“Si j*vgjit”/ Përdori term me ngjyrim r*cist, plas keq mes Rike Roçit dhe Alma Çupit

Gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, deklarata e gazetares Alma Çupi ka ndezur polemika në rrjet për shkak të përdorimit të një termi me ngjyrim racist.

Gjatë shprehjes së pakënaqësive të saj lidhur me turizmin në jug të Shqipërisë, Çupi tha: “…ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të… si jevgjit”.
Kjo frazë preku dhe indinjoi thellë komunitetin rom dhe egjiptian, duke nxitur një reagim të gjerë publik.

Pas valës së kritikave, gazetarja e “Histori Shqiptare” kërkoi ndjesë publike, duke u distancuar nga fjala e përdorur dhe duke theksuar se nuk kishte qëllim të ofendonte apo diskriminonte.

Në një deklaratë publike, ajo shkroi: “Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian. Nuk ka qenë qëllim fyerja dhe as diskriminimi”.

Megjithatë, ndjesa e Çupit nuk i ka qetësuar të gjithë. Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, reagoi ashpër ndaj kësaj situate, duke kritikuar gjuhën e përdorur dhe duke kërkuar ndalimin e shprehjeve raciste në publik.

Në një postim në rrjetet sociale, Roçi shkroi: “Njerëz që bëjnë si të kulturuar dhe në të vërtetë janë akoma injorantë. Boll me shprehje ofenduese, diskriminuese dhe raciste… nuk janë shprehje normale”.

Ajo e kritikoi gazetarën për hipokrizinë e treguar, duke vënë në dukje se shumë shqiptarë që përballen me diskriminim jashtë vendit, janë po të njëjtët që diskriminojnë brenda vendit.

Deklarata e Çupit dhe reagimi i ashpër i Rike Roçit kanë nxitur një debat të gjerë mbi përdorimin e gjuhës dhe paragjykimet racore në diskursin publik, duke sjellë në vëmendje nevojën për një ndërgjegjësim më të madh rreth diskriminimit dhe respektit për të gjitha komunitetet në Shqipëri

“Kam njohur një djalë që kishte blerë 88 apartamente”, pedagogu Kaprata: Sa i duhet një shqiptari mesatar të blejë shtëpi në Tiranë

Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se sot çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë të frikshme, për shkak të parave të krimit dhe të korrupsionit që qarkullojnë në sektorin e ndërtimit.

Ai dha një shembull, duke thënë se ka njohur një të ri, që kishte blerë 88 apartamente, duke shtuar se këto padyshim “janë para korrupsioni ose krimi”.

Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata: Unë kam njohur  një djalë të ri që kishte blerë 88 apartamente. Dhe, 88 apartamente blihen me 10 milionë euro, që këta që janë të korruptuar i kanë, sepse po dëgjojmë përditë shifra të çmendura vjedhjesh. Në ndërtim kemi një fluks të madhe, ku përfshihet korrupsioni dhe krimi.

(Balkanweb)

Përmbγset autobusi, humbin je tën 10 ρersona, ρΙag osen 36 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën qendrore iraniane Yazd, ku 10 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane Yazd, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Autobusi me 50 deri në 52 pasagjerë, po shkonte nga Bushehr në Mashhad kur u përmbys.

Raportimet nga agjenci të ndryshme të lajmeve, bëjnë me dije se numri i të lënduarve varion nga 36 në 42.

Hassan Momeni, kreu i policisë rrugore të Iranit, tha për IRNA se hetimet paraprake tregojnë se autobusi doli nga rruga kryesore, në një rrugë hyrëse në minierë përpara se të përmbysej.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Yazd, ndërsa autoritetet thonë se gjendja e tyre nuk është kritike.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që ekspertët e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave për provincën Yazd, konfirmoi se hetimi është në vazhdim.

Muajin e kaluar, një përplasje mes dy autobusëve dhe një makine pasagjerësh në provincën Kermanshah la gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur mes pjesëmarrësve të ceremonisë fetare të Arbainit.

E reja shkon në urgjencë, infermieri e ngacmon: Në 10 të darkës ikim ku të duash, do të të bëjmë derman…

Një 24-vjeçare nga Pogradeci, ka denoncuar në emisionin “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar s**sualisht.

E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.

Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.

“Mendova që të bëj një denoncim për një infermier Metjan Muço. Nuk ndihesha mirë një ditë. Kisha vështirësi në frymëmarrje. Shkoj në spital me një të afërmen time. Doktori bëri ekzaminimin dhe tha ka nevojë për një elektrokardiogramë. Cakton mjeku një infermier. Unë e di që elektrokardiograma bëhet në krahun e djathtë. Filloi të vendoste elektrodat. Kur po i vendoste tek pjesa e toraksit filloi ngacmimet te pjesa e gjoksit, sa të bukura… shumë fjalë. Më falni se nuk ndihem mirë”, tha denoncuesja.

Vajza e tronditur është çuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

“Atje kam pësuar një traumë shumë të fortë që nga ajo ditë për Zotin. Unë nuk e denoncova. Thjesht e mbajta në shpirtin tim. As kushërirës nuk munda t’i tregoja të gjithë të vërtetën. Kam një baba e kam të sëmurë, kam një nënë, kam vëlla, kam dhe një të fejuar që po ta marrin vesh ata, jo vetëm këta të katërt, do e bëjnë copa-copa. Prandaj vendosa që të mos bëj zhurmë pasi kam vëlla, kam të fejuar. Nuk di çfarë të them, dridhem në të gjithë anët”, tregon denoncuesja.

Pas këtij denoncimi, “Stop” duke kërkuar të verifikojë dhe investigojë këtë problem, çon të infiltruarën e vet në spitalin e Pogradecit.

Infermier qëllon sërish Metjan Muço, i cili sapo merr vesh se vajza është turiste në qytet, përsërit sjelljen e tij, duke e ngacmuar s**sualisht këtë të fundit.

Biseda:

Infermieri Metjan Muça: Tani, ne këtej lart, mbaruam… Tani do fillojmë këtej poshtë.

E infiltruara: “Prapë do vej termometër”?!

Infermieri Metjan Muça: Ce e vendose njëherë ti qëparë?

E infiltruara: “Po ma vendosën njëherë…”.

Infermieri Metjan Muça: Na, vendose njëherë prej meje…!

E infiltruara: “Prapë”?!

Infermieri Metjan Muça: Varet, si e ke mbajtur.

E infiltruara: “Mirë e vura unë”.

Infermieri Metjan Muça: E, nuk e di unë…Do ta shikojmë gjendje tani mos ketë… Unë, kur e pashë atë të verdhin, mos e mbajte shumë kohë në dorë kushedi? Dhe mos i ra?

E infiltruara: “Ndoshta”!

Infermieri Metjan Muça: Se 36 e gjysmë ishte.

E infiltruara: “S’e di! Ajo e solli, e mbajta 5-6 minuta…”.

Infermieri Metjan Muça: Vere këtë njëherë, ta shikojmë, pastaj, kështu nuk të lemë. Do të të bëjmë derman! Të të bëjmë fil edhe të ikësh, se s’ka kuptim ashtu, që të na vish gjende herë tjetër.

E infiltruara: “Ca do bëj? Po të gjithë pacientët me kaq mirësjellje, me kaq dashuri”?!

Infermieri Metjan Muça: Me mirësjellje! Ata, që vuajnë nga zemra, me mirësjellje e duan, dhembshuri, dashuri, se vjen tanshi njëçikë i mërzitur njëçikë ashtu…, ëëë e kam mirë, ç’ke? Ke emocione?

… Metjanin e kërkon doktoresha e Urgjencës, ai është duke ngacmuar pacienten…

Doktoresha e Urgjencës, Pogradec: Metjan!

Infermieri Metjan Muça: Erdha doktoresha!

E infiltruara: “Aman mos më lër edhe 10 orë të tjera këtu…”!

Infermieri Metjan Muça: Jo de, ce 10 orë…,më e shumta deri në 10:00 të darkës jam unë këtu.

E infiltruara: “Deri kur”?

Infermieri Metjan Muça: Deri në 10:00 të darkës… Eeee edhe ikim pastaj.

E infiltruara: Pastaj ku?

Infermieri Metjan Muça: Ikim bashkë pastaj…

E infiltruara: “Ku të ikim pastaj”?

Infermieri Metjan Muça: Ku të duash…!

E infiltruara: “Unë me pushime jam”.

Infermieri Metjan Muça: Edhe unë me pushime! Ku të duash ti!

E infiltruara: “Po ti, je në punë”?

Infermieri Metjan Muça: Po s’ka gjë, një ditë do e le unë punën…, kështu që rri urtë…!

E infiltruara: “Ë..”?

Infermieri Metjan Muça: E kam me vërte! Ja të shikoj një çikë andej dhe erdha…!

Infermieri Metjan Muça: Të marrim një analizë, se na i kërkon ai doktori, kardiologu. Ke temperaturë?

E infiltruara: “Jo! Njëlloj si herën e kaluar”.

Infermieri Metjan Muça: Do të marr një analizë.

E infiltruara: “Jo, jo! Nuk bëj gjilpërë unë, absolutisht”.

Infermieri Metjan Muça: Jo gjilpërë! Do të marr një analizë, më tha ai doktori i zemrës.

E infiltruara: “Jo, jo! E kam tmerr! Nuk pranoj të jap gjak…,të lutem”!

Infermieri Metjan Muça: Pe meje, pe meje…

E infiltruara: “Tani shtyju një çikë! Unë erdha për t’u vizituar, jo për të gjetur diçka tjetër…”.

Infermieri Metjan Muça: Për t’u vizituar de, jo dedede gjë tjetër! Ulu tashi..!

E infiltruara: “Po mirë, o burrë i dheut, ngele duke…”.

Infermieri Metjan Muça: Ulu tashi, ulu tashi…!

E infiltruara: “Jo, jo! Nuk jap gjak…”.

Infermieri Metjan Muça: Do ta mbushim mendjen, me të mirë me të keq! Hajde shtrihu tani!

E infiltruara: “Jo, jo! Nuk jap gjak, seriozisht nuk jap gjak…”.

E infiltruara e Stop, refuzoi të japë analizat dhe firmosi edhe tek libri i vizitave në prani të doktoreshës.

E infiltruara: “Refuzoj të bëj analizat dhe…”?

Doktoresha: Mjekimin spitalor!

E infiltruara: “Ok”!

Infermieri Metjan Muça: Kështu që, të shkuara ti…! Ishalla s’vjen më këtu!

E infiltruara: “Ishalla jo…! Ju i trajtokeni shumë mirë pacientët”!

Infermieri Metjan Muça: Ja…

Ndahen ‘rrugët’ për Arben Derhemin, aktori dhe moderatorja i japin fund martesës? Ja e vërteta

Ndarjet nuk paskan fund në shoëbizin shqiptar. Pasi Iconstyle ju informoi për aludimet e një ndarje të mundshme të Erjon Isait dhe bashkëshortes së tij, një tjetër figurë e njohur po përflitet për divorc.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, moderatoren Iva Korumi. Në rrjet po thuhet se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre disa-vjeçare, fryt i së cilës është edhe një vajzë.

Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë një gjest të tillë dhe kështu dyshja ka ndarë rrugët nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.

Dyshja as nuk ndiqen nëpër rrjetet sociale.

“Μίsteri” i shtëpisë së υetme në mes të ishullit, zbuΙohet arsyeja përse është ndërtuar ajo aty

Kjo shtëpi ka bërë shumë persona kuriozë se përse është e vetmja e ndërtuar në një ishull të shkretë.

Ndodhet në një kodër të shtetit të Islandës. Thuhet se gjatë shekujve 18-19 në këtë zonë të shkretuar, kishte shumë banesa.

Por rreth viteve 1930, kur bota avash-avash po ndryshonte, edhe këta banorë synuan zbritjen në qendër në kërkim të një jete më të mirë.


Që atëherë, ishulli u braktis dhe e vetmja shtëpi që mbijetoi ndezi shumë teori.

Një nga këto ishte dhe historia e një miliarderi, i cili donte të strehohej në Elliaey për t’i shpëtuar apokalipsit të zombive.

Të tjerë sugjerojnë se është pronë e një vetmitari fetar.

Por në realitet është diçka mjaft e thjeshtë.

Në fakt është një kabinë roje e ndërtuar nga Shoqata e Gjahtarëve për t’u furnizuar mjaftueshëm me peshqit që enden në ujërat përreth.

Pëson arrest ka rdiak, ndërron je të në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, në moshën 44 vjeccare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një arrest kardiak.
Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

“Më dërgo 2 mijë euro që të vij në Angli”, bjοηdia i bën 40-υjeçarit atë që se priste ku rrë

Një 40-vjeçar është mashtruar nga një vajzë nga Ukraina. Ai e kishte njohur atë me anë të rrjeteve sociale.

Më pas vajza me emrin Olga Marchenko i kërkoi ti niste 1600 euro, me pretendimin se ato para i duheshin për të shkuar në Britaninë e Madhe. 


Por 40-vjeçari, i cili quhet Colin ka mbetur i poshtëruar në aeroport sepse Olga nuk erdhi kurrë.

Colin i kishte blerë biletën për të shkuar në Edinburg, por ajo nuk shkoi. Paratë që ai i kishte dërguar i ka tërhequr në një pikë të “Unionit Western”.

Ndërsa 40- vjeçari Colin ka thënë: Nuk e kuptoj se përse duhet të merrte paratë e mia?!

Unë jam thjesht një punëtor. Ajo e dinte se me sa vështirësi i kam fituar unë ato lekë.

Me siguri duhet të ketë pasur një plan. Madje edhe më tha se doonte të martohej me mua. Shpresoj ta arrestojnë sepse nuk dua që dikush tjetër të ketë fatin tim.

18 shtator! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Kursi i këmbimit valutor, me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 90 lekë.
Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.6 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Grυaja shkon për ta shitυr uηazën e mαrtesës, υeρrimi i shitësit ka mαh. nitur botën (VIDEO)

Kjo ngjarje mund të jetë një provë se në botë ekzistojnë shumë njerëz të mirë.

Një grua në Dallas hyri në një dyqan bizhuterish për ta shitur unazën e saj.

Kjo unazë ishte dhuratë me vlerë të madhe nga e ëma e saj, por gruas i duheshin para për të mbyllur hargjimet e muajit.

Ajo i kërkon shitësit ta vlerësoj unazën dhe derisa ai e pyet se për çfarë arsye po e shet atë unazë. 


Gruaja i tregon arsyen bashkë me faktin se unaza ishte dhuratë nga nëna e saj.

Djaloshi që ishte me prejardhje nga Siria e vlerëson unazën dhe i jepë gruas paratë bashkë me unazen pasi që ishte dhuratë nga e ëma.

Shitësi që ka mahnitur botën dëgjohet duke i thënë se nëse ajo ka nevojë për para përsëri le të vijë prap “t’ia shesë”, unazën atij. Ja video:

SHIKO VIDEON KËTU