Pas avionëve Rafale, Greqia merr fregatat, përgatiten nëndetëset

Athina po kërkon një prani më të fortë detare në Egje, por kryesisht në Mesdheun Lindor me shtimin e fregatës së katërt FDI HN në flotën e Marinës.

Nga kantieret detare të Lorientit, në Francën veriperëndimore, ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare të nisjes së IHD-ve të 2-ta të programit, F-602 “Nearchos”, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias njoftoi nisjen e negociatave mes Athinës dhe Parisit për furnizimi i fregatës së 4-të.

Gjithashtu në mbledhje u vendos që të vazhdojë përmirësimi i raketave të tipit “Rouchene” dhe diskutimi për nëndetëset e reja shtyhet deri në fund të dekadës.

Krahas fregatës së parë të programit, F-601 “Kimon”, e cila është pothuajse e përfunduar dhe pritet të nisë së shpejti testet në gji dhe në det, tre të tjerat do të pajisen me raketa goditje strategjike.

Kathimerini shkruan se kjo është një nga raketat më të fuqishme të lundrimit që mund të godasë objektiva, si objekte të blinduara dhe infrastrukturë me vlerë të lartë strategjike, në një thellësi të madhe, madje edhe më shumë se 1000 kilometra.

Fregata e parë do t’i dorëzohet marinës në pranverën e vitit 2025 dhe gjashtë muaj më vonë e dyta. Pak kohë me pare Greqia mori avionet Rafale nga Franca.

Tronditet GARA për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë/ Pritet arrestimi i një prej kandidatëve, në kërkim nga….

Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të pësojë një tronditje të fortë.

Një nga 15 emrat që kanë aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin është në kërkim dhe me masë sigurie arrest nga strukturat e drejtësisë në shqipëri.

WebLajm shkruan se disponon të plotë emrin dhe të dhënat e masës së sigurisë, por ka vendosur të mos i bëj publike deri në një reagim zyrtarë të vetë Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Media shton se kandidati kërkohet nga drejtësia këtu dhe jo zyrtarisht thuhet edhe nga një shtet partner i shqipërisë dhe pritet arrestimi i tij.

Një ditë më parë u mbyll zyrtarisht gara dhe pritet që komisioni i posaçëm të kryej vlersimin e kandidatëve dhe nga kjo listë të përzgjedh tre më të aftët për ti dërguar emrat me propozim ministrit të Brendshëm.

Lista me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Hajrulla Xhivini

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Sami Rasha

Shemsi Prençi

Skënder Hita

“Më nis lekë që të vij në Angli”, Βjoηdia i bën 40-υ. jeçarit àtë që se ρriste kurr (FOTO)

Një 40-vjeçar është ma shtruar nga një vajzë nga Ukraina. Ai e kishte njohur atë me anë të rrjeteve sociale.

Më pas vajza me emrin Olga Marchenko i kërkoi ti niste 1600 euro, me pretendimin se ato para i duheshin për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Por 40-vjeçari, i cili quhet Colin ka mbetur i po shtëruar në aeroport sepse Olga nuk erdhi kurrë.

Daily Record raporton: “Colin i kishte blerë biletën për të shkuar në Edinburg, por ajo nuk shkoi.

Paratë që ai i kishte dërguar i ka tërhequr në një pikë të “Unionit Western”.

Ndërsa 40- vjeçari Colin ka thënë: “Nuk e kuptoj se përse duhet të merrte paratë e mia?!

Unë jam thjesht një punëtor. Ajo e dinte se me sa vështirësi i kam fituar unë ato lekë.

Me siguri duhet të ketë pasur një plan. Madje edhe më tha se doonte të martohej me mua.

Shpresoj ta arrestojnë sepse nuk dua që dikush tjetër të ketë fatin tim. 

V.αjza shkon për të kërkuar ρunë si shitëse, ρërgjigja e shefίt e Ιë pa f.jαΙë…

Realiteti shqiptar për të gjetur punë në profesion pas mbarimit të shkollës, është i pashpresë.

Të rinjtë shpesh u drejtohen pozicioneve më të “arritshëm” ku me pak fjalë “nuk u duhet mik” për ta fituar e megjithatë edhe këtu u duhet të p ërballen me sfidat e jetës.

Mirësjellja është kthyer në një vlerë të harruar për shqiptarët prej kohësh tashmë per me shume info ndiqe videon e me poshtme.

Re aliteti shqiptar për të gjetur punë në profesion pas mbarimit të shkollës, është i pashpresë.

‘La g. rυαn të fIinte me mes. hkυj të tjerë, me kυshtin që në mbrëmje të vinte në shtëpi, ja çfarë i kërkon tani bυ.rrit të saj?

Mashtruesit nuk përparojnë kurrë, përveç nëse bashkëshorti i tyre e fal atë. Një burrë britanik thotë se marrëdhënia e tij me të dashurën e tij është forcuar pasi ai i sugjeroi asaj të flinte me djem të tjerë ndërsa ai ishte në punë.

Matt, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, foli për marrëdhënien e tij të zjarrtë katërvjeçare me Zoe në një intervistë për serialin YouTube “Love Don’t Judge”. 36-vjeçari tha se ai dhe Zoe, 31 vjeç, ishin takuar vetëm për disa muaj kur ai i sugjeroi asaj të fillonte marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

Kur ranë dakord për të, isha i lumtur, sepse më kishin mashtruar më parë, kështu që isha mjaft i lumtur që gjeta dikë që nuk do të mashtronte.

Marrëveshja jokonvencionale ndihmoi në eliminimin e paranojës që kishte depërtuar në marrëdhëniet e mëparshme të britanikut, ndërkohë që hapi nivele të reja besimi, intimiteti dhe komunikimi me Zoe. Seancat e seksit të Zoe u zhvilluan ndërsa Matt ishte në punë, por kjo nuk do të thoshte se ai duhej të humbiste argëtimin. Ai i propozoi Zoe të regjistronte rrahjet e saj me meshkujt e huaj, një kërkesë e çuditshme me të cilën ajo ra dakord.

Do të më dërgonit fotografi, video. Përfundova duke u përfshirë në të praktikisht… Ishte si pornografia ime amatore, tha ai.

Matt i tha programit se të gjithë partnerët seksualë të Zoes ishin “të rinj” dhe “të pashëm” dhe pranon se kjo mund t’i shkaktojë atij të ndiejë pak xhelozi.

Është një ndjenjë mjaft e bukur, edhe pse është xhelozi. Sepse në fund të ditës ju e dini që jeni përfshirë dhe ajo po kthehet në shtëpi tek unë.

Menjëherë pasi ajo filloi të bënte seks me të huajt, Zoe sugjeroi që i dashuri i saj të fillonte të flinte edhe me gra të tjera, por Matt i trembur tha se ai hezitonte ta bënte këtë. Ai i tha Zoes:

Unë kurrë nuk kam dashur të fle me dikë tjetër. Por ti doje të më shihje ta bëja atë.

Ai përfundimisht ra dakord dhe pas katër vitesh çifti është ende në lidhjen e tyre pothuajse të hapur, megjithëse kanë rregulla strikte. Çifti nuk mund t’i mbajë sekrete njëri-tjetrit dhe nuk i lejohet të pengojë tjetrin të flejë me ndonjë person të veçantë që nuk i pëlqen.

Zoe dhe Matt të dy kanë fëmijë dhe thonë se përfundimisht do të diskutojnë romancën e tyre jokonvencionale kur pasardhësit e tyre të jenë mjaft të rritur për ta kuptuar. Ndërkohë, çifti i çuditshëm thotë se do të vazhdojnë të flenë me njerëz të tjerë dhe do të injorojnë urrejtësit e tyre. TAR

Elon Musk ‘i çaktivizon Cybertruck’-un Kadyrov-it, ankohet Iideri çeçen: Ma dhe me zemër, pse e bëre këtë?!

Makina “Cybertruck” e liderit çeçen Ramzan Kadyrov ka ndaluar së funksionuari, dhe për këtë ai fajëson prodhuesin amerikan dhe pronarin e Tesla, Elon Musk.

Kadyrov është ankuar në rrjetet sociale, se sipas tij, Elon Musk i dha “një dhuratë nga zemra” dhe më pas ia bllokoi nga distanca.

“Jep dhurata të shtrenjta nga zemra, dhe më pas i çaktivizon ato nga distanca. Kohët e fundit, Musk çaktivizoi nga distanca Cybertruck-un tim. Kjo nuk është burrërore. Duhej të tërhiqja kalin e hekurt. Pse Elon? Kush e bën këtë?”, ka shkruar Kadyrov në rrjetet sociale.

Në gusht, kreu i Çeçenisë shkroi se kishte marrë një makinë si dhuratë nga një biznesmen amerikan, të cilën ai premtoi ta dërgonte në frontin e luftës. Vetë Musk, megjithatë, mohoi se ai i kishte dhënë diçka Kadyrov-it.

Ramzan Kadyrov me Cybertruck

U ndalua nga policia për përdorim celulari në makinë, ironizon Saimir Kodra: “I falenderoj, më kujtuan që ma kujtuan se e kisha harruar në shtëpi”

Gazetari i njohur Saimir Kodra ka rrëfyer se së fundmi është përballur më një situatë të çuditshme. Teksa drejtonte automjetin ai është nga ndaluar nga policia me pretendimin se po përdorte celularin .

“Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë” i është përgjigjur Saimiri policve rrugorë.

“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë, telefoni. I thashë me jep telefonin tënd ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë.”

Më pas shtoi: I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi.

Duke i ironizuar Saimiri falenderoi policinë e qarkullimit që e bënë të kuptojë se kishte harruar telefonin në shtëpi.

“Falenderoj policinë e qarkullimit që sot më kurseu rrugën mos të vija deri në Klan por u ktheva përnjëherë pastaj dhe u ktheva në shtëpi për ta marrë” tha Kodra në emision “Stop.”

“O martohemi o s’ka”, historia e dashurisë që mbeti pezull dhe rinisi pas 16 vitesh

Këngëtari i njohur Arjan Dredhasi shprehet në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se “e ka zgjedhur bashkëshortja”. Në këndvështrimin që ai ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pas kësaj zgjedhjeje nuk ka qenë kërkimi i një modeli apo ngjashmërie me prindërit, por thjesht tërheqje. Kjo tërheqje rezultoi një histori dashurie që mbeti pezull për 16 vjet derisa u vulos me martesë.

Arjan Dredhasi: Për sa më përket mua, më ka zgjedhur bashkëshortja. Teoria ime është që meshkujt nuk besoj se zgjedhin, janë femrat ato që zgjedhin.

Doreada Mio: Kanë ndryshuar kohët.

Arjan Dredhasi: Unë po flas për veten time, them se në kohën time na zgjidhnin. Pa diskutim që pasi kishim grisur atletet ne duke e ndjekur nëpër rrugët e Korçës bashkëshorten që kam unë dhe normale që ishin shumë meshkuj që shkonin sytë tek ajo, por unë e quaj veten me fat që më ka zgjedhur. Pastaj nga momenti që jemi bashkë se jemi shumë vite dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë, por nga ai moment e deri më sot, çdo ditë është një test, pa diskutim.

Agida Koçi: Sa kanë zgjatur kilometrat, sa atlete ke grisur? Sa vjeç ke qenë?

Arjan Dredhasi: Sa të duash.Ta nxjerr pasaportën…unë kam që në… nuk mund të quhet dashuri se ne kemi qenë të vegjël, unë 18, ajo 14, por ka qenë ai pëlqimi fëminor që unë nuk shihja as fytyrën e mamit, as ajo të babit, ka qenë një tërheqje që kishim ne, ta quajmë kimi që pas njëfarë kohe ne e humbëm për arsye… ishte tranzicioni në ’91, prindërit kanë qenë ambasadorë, ajo shkoi jashtë, unë shkova jashtë dhe për rreht 16 vjet humbëm, jo se u ndamë për një arsye dhe pas 16 vjetëve ishim direkt me unazë, s’i kishim blerë akoma por nejse, ishim direkt o martohemi o s’ka./tvklan.al

Andi Bushati i del në mbrojtje Berishës dhe sulmon SPAK: Ka krijuar një bąndë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve të cilët i konsideroi si pjesë e “organizatës kriminale të SPAK” dhe tha se do të trajtohen si të tillë.

“Shpërthimi nuk është lajm sepse Berisha i ka në natyrën e tij shpërthimet dhe shpesh merr përpara çfarë gjen.

Debati ka lindur nga shpallja e akt-akuzës për dosjen Partizani, ku ai pretendon se po i biet në qafë dhe gazetarët po raportojnë ato që i quan shpifje të SPAK.

A është e vërtetë një pjesë e pretendimit të Berishës? Them se po. Më ka bërë përshtypje edhe vetë, që ka gazetarë në emisione, që kur e pyet gazetarin se çfarë mendon, thotë këto i mendon SPAK-u.

Ne kemi patur gazetarë apo analistë papagajë të PS dhe PD, kemi patur edhe gazetarë të bandave, të federative sportive, zgjedhin do të bëhen papagall i filanit.

Pra ky konstatim i Berishës, është deri diku i vërtetë, por them se Berisha nuk është viktima e kësaj. Berisha e ka ngritur këtë sistem të të vërtetave alternative. Mediat e mia që thonë gjysmë të vërteta dhe mediat e kundërshtarit.

Berisha me benefitet ekonomike, ka arsenal mediatik dhe e vërtea e tij nuk censurohet, nuk vuan nga kjo. Fenomeni i gazetarëve të SPAK ekziston por ai nuk është njeri i censuruar.

Viktima e madhe këtu është publiku. Kemi ngritur një sistem, që u pa edhe në dosjen Partizani, që ca thonë gjysmë të vërteta dhe publiku nuk merr vesh të vërtetën reale.

Nuk kemi raportime me dy-tre burime. Ose je totalisht pro Berishës, ose totalisht kundër. Është lexuesi viktima dhe jo Berisha.

Fajtorë janë Rama, Meta, Berisha, por ndërkohë, a do të kishim Metën, Ramën dhe Berishën kaq të zinj, nëse ne, drejtësia, shoqëria civile, nuk do të ishim dorëzuar nga pak të gjithë? Pra edhe këta do të ishin pak më të mirë.

SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme. Banda e SPAK është rrezik”, tha Bushati.

“S’kam parë çift të duhej aq shumë”/ Premtimi rrëqethës i Arbër Çepanit për Gertin: Deri dje isha daja, tani do jem…

Mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv ishte i ftuar Arbër Çepani, por për një ngjarje që kurrë askush nuk do të donte që ta shihte e dëgjonte të fliste. Ai foli për ndarjen nga jeta të kanatit të tij, krejt papritur pas një arresti kardiak, në moshën 44-vjeçare. Ai tregoi se motra e tij dhe Gerti, që thotë se nuk mund ta quante vetëm kunat, por shok, u njohën që në rini dhe ishin çifti më i dashuruar që kishte parë ndonjëherë, të gatshëm të sakrifikonin për njëri-tjetrin.

“Nuk kam parë njerëz që duhen aq shumë, ishin gati të sakrifikonin për njëri tjetrin. Momentet më të bukura me Gertin, ishte kur luanim letra, donte gjithmonë të fitonte. Ishte ai që na mblidhte. Të gjithë jemi nga ky vrulli i kohës, Gerti na mblidhte gjithmonë”, tha ai.

I keqardhur thotë se është pasi në politikë dhe politikanët… nuk e vlerësuan siç duhej!

“Më vjen keq që nuk ia keni vlerësuar, atë për të cilën Gerti luftonte, ne nuk e merrnim seriozisht, dhe sot e pamë se çfarë impakti ka pasur. Më jep një ngushëllim për faktin që e gjithë mirësia dhe angazhimi i tij, përtej idiotësirave të momentit të politikës, qytetarët dhanë një mesazh se çfarë njerëzish duhet të promovohen, Shqipëria nuk është vetëm e atyre që bërtasin, por e atyre që kanë vlera që i marrin gjërat me mirësi. Gerti në ditën e tij më të trishtë na bëri një revolucion të mirësisë. Vetëm për këtë kam një ngushëllim unë dhe Eldira”, tha ai.

“Nëse deri dje isha daja për dy fëmijët e tyre, tani do jem dhe si baba, ia kam premtuar Gertit deri në frymën e fundit”, tha mes lotësh Çepani.