunuar burrin e vajzës së saj.

Pas hekurave ra shtetasja me inicialet L.Sh., ka dhunuar dhëndrin e saj, ndërsa ka ndërhyrë policia për të parandaluar më tej konfliktin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Sipas Policisë, 52-vjeçarja është konfliktuar dhe më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij. Veprimi i saj u ndërpre nga punonjësit e Policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.”,-sqaron policia.